Elseid Hysaj ndodhet në udhëkryqin e karrierës së tij në mbyllje të këtij sezoni sepse po përpiqet të gjej një rrugzgjidhje për të ardhmen.
Pasi kish dështuar muaj më parë tentativa e rinovimit, menaxheri i tij Mario Xhiufredi, ka bërë të ditur se lojtari do të largohet nga napolitanët.
Menjëherë janë shfaqur skuadrat e interesuara për të, madje dhe klube më të mëdhej se Napoli në Serinë A.
Dhe kur pritej emri i skuadrës së re “Il Mattino”, bën me dije ditën e hënë se burime pranë klubit kanë raportuar që në javët e ardhshme De Laurentis do të propozojë një tjetër tavolinë bisedimesh.
Presidenti i napolitanëve refuzoi të plotësonte kërkesat ekonomike të Hysajt, për një rrogë prej 4 milionë eurosh, por tashmë duket i gatshëm që të pranojë këtë kusht, për të rinovuar kontratën me të.
Në këtë mënyrë, ai nuk do të rrezikojë të humbasë një futbollist të kërkuar në treg pa përfituar financiarisht prej tij nëse do të vendosë që ta shesë në të ardhmen.
Tani mbetet të shihet se si do të reagojë Hysaj ndaj këtij propozimi, pasi lojtari vetë është shprehur shpesh se të ishte gjithçka në dorën e tij, nuk do të largohej nga Napoli.
m.m/ dita

Na e bete si telenovelat turke ket djalken.
Te gjitha keto jane pallavra te manaxherit debil qe e manipulon dhe nuk e le te qete.
Ketu ku eshte katandisur, as Vllaznia nuk e don me, per lojtar formacioni…
Gjithe keto tre vjetet e fundit vetem llafe transferimi dhe ngrohje stoli…