“Njohja reciproke Kosovë – Serbi është e mundur” Lajçak jep lajmin dhe alternativat

Rovena Cerka

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet në pak muaj nëse ka vullnet mes tyre.

Ai tha se marrëveshja është “teknikisht e realizueshme”.

Lajçak  shtoi se anëtarët e BE-së presin që dialogu të vazhdojë pa vonesë.

Ai tha  në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Beta, se qeveritë e të dyja vendeve duhet të  “investojnë përpjekje dhe kapital politik”.

Ai tha se drejtuesit politik duhet “të kenë vullnet dhe guxim politik, si dhe një mandat nga populli, që do të thotë besim, mbështetje dhe mirëkuptim për popujt e tyre për çështje për të cilat negociojnë vendimet e vështira që pritet të vijnë”.

“Shtetet anëtare të BE-së presin vazhdim të menjëhershëm dhe përparim të shpejtë të dialogut drejt marrëveshjes, “me të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani që të respektohen dhe zbatohen”, tha Lajçak.

Ai theksoi se  marrëveshja duhet të gjejë zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e hapura dhe të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se BE ka për qëllim ta ndërmjetësojë këtë dialog.

Lajçak u shpreh se “që dialogu të vazhdojë pa vonesë dhe që të dy palët të bëjnë përparim të shpejtë në negociatat mbi një marrëveshje gjithëpërfshirëse”

“Në të njëjtën kohë, të gjitha marrëveshjet e mëparshme duhet të respektohen dhe zbatohen”, tha ai.

Share This Article
5 Comments
  • Tani mund te kerkohet shkarkimi i Keqo-slav Lajçakut pasi permbajtja e marreveshjes duhet te jete thellesisht politike, pra ky eshte per te siguruar qe te dy palet e kane vullnetin per t’iu permbajtur dhe jo marreveshje teknikisht qe do te prodhonte çarje njelloj si projekti i deshtuar serb, i kembimit te te territoreve.
    Nga ana tjeter duhet te futet ne loje administrata Biden, per te konfirmuar qe pala jone ka vullnet dhe gjithashtu te konfirmoje qe nuk e kap dot Europa marreveshjen, por vetem SH.B.A.

    • Serbia kurre nuk ka kerkuar “shkembim te territoreve”, por “ndrje te Kosoves”. Shkembimi i territoreve ishte ne favor te Kosoves me perspektive qe me pas te bashkohej me trungun ame-Shqiperine. Ne ardhjen e Al Bin-Mahmutit Kosova do t’i bashkangjitet Federates se Serbise, si republike me vete, krahas Serbise dhe Vojvodines.

  • Perderisa 5 shtete te BE nuk e kane njohur Kosoven vazhdimi i bisedimeve te udhehequra nga BE eshte nje tallje e madhe
    Perderisa republika grdke e Rusise gjysem Qirje Qiprua kordinojne Veprimet me Vucicin dhe Putinin duhet qe lideret e BE te bisedojne njehere me veti dhe kur te jene ne unitet le te zgjidhin ceshtjet e ballkanit
    Llastiku i brekeve te europes plake eshte liruar dheBE ecen vete mebreke neperkembe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *