Kultivonte bimë narkotike në Kuzmaç – Vau i Dejës, arrestohet 40 vjeçari

Rovena Cerka

Policia e Vaut të Dejës ka arrestuar një 40- vjeçar pasi kishte kultivuar bimë narkotike kanabis sativa në zonën e Kuzmaçit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative nga policia u arrestua në flagrancë 40-vjeçari A.A.

Pas kontrollit të ushtruar në serën në pronësi të këtij shtetasi, policia gjeti të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u sekuestruan.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vau i Dejës Vijojnë kontrollet masive në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që dyshohej se kishte kultivuar bimë narkotike, është organizuar puna për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit në fshatin Kosmaç, Njësia Administrative Bushat, Vau i Dejës, në serën në pronësi të tij, Policia gjeti të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

m.m/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *