Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fushë-Bulqizë.
Sipas burimeve një fëmijë 6 vjeç, me inicialet O.L, është rrëzuar duke luajtur me biçikletë dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda në kokë.
Fëmija ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës, dhe më pas është transportuar me helikopter drejt traumës në Tiranë.
o.j/dita
