Kodheli: Padia ndaj Imamit është vetëm fillimi

anazapta

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, thotë se padia e ngritur ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes,  Arben Imami, është vetëm fillimi i hetimeve dhe bërjes së transparencës në këtë ministri.

“Ky është vetëm fillimi, ne nuk do ta lëmë me kaq. Detyrimi që auditimi i brendshëm ka për ta bërë transparente këtë gjë është një detyrim që rrjedh nga ligji dhe do të vazhdojë të mbetet i tillë derisa të zbardhen të gjitha aferat dhe abuzimet që janë bërë në këtë ministri dhe në ministritë e tjera”, tha Kodheli në një intervistë për “Vizion Plus”.

Kodheli shprehet se në këtë institucion po kryhet një auditim i plotë, pasi ndërmarrjet e varura prej saj kanë vite pa u kontrolluar për veprimtarinë e tyre.

“Procesi i auditimit është një proces që nuk mbaron asnjëherë, që duhet të jetë i tillë sepse kështu funksionon. Këtu ka disa ndërmarrje që janë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat kanë mbi katër vjet që nuk janë audituar”, tha Kodheli.

Share This Article
8 Comments
  • Jepi z. Mimi por mos harroni se nuk eshte auditimi detyra kryesore e nje drejtuesi si ju. Detyra kryesore eshte rritja e parametrave te sigurise ushtarake, politikat ushtarake,ringritja morale e ushtrise,përmbushja reale e standarteve te natos,rindertimi i koncepteve të hierarkise ushtarake(jane kthyer gradat dhe funksiònet ne atribute të rendomta),modernizimi,disiplina,rregulloret fondamentale te ushtrise(ne i quanim rregullore bazë),stérvitja intensive e te gjithe hallkave komanduese( ne kohen e imam-gjunkshit nuk u demonstrua asnje stervitje shtabi,planizimi,trupash,në dimër,verê etj.),strategjia e sigurise kombetare dhe derivati i saj strategjia ushtarake e mandej doktrinat përkatese të cdo lloj arme kushtetuese etj.etj!? Me auditin mund te ngarkohet dhe ndonje nga zvendesat e tu. Ju kini detyra me te medha se auditi financiar e logjistik. Ju kini udheheqjen dhe lidershipin politiko-ushtarak znj. Mimi. Ju duhet te sillni “frymen dhe shpirtin ushtarak te munguar prej vitesh”? Sepse ne fund te fundit ushtria nuk eshte financë! Ushtria eshte ushtri? Kaq tani per tani!?

  • VR!!! Jepi z. Mimi por mos harroni se nuk eshte auditimi detyra kryesore e nje drejtuesi si ju. Detyra kryesore eshte rritja e parametrave te sigurise ushtarake, politikat ushtarake,ringritja morale e ushtrise,përmbushja reale e standarteve te natos,rindertimi i koncepteve të hierarkise ushtarake(jane kthyer gradat dhe funksiònet ne atribute të rendomta),modernizimi,disiplina,rregulloret fondamentale te ushtrise(ne i quanim rregullore bazë),stérvitja intensive e te gjithe hallkave komanduese( ne kohen e imam-gjunkshit nuk u demonstrua asnje stervitje shtabi,planizimi,trupash,në dimër,verê etj.),strategjia e sigurise kombetare dhe derivati i saj strategjia ushtarake e mandej doktrinat përkatese të cdo lloj arme kushtetuese etj.etj!? Me auditin mund te ngarkohet dhe ndonje nga zvendesat e tu. Ju kini detyra me te medha se auditi financiar e logjistik. Ju kini udheheqjen dhe lidershipin politiko-ushtarak znj. Mimi. Ju duhet te sillni “frymen dhe shpirtin ushtarak te munguar prej vitesh”? Sepse ne fund te fundit ushtria nuk eshte financë! Ushtria eshte ushtri? Kaq tani per tani!?

  • Z. Pëllumb?Këshilla shume të drejta ato qe jepni. Të renditura me domethenie te madhe politike dhe ushtarake. Pa fyerje dhe me shume përmbajtje. Zj. Mimi duhet t’ja u dije për nder,ashtu sic bejne liderat me mend. Pershendetje koleg i afte!

  • Të njof mire z. Pellumb. Shume konstruktiv si përherë jeni dhe kësaj radhe. Majtist origjinal pa asnje ndikim partiak. Ju lumtë!!

  • Tek zoti Zaimi, une shof thjesht vetem nje shqiptar te arsyeshem dhe patriot ne gjykimet e tija, nuk shof as majtist dhe as djathtist.
    Per shkrimin ne fjale, une kam mendimin, se pa hequr konceptin e mosndeshkimit, nuk do te kemi kurre nje ristrkturim, te thelle, por vetem te pjesshem.
    Kete rradhe mbas 23 vjetesh kaos, duhet te bindet cdo qeveritar e zyrtar, qe iku koha e mosndshkimit, ka ardhur koha e dhenies llogari dhe une besoj se kete kerkon te thote zonja Kodheli.

  • Jo i dashur “horri….”? Nuk e kam me konceptin e mosndeshkimit por me rëndesinë dhe përparesine e detyrave te ministres. Ndeshkimi apo kallzimi te ecé por kjo nuk eshte detyra qe duhet te zvendesojé problematiken strategjike te një ushtrie. Ky eshte qellimi im! Nderime horri ose motorri reaktiv i forumeve te “dita-s”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *