Basha sfidon sërish me debat Ramën: Ka frikë, është kthyer në satelitin tim

Ornela

Kreu i PD, Lulzim Basha ka thënë se fushata për zgjedhjet e 25 prillit do të hyjë në histori, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama është kthyer në një satelit të tij.

Ai thotë se Rama ka frikë nga debati pasi nuk do të bëjë bilancin e tij të 8 viteve të qeverisjes, dhe tjetër gjë ka bërë, tjetër gjë thotë dhe mban qëndrime pompoze.

I ftuar në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ Basha ka thënë se shëndetësia gjatë pandemisë tregoi që ishte në ditët më të zeza.

‘’Prandaj e kam quajtur, dhe besoj do ketë një kohë, e kam quajtur satelitin tim. Kryeministri kthehet në satelit të kandidatit. S’ka asgjë për t’iu thënë shqiptarëve. Ka ardhur të hapë 300 mijë vende pune, ekonomia në kolaps” tha Basha.

“Ka ardhur me premtime për shëndetësinë falas. Shëndetësia në pandemi doli që ishte në ditën më të zezë. Pra, është e qartë strategjia, nuk është diçka që ndodh, e kalkuluar me sulme ndaj meje, opozitës, PD. Rama përpiqet të shmangë vëmendjen nga pyetja normale, zotëri kishte 8 vjet pushtet, çfarë bëre? Nuk është detyrim ndaj meje, duhet të debatojmë. Ky tjetri që kërkon pushtetin ka për detyrë t’i thotë çfarë do bëjë, ku do na çojë. Unë i dëgjoj qytetarët, i jap vërejtjet Rama ka ndryshuar fjalorin nga kazani, tepsia, merret me mua. Do të hyjë në histori si kryeministri u kthye në satelit. Gjej rastin të them se është edhe një hendek mesa asaj që thotë e asaj që bënë. Tjetër gjë ka thënë, tjetër gjë bën, ai ka frikë nga debati. Qëndrime pompoze, dhe pastaj ka frikë. ‘’- tha Basha.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Lule mos u dhjas shume. Duhet ta dish se rama nuk te ka frike. Ti akoma nuk ke bere asgje te mire per kete vend, ti vetem ke vjedhur, vrare e shitur detin, te tjerat jane brockulla o i nerumi bashe.

  • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” says:

    Hahahaha…Edvin D’Rama ka frikë!Sepse eshte frikacak drogaxhiu kerkoi ndihmen e gangsterave per te ardhur ne pushttet,te cilet i bëri edhe Deputë dhe Kryetare Bashkie.Dueli ndermjet kundershtareve politik që bëhet gati ne te gjith Botën ,nuk ka te bëjë me guximin,por me faktet.Basha ka më shumë fakte komprometuese kunder Ramës,prandaj edhe Rama nuk e pranon sfidën.Ish Presidenti i Ukranines e pranoi menjehere sfiden e kundershtarit (qe sot eshte President) per testin e droges,ndersa Rama ishte kunder vetingut dhe testit te droges per politikanet!Ky eshte fakt.
    – Tom Doshi(i drejtohet Rames): Je peng i Ilir Metës. Është kthyer Ilir Meta në tutorin tënd. Ti kam thënë rastet kur kanë dashur
    të më vrasin mua dhe Fufin por ti s’ke reaguar.(Edi Rama hesht)
    -Tom Doshi: Ti je mosmirënjohës, je bukëshkalë,je qenia më e keqe që unë kam njohur.Më ka thënë Blushi para ca vitesh si ka mundësi që ti e beson atë, por unë të besova. Mos mendo që me deputetët që ke atje, (Paulin Sterkaj, Mimoza Hafizi,Namik Kopliku) mund të hysh në Shkodër se në 2005 dhe 2009 këta bënin peticione për të të rrëzuar ty. (Tom Doshi braktis mbledhjen).
    Fatmir Xhafaj: Tani kjo është mbledhja më e rëndë që kam kaluar ndonjëherë, por duhet të na shërbejë si një moment reflektimi për problematikat.
    -Ben Blushi: S’do flisja por më ngacmoi Rama që foli për reformat. Sa për debatin me Tomën s’mund të na besh pjesë në këtë punë.
    – Edi Rama: Jo, nuk është kështu.
    -Ben Blushi: Jo, kështu është se s’mund të mbaj unë përgjegjësi njëlloj si ty. Asnjë në grup nuk ka marrëdhënie me Tomën siç i ke ti.

    Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *