Humbësi i çdo sondazhi nuk i shuan shpresat! “25 prilli do jetë ditë shumë e veçantë, shqiptarët do zhveshin barrën, ankthin, makthin…”

Rovena Cerka

Edhe pse humbës në çdo sondazh të publikuar,  Lulzim Basha nuk i humbet shpresat. Ai është shprehur sërish se me 25 prill shqiptarët do të votojnë për ndryshimin, i cili sipas tij vjen vetëm me Partinë Demokratike.

Basha ka folur edhe për “çlirimin” e shoqërisë nga një makth 8 vjeçar i një politike, e cila sipas tij, ka pushtuar jetën private dhe publike, normalizim, rritje ekonomike, integrim në Bashkimin Europian.

 

BASHA

” 25 prilli do jetë një ditë shumë e veçantë në historinë e vendit, do jetë dita kur shqiptarët do të zhveshin barrën, ankthin, makthin e këtyre tetë viteve. Unë besoj se masivisht shqiptarët këtë përgjigje e kanë në mendjet e tyre, në zemra e tyre dhe me 25 prill do ta konkretizojnë me votat e tyre.

Përballja e 25 prillit është ndërmjet një grushti njerëzish që kërkon të mbajë edhe katër vjet të tjera peng Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët bashkë në një bashkim për ndryshim në të cilin do të fitojë çdo shqiptar dhe çdo familje shqiptare.

Jam i bindur që alternativë tjetër nuk ka përveç votës për ndryshim e cila do të bëjë të mundur po kështu edhe ecjen përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian edhe ecjen përpara të ekonomisë dhe çlirimin nga ky makth tetëvjeçar i një politike që ka pushtuar jetën private dhe publike, normalizim, rritje ekonomike, integrim në Bashkimin Europian.” është shprehur Basha.

 

m.m/ dita

Share This Article
6 Comments
      • Humbesi i sondazheve te PS-se , se ato sondazhe jante gjitha te bera
        nga njerez te jane besnike te PS-se,
        ndaj ato Sonazhe
        jane te Pa-besueshme dhe jane te gjitha mashtrime

        • Raimond pseudovlonjati
          Ne fakt vetem syri TV i qimpak.shpejt nxjer fitues Bash Boratin tend…Keep dreaming.

    • Haaaaaa sa qesha .Te dhjefsha portokalline.Rrofsh o lom katruvja.Shyqyr qe na boni me qesh se per te tjera te hani ate qe nuk thuhet.

  • “do jetë dita kur shqiptarët do të zhveshin barrën,”
    barra nuk është veshje që të çvishet!
    barra hidhet,rrëzohet,por asnjëherë nuk çvishet!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *