Topalli iu hoqi rrogat pasi bojkotuan Kuvendin/ Apeli i Administratives vendos, kush janë 5 socialistet që fitojnë gjyqin pas 11 vitesh

Rovena Cerka

Pritën 11 vite por dolën fituese! Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur që të lërë ën fuqi vendimin për kompensimin e pagave të deputeteve për 5 anëtare të Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për deputetet e kohës: Vasilika Hysi, Mimi Kodheli, Eglantina Gjermani, Enkelejda Shkreli dhe Ermonela Felaj.

Apeli i Administratives ka lënë në fuqi vendimin e marrë më 7 prill 2018, në favor të socialisteve. Vendimi përcaktonte qartë se deputetet duhet të merrnin pagën e prapambetur për periudhën 7 shtator 2009 deri në 31 maj të 2010-ës.

Por përse nuk morën pagat socialistet?

Pas zgjedhjeve të 2009-ës, Partia Socialiste bojkotoi parlamentin duke akuzuar demokratët se u kishin “rrëmbyer” fitoren duke u vjedhur vota. Pas disa muajve bojkot, PS iu rikthye jetës parlamentare në limitin e përcaktuar, duke mos i djegur mandatet. Në atë kohë kryeparlamentarja demokrate Jozefina Topalli iu “preu” rrogat deputetëve socialistë, të cilët kërkuan të drejtën e tyre në Gjykatë.

m.m/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Une jam socialist ne gen, por Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, beri nje veprim te drejte administrativ. Fitorja e gjyqit nga politikaanet ne pushtet eshte nje shenje e rrezikshme per mbarevajtjen e sistemit te Demokracise ne Shqiperi. Me vjen keq per shembullin e keq qe po jep Prof. Vasilika Husi.

  • Deputetet svene ne pune kerkojne dhe marrin paret. Kontrolloret svene ne pune, i fusin ne burg. Rilindje hedapi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *