Rama publikon videon: Arsyet përse na duhet mandati i tretë

Ornela

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook” rëndit arsyet përse duhet të fitojë mandatin e tretë.

Rama shprehet se PS e meriton këtë mandat që Shqipëria të mos kthehet më pas, por të përmbyllë punët që janë nisur.

“Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk kthehet më pas dhe që Shqipëria të shkojë aty ku nuk kthehet dot më mbrapsht duhet mandati i tretë. Në mandatin e tretë janë shumë gjëra që përmbyllen.

Duhet mandati i tretë që përfundimisht të heqim nga jetët tona armikun e padukshëm.

Duhet mandati i tretë që përfundimisht të kthejmë në shtëpi të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti. Duhet mandati i tretë që drejtësia të forcohet dhe të bëhet e pathyeshme”, tha Rama.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” says:

    Shqipëria qeveriset nga një organizatë mafioze dhe nga një Kryeminister përdorues droge e i sëmurë psiqik.
    Qershor 2015 Kryeministri D’Rama u bën thirrje sipërmarrësve italianë që të vijnë të investojn në Shqipëri sepse nuk ka sindikata.
    Kjo është po njëjta gjë si të thuash hajdeni në Shqiperi nëse keni nevojë për skllevër!Kryeministri krenohet me mangësitë e të drejtave të puntorëve!
    Mars 2021 Gjatë vizitës së tij në një fasoneri në Shkodër Debili D’Rama diskuton me pronarin për kontratën që kishte bërë ai për fuqi puntore në Bangladesh.
    Rama: “Kur të fillojnë të mësojnë shqip fillo dhe ndërroji se fillojnë thashethemet,u hyn krimbi, jo politika, jo demokracia, jo liria”.(… jo politika, jo demokracia, jo liria….!)

    Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

  • Aresyet se pse ti,Rama duhet te fitosh nje mandat te trete,duhet ta thote popul;li e jo ta kerkosh ti vete!
    Dhe qe te bindesh popullin se e meriton mandatin e trete dhe je i bindur se ke punuar mire per shumicen e shqiptareve,NUK DUHET TE MBURRESH ATO QE MENDON SE KE BERE MIRE,por duhet te japesh llogarti se CFARE NUK KE BERE DHE DUHET TA KISHE BERE dhe CFARE KE BERE KEQ!
    Por ti ke frike t’i pranosh keto,se mbi te gjitha ke frike te dalesh para popullit shqiptar qe t’i degjosh mendimet e tyre per qeverisjen tende!
    Se nuk duhet te kesh frike te shkosh ne takime atje ku NUK KE BERE ASGJE ose ke bere keq dhe te degjosh ,e perseris prap ,TE DESHOSH e jo te besh llogje kavaje,te mbash shenime dhe ne fund te thuash se cfare do beje qeverisja jote me pas!
    Ke 8 vjet,qe te eshte bere mendja “TURIZEM dhe me kete kujton se na ke mbushur mendjen!
    Por kurre nuk ke thene,se ato miliardat e derdhura per TURIZMIN cfare na kane dhene ne shtepite tona,pervec shallvareve te tua?
    Se jeta e popullit nuk eshte vetem TURIZEM,por ka edhe shume gjera te tjera,me te rendesishme,por qe zoitrote as degjon e as mendon ndryshe nga mendja jote e THATE!
    Pse ke frike te dalin deputetet aktuale,qe te japin llogari para qytetareve e jo vetem militanteve?
    Pse duhet te bredhesh vetem ti ne te gjithe Shqiperine si DON KISHOTI i MANCES dhe te tjeret bredhin pas teje si Sanco Panco?
    Keshtu e ka e gjithe bota,do tallesh ti,por bota ka edhe shume gjera,qe shqiptareve ua ke mohuar aq sa ka mbetur puna tek shitja e votes,gje qe nuk ndodh ne vendet demokratike ku aspirojme te shkojme?!
    Se bota nuk diskuton buken e gojes,nuk ua ka mbyllur deren qytetarit amerikan zyrtari i shtetit qe i ka bere padrejtesi api i ka kerkuar ryshfet!
    Se andej ekziston shteti ligjor dhe demokracia ne sherbim te qytetareve dhe jo e kunderta sic ndodh ketu nen sundimin tend diktatorial!
    Ndalo fushaten e KARNAVALEVE ELEKTORALE duke dale vetem ti me mburrje pa fund,kur ne fakt duhet te japesh llogari se ke shkaterruar shtetin ligjor,demokracine dhe je bere mbrojtes i korrupsionit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *