GFI Albania, 8 vite pas: Hetimi dhe barra e një koncesioni që hyri në tregun e naftës si “taksa e Zenit” një muaj para se Berisha të linte pushtetin

time

 

Koncesionet ofrojnë në përgjithësi shërbime private të cilat zëvendësojnë funksione që duhet t’i kryejë vetë shteti. Një investigim i vitit të kaluar zbuloi se ato janë praktikisht bizneset më fitimprurëse në Shqipëri.

Pronarët e këtyre bizneseve kanë përfituar qindramilionë euro përgjatë viteve të fundit, ndërsa pozicioni i tyre përgjithësisht monopolist i ka lejuar të mbajnë norma fitimi të jashtëzakonshme pavarësisht se pjesa tjetër e ekonomisë shqiptare ka vuajtur nga kriza.

Sot në Shqipëri koncesionet kanë krijuar monopole ligjore në segmente të rëndësishme të tregut, kanë rëndesë të pazakontë në buxhetin e shtetit, duke u bërë shqetësim serioz për zhvillimin ekonomik të vendit.

Qeveria Berisha firmosi koncesione deri në muajt e fundit të qëndrimit të saj në zyrat e shtetit, por lista e koncesioneve me vlerë të debatueshme u shtua gjatë viteve të fundit me kontrata të reja të dhëna nga qeveria aktuale.

Global Fluids International, GFI Albania, është një prej tyre.

GFI fitoi koncensionin e “markimit të karburantit” në terr të plotë në marsin e vitit 2013, kur vendi drejtohej nga Sali Berisha, pak muaj para se ai të dorëzonte pushtetin 8-vjeçar. Vendimi i Këshillit të Ministrave për këtë koncesion, që mban nr. 200 dhe datën 13.03.2013 quhet “Kontrata e koncesionit për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve”. U lidh ndërmjet Ministrisë së Financave dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive Global Fluids International dhe Petroleum Consulting Partners.

Dukej që dikush e kishte me ngut.

Sepse më datë 30.05.2013, vetëm një muaj para zgjedhjeve doli vendimi i dytë përshpejtues i Këshillit të Ministrave me nr.498, “Për përcaktimin e procedurave të shenjimit të naftës bruto dhe nënprodukteve të naftës”.

Berisha e përligji firmosjen e këtij koncesioni me “uljen e evazionit fiskal në tregun e naftës”, detyrë dhe përgjegjësi kjo, e shtetit. Sidoqoftë, kjo ishte alibia zyrtare e ekzistencës së këtij koncesioni, arsyeja reale është ajo që e dinë të gjithë. Operatorët e naftës në tregun shqiptar e quajtën asokohe “taksa e Zenit”.

Fjala ishte për Shkëlzen Berishën, që u përfol si kumbari i koncesionit.

Ishte një kontratë mjaft e diskutuar pasi ndikoi menjëherë në rritjen e çmimit të karburantit në vend. Socialistët atëherë në opozitë, premtuan anulimin e marrëveshjes kur të vinin në pushtet. Por diçka e tillë nuk ndodhi. Jo vetëm që nuk u anulua, por kompania mori nga qeveria e re e majtë zgjerimin e aktivitetit, një proces që rriti ndjeshëm fitimet e kompanisë.

Më 16 mars 2016, qeveria i dha “GFI Albania”-s të drejtën për të markuar edhe naftën bruto, një çudi më vete kjo për të cilën do flasim në pjesët e tjera të këtij investigimi.

Në të njëjtin vit plasi skandali Panama Papers dhe një prej kompanive emri i së cilës doli në ato lista ishte edhe GFI Albania. Zëra nga brenda mazhorancës rikthyen akuzat për firmën, por më pas erdhi heshtja e zakonshme.

Faqja e parë DITA, 12 prill 2021 (kliko sipër për ta zmadhuar)

DITA ka hetuar për disa muaj mbi GFI pas një denoncimi. GFI Albania njihet për ndjeshmëri ekstreme në raport me median. Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i GFI Albania, Vangjel Birbo, një personazh që mëton se është i fiksuar me “dekonspirimin”, bëri përpjekje gjatë këtij hetimi për intimidimin e gazetarëve që u morën me rastin.

Por le të sqarojmë fillimisht për lexuesin disa detaje mbi GFI: Sipas kontratës fillimisht dhjetëvjeçare me qeverinë shqiptare, ky koncesionar privat bën “ngjyrosjen” e naftës  që qarkullon në tregun shqiptar për qytetarët.

Lëngu “misterioz” i ngjyrosjes (ose markimit) të karburanteve është elementi më i rëndësishëm i këtij koncesionari dhd do ta kuptojmë më poshtë se pse.

Siç dihet, nafta në rrugë detare hyn në Shqipëri kryesisht nga portet e Durrësit e Vlorës. Pasi shkarkohet aty, tregtarët e saj në Shqipëri e magazinojnë në ato që quhen magazina tatimore, prej ku e shpërndajnë në pikat e karburanteve në gjithë vendin. GFI është stacionuar në magazinat tatimore pra i vjel të ardhurat e veta “duke pikuar lëng” në naftën e grumbulluar në këto magazina; operatorët e tregut të naftës, kuptohet, nga ana e tyre e shkarkojnë pagesën e detyruar për GFI-në, tek çmimi për konsumatorin fundor.

Togfjalëshi “duke pikuar lëng” është vendosur në thonjëza jo pse është metaforë. Realisht kjo është “puna” e GFI: të përziejë një sasi lëngu në naftën që niset drejt tregut me pakicë. Nafta që i shitet qytetarëve shqiptarë në pikat e karburanteve duhet ta ketë këtë lëng në përbërjen e vet si provë që ka paguar taksat dhe nuk është kontrabandë. Nëse e ka apo jo lëngun nafta, këtë e kontrollon sërish GFI.

Duhet theksuar se vende të tjerë markojnë karburantin e pataksuar kryesisht të përdorur për ngrohje dhe peshkim, në Shqipëri markohet karburanti i taksuar. Kjo është histori më vete. Qëndrojmë tek lëngu misterioz, ndaj të cilit GFI është shumë e ndjeshme.

Ky lëng që njihet me emrin “marker” dhe që i siguron miliona privatit, për atë kontroll që mund dhe duhet ta kryente fare lehtë shteti është një “formulë tregtare e fshehtë” sipas asaj që thotë edhe vetë koncesionari. Është e qartë cfarë ndodh nëse ky lëng “garantues anti-evazion” të posedohet nga dikush jashtë GFI. Në një hipotezë të tillë mund të kalohet lehtë në treg sasi nafte e markuar, por e pataksuar.

A mundet dikush tjetër ta posedojë markerin? GFI dhe drejtori ekzekutiv Birbo pretendojnë që kjo është e pamundur; afërmendsh, ruajtja e markerit është përgjegjësia e tyre kryesore. Pra rrjedhja e markerit çudibërës jashtë zinxhirit zyrtar i ngarkon ata me përgjegjësi të rënda ligjore.

Nga disa dokumente të kontrolluara nga DITA shmangia në RSD del +550 përqind çka tregon sipas burimeve doganore se subjektet kanë marker në duar. Po vetë GFI ka gjasa ta japë apo ta shesë privatisht lëngun magjik duke u dhënë mundësi operatorëve privatë  të bëjnë evasion?

A mashtron GFI? Këtë do t’ia lemë lexuesit në vijim ta gjykojë.

Një nga dëshmitë që ka siguruar ky hetim është se që në veprimet e para të GFI janë reflektuar përpjekja për mashtrim. Markeri i parë i ardhur në 2013 është deklaruar nga GFI Albania mbi 1 milion euro, kur ishte vetëm 13 mijë euro. Është kthyer mbrapsht në origjinë me kërkesë të Autoritetit Doganor.

Pyetje si këto dhe të dhëna si këto janë të rëndësishme edhe për Prokurorinë. E cila ka aktualisht në proces një hetim të hollësishëm mbi GFI Albania pas një kallzimi të bërë nga Autoriteti Doganor…

Vijon nesër

 

 

Share This Article
24 Comments
    • sali krimineli dhe edvin BQ kane bere dhe bejne cte duan ne kete vend Bejne sikur perleshen por ama per te vjedhur jane njeso te korruptuar dhe kriminele.

      • Keto qe thote ai ne shkrim nuk kane asnje rendesi , dhe jane pordhe me rigon,
        per te fshehur vjedhjet qe ben Hajduti i Surrelit

        Sepse kur erdhi Rama ne pushtet mbi cmimin e Karburantit qe gjeti ,
        shtoi edhe 240 Leke,
        te cilen e quajti gjasme “Taksa e qarkullimit ”

        Kur ne fakt Taksa e Qarkullimit ishte vendos qe me pare nga PD dhe ishte 70 leke

        Pra Shqiptaret ne cdo Litra Karburant i paguajne Rames direkt 240 Leke

        Ndaj duhet votuar Basha i cili prmetoi se qe diten e pare do heqi Taksen Rama e cila eshte 240 leke

        Dhe pasi te heqi kete Takse , atehere ne kerkojme te hiqet edhe kjo taksa e ngjyrimit ,per te cilen na ankohen keta “Specialistet e Sallatorit” lol

        Pervec kesaj Basha do uli cmimin e ujit dhe te dritave qe Rama e ka cuar ne stratosfere

        Do bllokohen ato PPP-te e fameshme qe ju japin para ne miliona dollare pa punuar fare miqve te Famlijes se Surrelit , tek Djegesat, Koncesionet etj

        Ndaj hajduti i Surrelit duhet te largohet menjehere qe te shpetoje populli nga ky hajdut

          • Pse u kujtuan tani pas 8 vjetesh per kete ngjyrosjen ,dhe gjithe keto vite nuk thane asnje fjale

            Apo ngaqe
            po diskretitohet Rama me taksen e tij prej 240 Leke ne Liter
            qe ju merr shqiptareve cdo dite ,dhe hajde o burra ta mbulojme mutin me shurre , se ju doli boja?

            Kur ky koncesion qenka i padrejte, Pse kur mori pushtetin Rama nuk kerkoi ta anullonte kete koncesion,
            sic anulloi me Becchetin, ?

            Por Rama beri te kunderten .

            I shtoi ketij koncesioni edhe 240 leke te tjera per Liter ,gjasme Taksa e Qarkullimit,
            leke te cilat
            direkt i fut Rama ne xhep ,duke i marre nga tregetaret e medhenj te karburanteve

            Por qe tani pas dates 25 Prill, eshte e thjeshte fare –Basha ,
            pasi te hqei Taksen Rama , qe eshte 240 leke per Liter,
            te heqi
            edhe kete taksen per ngjyrosjen , dhe eshte i zgjidhur problemi

        • Po normal qe nuk ka rendesi o te shkerdhefsha gruan se e ka bere tenderin Sali krimineli. Sa per ate taksen e qarkullimin o fisqir, ne kohen e kriminelit te UDB nafta ishte 196 leke/liter dhe tani eshte 149 -157 leke per liter. Besoj se llogaritjet i ben vete. Nuk ka rendesi dhe qe Sali Karaxhiç i shiti nafte Serbise per te vrare Kosovaret. A te shkerdhefte Bathorja gjinine femerore te fisit.

          • Ti flet keshtu si rrot kari,qe i ben llogarite nga bytha e Ramut hajdutit
            se je nga ata qe te shkerdhen gruan yt ate ,

            Se ju e keni si sport ne ceten e Rilindjes , qe grate u shkerdhen Babai , ndaj dhe jeni te gjithe hajvane

  • E nderuar gazeta DITA.

    Keta jane nje nga arsyet pse nuk bie cmimi i naftes ne Shqiperi. Nuk e di cfare do kene numrat e ardhshem por Ismail Mulleti është shqiptari i zbuluar deri më tani për përfshirje në parajsën fiskale në Panama.

    Por me të kanë bashkëpunuar zyrtarë të niveleve shumë të larta. Arben Ahmetaj, kur doli skandali i Panamase për kompanitë “offshore” tha se mezi pret që të zbulohen emrat, sigurisht marifetcinj politik qe relativizojne skandalet ne publik.

    Sepse faktet tregojnë lidhje të forta mes tij dhe Ismail Mulletit, përmes kompanisë së markimit të karburanteve e “GFI Albania”.

    Ashtu siç e thoni dhe ju kjo kompani e kontraktuar nga Sali Berisha, u mbrojt në Kushtetuese nga Edi Rama. Pra bashkëpunim të ngushtë me ta kanë pasur te dyja qeverite. Ministri Ahmetaj ka firmosur një shkresë drejtuar Bankers Petrolium, ku e detyronte këtë të fundit që të pranonte markimin e “GFI Albania” për naftën bruto.

    Edhe pse nafta bruto duhet të përpunohet dhe ka shumë procedura të tjera, Ahmetaj ka vendosur që kompania e Ismail Mulletit të bëjë dhe këtë procedurë. Bankers është një kompani koncesionare për vete dhe përmes urdhrit të ministrit ajo është e detyruar të bashkëpunojë me GFI për markimin e karburanteve.

    Përmes këtij urdhri, Ahmetaj i ka falur kompanisë së markimit të karburanteve rreth 10 milionë euro. Shifra është publikuar nga “Hashtag”, duke treguar se pse këto para nuk paguhen nga firmat private, por dalin nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.

    Arsyeja është e thjeshtë, pasi kontratat që kanë lidhur me shtetin shqiptar i mbrojnë ato nga shpenzimet shtesë dhe këto shpenzime u llogariten si kosto dhe u rimbursohen nga shteti.

    • Pse flisni pa fakte? Ku i ke faktet qe bashkepunon Ahmetaj me GFI, apo bam bam tymse koti, shpif se dicka do te mbetet??
      Po me the nje fakt te vetem, nxire pra, meqe qenke dhe me i zoti se gazetaret ti

      • Zoteri i nderuar, fshati qe duket nuk do kallauz

        Ismail Mulleti është një emër që ka gjetur mbështetjen e të dyja qeverive, asaj të drejtuar nga Rama dhe asaj të drejtuar nga Sali Berisha. Eshte personi qe Ilir Meta i kerkon 200 mije euro me urgjence ne pergjime. Kompania “GIF Albania” u kontraktua nga qeveria “Berisha” për ngjyrosjen e karburantit në fund të mandatit të tij. Bashkëpunimi i Sali Berishës dëshmohet qartë që kur vendosi kontraktimin, pavarësisht kundërshtive, e shpalli atë fituese.

        Ti kerkon fakte pse eshte edhe qeveria aktuale me rroten e lyer nga keta?
        Po sese opozita e asaj kohe, qeveria e sotme, e kundërshtoi dhe premtoi largimin e kompanisë, edhe sot pas 8 vitesh nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
        Për më tepër në 2013, Shoqata e Hidrokarbureve hodhi në gjyq të gjithë koncesionin duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkoi rrëzimin e vendimeve të qeverisë Berisha. Por aty u duk qartë se qeveria Rama nuk ishte shumë pro prishjes së kontratës me kompaninë, nuk u mbrojt ne gjyq, duke bërë që ajo të vijojë sot të ketë monopolin në treg.
        Një tjetër lidhje nëse të duhen fakte është sa i takon “Taivanit”. Ismail Mulleti ka qenë pronari i parë i tokës atje dhe në atë kohë ka pasur marrëdhënie me Ramën si kryetar Bashkie, por dhe me Sali Berishën.
        Emri i Mulletit nuk e kam nxjerre une. Doli në dritë nga mediat izraelite, të cilat zbuluan se ai bashkë me një ushtarak te huaj ne pension ishin aksionerët e “GFI Albania”, por dhe pronarë të disa kompanive të tjera.
        Redaksia e nderuar nese deshiron, mund ta gjej linkun eshte botuar ne mediat me serioze te Izraelit

        • Mulleti eshte implikuar ne fillim, por sot ‘Global Fluids International’, sot eshte kompania për të cilën sipërmarrësi turk Adnan Polat përfundoi në dyert e drejtësisë turke si denoncues i ndërmjetësit shqiptar Sinan Idrizi.

          Eshtë një nga koncesionet më legene në Shqipëri qe e paguajne shqiptaret e paditur e te pambrojtur.

          Sikur mos mjaftoj qe merr miliona per nje pune koti sepse shteti e provon me nje mij menyra pagimin e akcizes po te doje, ata bejne dhe shantazhe. Në Dhjetor 2015 ndaluan punën dhe botet me naftë mbetën në Porto Romano. Funionoi shantazhi sepse me pas firmosen me qeverinë që ta zgjeronin aktivitetin edhe për ngjyrosjen e naftës bruto.

          Në këtë periudhë biznesmeni turk Adnan Polat vendos të investojë dhe të blejë kompaninë GFI Albania. Ky Sinan Idrizi i garantoi realizimin e biznesit, por pas zgjedhjeve të vitit 2017. Transaksioni nuk u krye, dhe Polat nuk mori mbrapsht as kaparin prej 3.5 milionë Eurosh që kishte paguar në llogarinë e Sinan Idrizit.

          Po hetuat me tej, ju lumte, po keta i kane krahet e ngrohte nga te dyja palet edhe nga qeveria edhe nga opozita, nuk rrine ne kembe pislleqe te tilla nese nuk lyhet rrota e politikanve te te dy kraheve.

          Po mjere ai popull ce ka gjetur.

          E grin shushunjat qe ka ne kurriz, dilni nga qebdra drejt periferive dhe do ta shihni te damkosur ne fytyren e gjithkujt zverdhjen e mjerimit

          • Thoni cfare te doni,por nje popull bageti si ky i joni do lutet “Po iku Rama do vije Basha”,pra njelloj sic zihen kalamajte qe “Dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend”!
            A e kuptoni se te tille bageti mbajti te pushtuar turku per 500 vjet?
            Vetem Enver Hoxha doli burre shteti,qe i beri shqiptaret te marrin ne dore fatet e veta ne Luften Antifashiste!
            Tani duroni Ramen qe u thote se “Nuk keni pare gje akoma”!

          • Kam adhurim per ju qe jeni kaq te sakte dhe keni kurajo ti shkruani ketu, keto informacione te vyera por qe ne fakt dhe fatkeqesisht nuk na bejne pune, se ata , te gjithe, do vazhdojne te bejne cfare tu doje qejfi ne kurrizin tone te lodhur. Respekte

  • Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjve;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;

    Hani, pini, vidhni, mblidhni KONCESIONE, monopole,
    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
    ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!

    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’!!!

    Dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
    në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

    KONCESION i zotris’sate, që me firme e ke vulosur,
    ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;

    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ësht’ trikëmbshi ku përdita varet kombi në litar!

  • Koncesioni nuk mund tu hiqet ligjerisht, por autoriteti i konkurences, neoftese ekziston ne Shqiperi, mund ti vendos gjoba per mbizoterim te tregut te sherbimeve. Koncesionet nuk mund te quhen edhe eskluzivitete.ne asnje aktivitet.sherbimi, prodhimi apo tregtimi. Besoj se parlamentaret tane te rinj do te jene aq te afte dhe aq te ndergjegjshem qe te mbrojne interesat publike. Ata duhet qe te riparojne me nje ligj special tere piselleqet qe jane bere ne dhenien e koncesioneve dhe eskluziviteteve ne keto 30 vite.

  • Nje nga arsyet pse PD dmth “e djathet” ish komunistet e djeshem jane anti enveristet te terbuar kunder Enverit eshte se keta te gjithe jane Hjadute te pasurive kombetare publike te shqiptareve !
    A e dini ju cfare u bente enveri dmth ligjet e atioj sistemi ne qoftese vidhej pasuria kombetare ?!! Ne qoftese kishte korrupsion me pasurite kombetare ?

    U a tredhte koqet !

    Sitemi i sotem i instaluar nga Sali Berisha eshte ndertuar per te vjedhur Shqiptare duke permendur Gogolin e Komunizmit …diktatorit !

    -Shqiptare jane genjyer dhe vjedhur per 30 vjet dhe vazhdohet te vidhen dhe genjehen nga bastarted politikan te pas 90-es !


    Super aventurieret politikane shqiptare kane shitur dhe kane vjedhur per veten e tyre pasuri kolosale

    Nuk mbrojme Enverin per anen politike,krimet e sistemit kunder lirise se fjales kunder individit si qenie politike , por e admirojme per mbrotjen e pasurise kombetare dhe teritorin e vendit nepermjet ligjeve te cilat i zbatoi me perpikmeri!

    Njerzit kishin frik te prisnin nje dege peme jo me te vidhnin pasurite kombetare m emiliona e miliona dollare

  • Eshte e habitshme qe koncesionet jepen per sherbime qe shteti i ka te gjitha mundesite ti kryej vete.
    Nderkohe sektoret ku koncesionet duhen vertete, nuk kryhen sepse duan investime reale nga privati, jo te mbushesh thesin duke investuar pak ose aspak, apo me nje far lengu si ne kete rastin e ktyne.

    Kam parasysh marinen psh.

    Kush ka vertet lek pse nuk investon aty e shteti ta ndihmoj e turizmi te zhvillohet?

    Në Greqi, Maltë dhe Qipro, turizmi i marinave zë më shumë se 5% të prodhimit kombëtar, ndërsa në Kroaci të ardhurat arrijnë në 3.6 miliardë euro në vit, ndërsa punësimi në këtë sektor zë 10% të totalit të të punësuarve në vend.

    Edhe pse vitet e fundit është rritur interesi për jahte dhe motoskafë, Shqipëria nuk ka ende vendqëndrime të destinuara për ankorimin e tyre.

    Shqipëria është një vend me det, por pa anije.

    Po keta duan lekun e lehte, te mbushin bythen me lekun e shqiptarit te varfer qe s’ngre koke

  • Il mulletja kishte shqiponjen ne vitin 1995 conte nafte serbit.
    Roja i tij anton gjergji vrau haklajt per hesap berishes.

  • Mos u lodhni kot o komentues .Te tre keto parti , si PS, LSI dhe PD te dala nga mitra e PPSH ,kane monopolizuar ne menyre perfekte gjithe tregun shqiptar ,ne te gjitha fushat dhe jo vetem ne nafte , por cdo gje .Ne nuk kemi treg te lire ,nuk e njohim fare dhe kjo sjell qofte mallin e dobet ,dhe nga ana tjeter sjell cmime te larta ,ne krahasim me boten e jashteme .Abuzimet jane shume kokeforta ,bile jane bere e ndare nga keta mafjoze brutale ordinere shume diletanteske .

    Me gjithe se e kam komentuar edhe here tjeter ,ku me keqeardhje , nuk ka patur reagime fare nga komentuesit ,po ja u them edhe kesaj here .

    Kapove te trejave ketyre tre partive PS ,PD dhe LSI i vjen vetem per mjetet e tyre , pra furnizohen me karburant nga rafineria e naftes ne WIENE AUSTRI .Kane pikat e tyre ne shqiperi ,furnizohen me tullon ,dhe nuk ke shanc nje njeri thjeshte te furnizohet ne pikat e mafjes as me dollare ,Euro dhe as edhe me flori .: .Austriaket kane licencen ne BE dhe natyrisht ky karburant eshte i cilesise me te larte ne BE .

    Kurse popullit pervec qe ja shesin shtrenjte me ngjyre e pa ngyre ,por i shkateron makinat ,dhe mbi te gjitha mjeti nuk ka forcen e duhur .

    Lind pyetja ::A jane keto tre parti kundershtare ne politike me njera tjetren ? .JO ,bileJO e madhe .

    Zihen me njeri tjetrin ,citen me keq se macet kur i fute ne bythe spec djegs ,vetem per te mare pushtetin ,te ndodhe vjedhja e radhes .

    Doja tju thoja o lexues te kesaj Gazete DITA te nderuar dhe e falenderoj ,qe shkruan keto artikuj .Me 25 Prill jane votimet .Votoni o popull parti komplet te reja si partia e z te nderuar Murrizi ,Vetvendosja ,Nisma Thurja . E ne te kundert duroini tju vjedhin keto tre parti si deri me sot ,e tju terheqin zvare .Por cfare fai kemi ne te tjeret qe e hame pyken .Ju lutem ,mendoni per interesin tuaj e mbi te gjitha per femijet tane , qe po marin aratine neper bote ..
    Respekt per gazeten DITA ,I faleminderit .

  • Ne antishqiptaret i kemi rekomanduar permes keshilltarve ekonomike te EU-s kryeministrit tuaj koqe-kandari qe s’di nga lidhet gomari, qe ndihmat e Brukselit te nxisin inisiativat private permes koncensioneve shteterore! Kjo behet qe ju te mos keni investime ne prodhime produktesh por vetem ne sherbime te ndryshme sociale dhe shteterore. Keshtu ju rritet borxhi menjehere dhe ju s’keni me mundesi ta riktheni. Atehere ne ju kemi teresisht ne doren tone, fillimisht permes ketyre lolove si Edi Rama, qe kujtojne se po tallen me ne, e pastaj dime ne ke veme ne drejtimin e shtetit tuaj! Dhe ato para qe ua japim, jemi duke ua nxjerre dy fish, ne te ardhmen do ua nxjerrim 10 fish! Dhe juve, shqiptarve, do ju kemi sa per t’na sherbyer neve ne sektorin e turizmit!

  • Qe jemi te vjedhur nga gjithe qeveritaret prej 90 shit, kete e kemi kuptuar te gjithe!
    Tash duhet te mendojme t’ju tregojme me voten tone se duam me i ndeshkuar e pse jo edhe me i fut ne burg, si keta sindikalistet e minatoret ! Jane pak pushtetare jemi shume ne edhe bashke i mundemi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *