Nga qyteti i Fierit, Rama tha se Lulzim Basha është vetëm një kukull, e se sillet sikur takimet e tij elektorale janë si dasma. Për presidentin Meta, ai tha se është babai i Gjinos te filmi shqiptar, ndërkohë që shtoi se ‘gjuan me gurë’.
“Më thotë Luli pse merresh me mua? Po me kë të merrem, me Lulin nuk duhet të merreshim fare se është vetëm kukull, Gjinoja që është vënë aty me idenë që ka një dasëm. Trimi që gjuan me gurë dihet që është Iliri, ashtu pse dihet pse i ati i Gjinos kërkon Marigonë. Shqipëria nuk mund të bëhet palckë e atyre që bënë copash. Dhe nuk do bëhet. Pasi ne do ta ngremë në një nivel tjetër, dhe ndaj duhet mandati i tretë.”

Ky eshte Kryeministri i Shqiperise,ai tha keshtu,ky tha keshtu,dhe ju promovoni thashethemet banale te nje çmeduri si fushate elektorale.Te biesh ne nivelin e nje budallai.Ku kan perfunduar gazetat shqiptare!Dhe ankohen pastaj perse eshte katandisur Shqiperia ne kte derexhe.