Ai tha se pas 25 prillit, nëse PD do të vijë në pushtet, ekspertët shqiptarë së bashku me 5 ekspertë perëndimorë do të monitorojnë situatën dhe do të bëjnë vlerësimet e tyre. Po ashtu ai shtoi se procesi i vaksinimit në vend do të vijojë me vaksina të certifikuara nga Bashkimi Evropian.

“Njerëzit e kanë kuptuar që kemi ardhur në këtë pikë sepse ky kryeministër s’e ka pasur në prioritet COVID-in. Me ndihmën e ekspertëve të huaj, të shohim çdo bëjmë pas 25 prillit. Ne kemi një ekip ekspertësh të fushës, ata kanë munguar në krahë të qeverisë dhe janë në debat me qeverinë. Ata na kanë siguruar ekspertizë me lidhjet e tyre evropiane, në mënyrë që qeveria e ardhshme të përballojë me shpejtësi sigurimin e vaksinave për të vijuar vaksinimin. Vaksinat do të jenë të certifikuara nga BE”