Partitë ‘e mëdha’ në fushatë me qindra mbështetës (lejohen vetëm 10) por nuk preken. Minatori me 50 mijë lekë rrogë gjobitet me 50 milionë lekë. Do e paguajë?

Rovena Cerka

Elton Debreshi, kandidati i parë i pavarur, emri i të cilit bëri jehonë për shkak të kërkesave që ai ka, u gjobit me 50 milionë lekë të vjetra gjobë pasi me 26 mars grumbulloi më shumë se 10 persona për çeljen e fushatës së tij elektorale.

Gjatë një deklarate për shtyp ditën e martë, debreshi u shpeh se kjo është një tentativë për të mbytur zërin e punëtorëve.

“Gjobëvënia ndaj takimit tonë elektoral është dora e pushtetarëve që tenton të mbytë zërin e punëtorëve. Të njëjtën gjë bënë edhe me protestën e minatorëve në vitin 2019. Të njëjtën gjë bënë edhe me protestën e naftëtarëve një vit më vonë”, tha Debreshi.

Debreshi u shpreh se “punëtorët gjobiten ndërsa militantët partiakë nuk preken. Punëtorët gjobiten ndërsa oligarkëve u falen taksat.  Ne nuk trembemi nga provokimet! Ne nuk ndalemi nga gjobat”

Debreshi ka thënë se nuk do e paguajë gjobën. Pak ditë më parë ai bëri thirrje për mbështetje financiare për fushatën, pasi është duke e organizuar atë me mbështetje vullnetare.

Por nga ana tjetër, pamjet e takimeve të Lulzim Bashës me numër të lartë qytetarësh kanë shqetësuar Edi Ramën për infektim të mundshëm masiv.

Kryeministri këto grumbullime i ka quajtur papërgjegjshmëri, e për më tepër ai ka theksuar se simpatizantët e Partisë Socialiste i kanë kërkuar të njëjtën gjë por nuk do të vendosë në rrezik jetën e njerëzve.

Por i dyti i partisë së tij, Taulant Balla ka publikuar pamje të takimeve me qytetarët ku duket qartë se numri i pjesëmarësve jo vetëm që nuk është deri në 10 individë por edhe distanca nuk mund të thuhet se është respektuar.

Këto takime të z.Balla në ambiente të hapura e të mbyllura, me sa duket nuk e vendosin njësoj në rrezik jetën e qytetarëve shqiptarë njësoj si ato të kundërshtarëve të tij.

Por nuk është vetëm Taulant Balla i cili po shkel udhëzimet e komitetit teknik të ekspertëve! Shumica e politikanëve të partive të mëdha, pavarësisht përpjekjeve për t’u treguar të kujdesshëm në rrjetet e tyre sociale, me një vëzhgim të thjeshtë duket qartë se po vazhdojnë në të njëjtën linjë.

Më poshtu ju ilustrojmë disa fotografi nga takime të të përfaqësuesve të ndryshëm partiakë.

Share This Article
10 Comments
  • Jam per zbatimin e ligjit, por nga te gjithje. Ne rastin konkret personazhi ne fjale ka plotesisht te drejte te mos e paguaj gjoben, pasi edhe po te doje nuk ka mundesi. Nese kerkohet te vendoset shteti ligjor fillohet nga kreu, nga Lulezim Basha, ptretendenti per kryeminister, qe me tubimet kerkon te sfidoj shtetin !

    • Bashen nuk e gjobit njeri. Nuk kane frike nga Basha. Ramuti dhe Basha bashke i ndajne parate e vjedhura. Nga keta te vegjelit kane frike.

  • Turp per shtetin shqiptar! Nuk po them qe ky te mos gjobitet, vetem me vjen cudi qe as luli, as edi dhe as minika nuk jane gjobituar akoma!

  • Elton Debreshi kini parasysh se ju qe i qendroni rruges suaj jeni kercenimi me i madh per Edvin Ramen dhe partite e medha.

    prandaj do luftoheni me force pa meshire. Kini parasysh cfare muri te hekurt keni perballe.

    policia bashkite cdo pushtet politik ligjor e administrativ jane kapur nga Edvin Rama.
    Forca e kurajo!!!

  • Shqiptaret genjehen shpejt pas fjaleve Djali kandidat per Deputet vendali ne saj te guzimit dhe premtimet del andej kendej dhe grumbullon gjithe fisin!
    Nuk te jep pershtypjen nga pamja dhe oratoria se do te jete i afte te zgjidh probleme madhore te publikut qe kekrojne njohuri ne fushen ligjore dhe kulturale !

    Tani rregulli eshte rregull dhe fillimi i mbare eshte gjysma e punes -gjobat jane pa baza megjithe ate ky djal nuk besoj se eshte per nje Parlamet te ri
    Kategoria e ketij ka mbushur Parlamentyin e vjeter vec grindjeve protestave kercenimeve heqje mandatesh ..nuk dine te bejne keta!

    Nuk behet vendi me minatore me klase puntore … dhe fshatarsi Por keta duhen degjuar se kane te drejte .. por kur te tjeret me Kollare jane e njeta gje produkt PDje LSI ije PS eje .. qe nuk thone gje te re dhe jane te pabesueshem ..populli keta do te zgjedh

    100 vjet mbrapa do te kthehet ..ne kohen e Haxhi
    Qomilit ! Dum Baben …sa tkem cunat e shijakut spjerdh fare per Ameriken dhe Evropen nje ky eshte niveli i Politikes ne Shqiperi !

  • Mos e pago ate gjoben more djale .Dergoje ne gjygj ,dhe ne qofte se e humb gjygjin ne shqqiperi ,te garantoj se do e fitosh gjygjin ne Strasbourg .Ja ka mare doren diktatori Rama ketij populli skllav ,eshte mesuar te pagoje me taksat tona 110 milion Euro pa cinxe ,se me % shkon nje djall e gjysem kjo humbja me Begetin ,plus do i shtohet edhe kjo gjoba e jote ,nga Strasbourgu .Eshte stil komlet i njejte .Ty diktatori Rama te ka frike ,por edhe Begetin nuk e donte kanalteleviziv te lire ,por e donte te kontrollonte per vehten e tije lajmet qe i interesonin ..Jepi gaz ,populli do ju votoje ,ne populli i ndershem qe e duam pa interes shqiperine , do jemi me ju dhe do votojme per ju .
    Me krah te lehta ,mos ju tremb fare komunisteve ,me beso jane ne gamat e tyre te fundit .

  • Rri i qete se nuk ka asnje ligj qe te gjobit per kete pune perveçse nje urdher i Rames A te kujtohet se sa gjoba kishte vene policia ne 2020 dhe ne fund i fali te gjitha sepse ishin te jashtligjeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *