Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të zgjatet ora policore duke e shtyrë atë në orën 22:00 si rrjedhojë e numrit të ulët të infektimeve në javët e fundit.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar gjithashtu edhe hapjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe.
Manastirliu:
Të mos ulim në asnjë moment vigjilencës dhe të respektojmë masat pasi pavarësisht temporalitetit të epidemisë në vende të ndryshme rreziku i përhapjes së COVID është eminent. Ne vlerësojmë që këshillat e komitetit kanë qenë ato të duhura. Nga nëntori kemi mbyllur qarkullimin deri në orës 20:00 pasi grumbullimet janë kthyer në vatra infeksioni në bare e restorante gjatë mbrëmjes sidomos në dimër. Kemi rikthyer mësimin në klasa vetëm për maturantët. Jemi falenderues për sakrificën e bërë nga qytetarwt për respektimin e masave dhe se masat e marra kanë qenë masa në mbrojtje të jetës. Jemi duke monitoruar me shumë kujdes situatën. Për sa kohë që virusi është prezent nuk ka asnjë vend për të ulur vigjilencën. Paralelisht ne po vijojmë me ritme shumë të mira të vaksinimit masiv të popullatës, Sot jemi një ndër vendet me vaksinime të larta, kemi mbyllura vaksinimi me bluzat e bardha, jemi drejt përfundimit me arsimtarët për shkollat private, pasi arsimi publik ka mbaruar vaksinimi dhe me uniformat blu, dhe jemi të vendosur të realizojmë objektivin tonë të 500 mijë vaksinimeve brenda majit . Prej ditës së sotme ka nisur vaksinimi me moshat +60 vjeç duke pasur perioritet ata me sëmundje kronike. Kemi një tendencë rënie të incidencës krahasuar me 2 javë më parë dhe pozitiviteti i rasteve të reja ka rënë e 12 %. Në spitalin COVID 4 prej 4 ditës nuk ka pacientë por qëndron në gatishmëri. Thënë të gjitha këto në vlerësim të situatës vendosëm të ndërmarrë disa masa të reja. Do të zgjasim orën e qarkullimit të qytetarëve do të jetë 22:00 nga nesër 12 prill. Zgjatet me dy orë edhe aktiviteti i barëve dhe restoranteve, por nuk ndryshon asgjë nga protokollet e sigurisë”, tha Manastirliu
m.m/ dita

Heqja masave edhte e nxituar e per fushate…njerexit te ruhen se per kta kane rendesi deri ne 25 prill…..
Koka kombi
Qysh keshtu! Ne foton siper kemi ekspertet ne ambient te mbyllur pa ruajtur distancen dhe pa maska, me gjasa ne zyren e ministres!? Ne burg me vrap.
Komiteti doli te Enjten dhe tha qe ora nuk ndryshon…
Ky eshte nje vendim I te gjatit sepse duhet te dali ai mbi te gjithe + qe I duhet per fushate…