Mijëra besimtarë katolikë dhe ortodoksë në vendin tonë festojnë sot Krishtlindjen. Lindja e Jezu Krishtit kremtohet në gjithë botën si dita e shpresës, paqes dhe dashurisë njerëzore.
Meshat nisën në mesnatë në mjaft qytete të vendit. Ceremonia kryesore u zhvillua në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku qenë të pranishëm krahas qytetarëve të shumtë edhe personalitete të lartë të politikës, kulturës dhe artit.
Imzot Rrok Mirdita drejtoi meshën duke u uruar të pranishmëve e besimtarëve shumë dashuri dhe paqe.
Ndërsa në të gdhirë të mëngjesit të ditës së sotme, besimtarët ortodoksë kanë nisur meshën e drejtuar nga Kryepeshkopi Anastas Janullatus.
