Durrës, humbet jetën 40-vjeçarja, e përplasi automjeti

redaktor

Një aksident me pasojë vdekjen e një 40-vjeçareje, ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e Plazhit në Durrës, ku automjeti tip “Fuoristradë” me targa AA 077 EK, ka përplasur 40-vjeçaren Lavdie Llozhmi, e cila ishte duke kaluar rrugën.

40-vjeçarja e plagosur është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Durrësit, por ka humbur jetën gjatë rrugës pasi nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit, Gelsi Gjeçi, 23-vjeç, e ka njoftuar vetë policinë menjëherë pas aksidentit dhe  forcat e policisë kanë shoqëruar atë në komisariat.

Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *