Basha: Nuk ka minishengen, është shfaqje tre arushash ballkanikë

Rovena Cerka

Të jesh kundër Edi Ramës për Lulzim Bashën duket më e rëndësishme se sa të mbash marrëdhënie të mira me aleatët në interes të vendit tënd.

Në maninë e përditshme për t’u dukur si atdhetar që e do Shqipërinë dhe Kosovën, Basha u shpreh se ” minishengeni” i Ramës me Vuçiç dhe Zaev do të zhbëhet sapo të vijë në pushtet, edhe pse kjo do të ketë kosto të mëdha për lëvizjen e lirë tregtare dhe shkëmbimin e qytetarëve.

I shqetësuar se përse Serbia nuk njeh Kosovën, Basha, që dikur sipas disa dëshmive, mblidhte prova kundër anëtarë të atëhershëm të UÇK-së dhe dëshmi të rreme të qytetarëve, sot nuk do të pranojë asnjë marrëdhënie bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë pa zgjidhur çështjen e Kosovës.

Bisedë në studio:

Gazetari:  Meqë e përmendët si pyetje do ta anuloni projektin e minishengenit që është iniciuar gjatë qeverisjes?

Lulzim Basha: Nuk ka projekt minishengeni.

Gazetari: Ajo që është iniciuar dhe që është mbështetur dhe nga partnerët tuaj strategjikë si Gjermania dhe jo vetëm.

Lulzim Basha: Nuk është e saktë procesi i Berlinit është tjetër gjë dhe minishengeni është shfaqe arushash Ballkanik. 3 arusha ballkanik njëri më popullsitë se tjetri, dështakë në raport me popullin, dalin e shesin qiqra në hell. Nuk ka minishengen ballkanik, ka proces së Berlinit dhe ka një proces në të cilin nuk mund të përparohet pa zgjidhur problemin më të madh. Nuk mund të injorojë Serbia në dhomë do të thotë hajt se po bëjmë minishengen pa njohur Kosovën.

 

m.m/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *