PDK dyfish e zhgënjyer, Vjosa Presidente, Adelina i “tradhëtoi”

Rovena Cerka

E padenjë dhe e padrejtë konsiderohet nga PDK zgjedhja e Vjosa Osmanit si Presidente e Republikës së Kosovës.

Përmes një reagimi PDK deklaroi se sot në Kuvend ishte një seancë e territ dhe e pazareve, ku Kurti i nënshtroi të gjithë deputetët që të votonin për Osmanin.

PDK-ja gjithashtu ka folur edhe për largimin e deputetës së tyre Adelina Grainca, drejt VV-së, gjë që të cilën e quajti si veprim të ulët dhe tradhëti ndaj votuesve të PDK-së.

“Sonte, në seancë të territ e të pazarave të cilat do t’i marrim vesh më vonë, Kosova rrëshqiti në monizëm, duke iu bërë dëm i pariparueshëm demokracisë së vendit. Sonte, autoritari Albin Kurti nënshtroi deputetët e tij, presidenten tashmë të zgjedhur të vendit dhe çfarë është për keqardhje edhe një parti opozitare si LDK-ja, për të shtrirë kontrollin e tij të plotë mbi institucionet e Kosovës. Kurti fillimisht e ndau LDK-në, pastaj e shantazhoi dhe kur kjo nuk i mjaftoi, edhe e kërcënoi dhe e zhveshi nga dinjiteti që i kishte mbetur.

Jo vetëm kaq, Kurti dhe Osmani u lëshuan në pazare me Listën Srpska dhe në blerje të deputetëve të opozitës, si Adelina Grainca, deputete e turpit që tradhëtoi votuesit besnik të PDK-së, për të siguruar votat në këmbim të favoreve dhe privilegjeve duke e kompremetuar tërësisht këtë proces dhe duke e deligjitimuar pozitën e presidentit të shtetit. Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të padenjë, përçarëse dhe partiake Vjosa Osmanin, e cila do t’i shërbej vetëm kryeministrit Kurti por jo edhe qytetarëve të Kosovës dhe përfaqësimit të interesave të tyre.

Vjosa Osmani, presidentja e zgjedhur, nuk do të jetë asnjëherë presidentja valide, unifikuese dhe e të gjithë popullatës – por një figurë e grupeve biznesore, marionetë e një autoritari dhe emri që bëri të mundur goditjen më të madhe demokracisë së vendit.
Partia Demokratike e Kosovës, si forca e vetme opozitare ndaj këtij pushteti të ri autoritar, do të angazhohet tërësisht në mbrojtjen e rendit demokratik, kushtetutshmërisë dhe do ta kundërshtoj me tërë kapacitetet shantazhin e ushtruar ndaj opozitës dhe institucioneve tjera të pavarura”, thuhet në reagimin e PDK-së.

 

c.r/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Sa keq !
    I njejti fjalor dhe arsyetim si ne Shqiperi : Pazare, shitje – blerje, favore, tradheti, deputet te turpit, rreshqitje ne monizem, e tj. , bere cuditerisht nga bojkotuesit e Kuvendit te Kosoves. ( Sikur eshte duke ndodhur ne Shqiperi ).
    Dreqi e mori, por perse duhet te jeni shembelltyre e politikaneve te Shqiperise ? Perse ?
    Kosova eshte nje dhe e vetme, ashtu sic edhe Shqiperia eshte nje dhe e vetme. Ndersa, nje pjese dermuese e juaja, me veprimet, gjykimet dhe propoganden tuaj ne Media e keni coptuar Kosoven dhe Shqiperine sipas interesave tuaja, qe per fat te keq jane vec interesa te vogla , vetiake , te fisit, te nje grupi por shume pak ose aspak per Kosoven apo Shqiperine.
    PDK eshte grupim politik i Clirimtareve te Kosoves, ndaj eshte ne nderim te sakrificave sublime bere per Kosoven prej shumices se ketij grupimi, te vendosin edhe ne kohe paqe gjykime dhe veprime qe i sherbejne Kosoves dhe vetem Kosoves.
    Askush nuk ju ndalonte qe, pamvaresisht se jeni ne opozite , te propozonit kandidaturen tuaj per President te Kosoves, dhe brenda rregullave te brendeshme te Kuvendit, te perpiqeshit te mbronit propozimin tuaj, qe mund te ishte me i kompletuar se kandidaturat e tjera.
    Kosova nuk ka kohe dhe energji te tepert. Ju e shikoni se perballe keni nje bashkesi te tere qe nuk ia duan te miren Kosoves.
    “Bashkimi ben fuqine” !

  • Harrojne bolsheviket e pdk te shef veselit qe kane manipuluar zgjedhjet,qyshe se eshte shpallur Kosova shtet.Bejne sikur jane te paster para popullit te Kosoves,kta banditet e shef veselit,Kane vjedhur e placikte ne menyr barbare popullin mjeran te pa mbrojtur..Z Albin Kurti e Z Osmani jane e erdhmija Kosoves e popullit.U votuan nga populli pa perjashtim,se kujt paritie i kishin dhene voten me pare.Prandaj qeverise se Z Albin Kurtit e Z Osmani ju urojme Suksese pune te mbare ne drejtimin e Kosoves.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *