Viti i ri, zakone të vjetra për Kaç Islamin. Edhe pse nuk ka ikur ende atmosfera e festave, Islami ka dilemat e tij, dhe këto mundohet t’i shprehë me anë të disa thënieve të mençura (tashmë zakon) që i ka postuar në profilin e tij në Facebook. E para ka të bëjë me shtetin: “Kurrë mos bëj diçka kundër ndërgjegjes, edhe sikur ta kërkojë shteti”. Ndërsa e dyta nuk mund të mos i përshtatej aktualitetit. Ja çfarë shkruan Islami: “Gjëja më e vështirë në botë për t’u kuptuar është tatimi mbi të ardhurat”. Dhe vijmë te thënia e tretë: “Mendjet e mëdha gjithnjë janë kundërshtuar egërsisht nga mediokrit”. Ups! Po këtu me kë e ka, mos vallë është ai Mendja e Madhe!? Tjetra që pason është më e butë. “Ka shumë pak që shikojnë me sytë e tyre dhe që miratojnë me ndjeshmërinë e tyre”. Kujtuat ju se mbaruam? Jo, Kaçi ka ende për të thënë dhe me këtë i vendos kapakun: “Unë u jam mirënjohës të gjithë atyre që më kanë thënë JO, Në sajë të tyre, unë jam bërë ky që jam”. Probleme me shtetin, probleme me veten, me të tjerët! Që në fillim të vitit o i uruar! Të gjitha këto janë thënie të Anshtajnit. Përzgjidhi, Kaç Islami. Gëzuar!




Kopjac i keq, të paktën citoje Einsteinin i cili natyrisht i thotë në një kontext krejt të ndryshëm nga ai i yti, që të besohesh njëfarësoj se kështu del kallangjyrë siç ke dhe surratin.Paçavure me fytyrë të vrerosur.
Liber te vogel do nxjerre si MAO CE DUN. Per kete do kerkoje ndihmen e Fadil Hases…
O KACO, PO C’JANE KETO MUHABETE PREJ KALAMANJSH.
TI MIRE DO ISHE EDHE PA DEPUTETLLEKUN, TE SHKONTE ME PER MBARE TA MBYLLJE ATY POLITIKEN AKTIVE DHE DO ISHE I RESPEKTUAR, A KE MENDUAR PER FEMIJET, CFARE SHEMBULLI JU JEP ME KETE PERDREDHJE QE KE BERE???!!!!!
skupidh i keq