Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në News24 ka premtuar se kur të vijë në qeveri do të hartojë bashkë me opozitën një Kushtetutë me pushtete të ndara. Sipas tij do të garantojë fuqizim të opozitës si institucion për të shërbyer si mjet efektiv kontrolli ndaj qeverisë.
Basha premton se kryetari i opozitës nesër do të ketë akses në informacion siç e lejon kushtetuta.
Ai gjithashtuka folur edhe për mungesë të gjithëpranisë së kryeministrit në sferën publike.
Ai u ndal edhe tek reforma në drejtësi, e cila sipas tij do të përfundojë sipas standardeve perëndimore ndërsa kryeministri nuk do të mund të marrë në telefon gjyqtarë e prokurorë duke krijuar ndarje pushtetesh dhe respektimin e këtij parimi
Duket se këto deklarata të Kryedemokratit vijnë si reagim i mendimin se funksionojnë ndryshe nën drejtimin e vendit nga Edi Rama
