DITA botoi dje (kliko KËTU) disa të dhëna mbi një nga koncesionet e shumta që hanë në kurrizin e qytetarit shqiptar miliona euro në vit për shërbime që taksapaguesit duhet t’ia garantonte pa pagesë shteti. Sqaruam disa koncepte bazë të operimit të tij, në vijim do t’ju njohim me gjetjet e hetimit tonë si dhe me përgjigjet që ka dhënë vetë GFI për pyetjet e dërguara nga redaksia e DITA.
Përpara se të shkojmë aty sot do njihemi me opinionet e dy personave me peshë në mendimin e opinionit publik, njëri politikan i njohur i së majtës, zv.kryeministri Erjon Braçe dhe tjetri, analist po aq i njohur, botuesi dhe gazetari Mero Baze.
Kur skandali i Panamasë që zbuloi paratë e fshehura të elitës botërore, nxorri në dritë edhe një shqiptar, të lidhur ngushtë me politikën e të gjitha krahëve në Tiranë, Baze publikoi se bëhej fjalë për një biznesmen të quajtur, Ismail Mulleti, ndërtues në vitet ’90, dhe ish-aksioner i një prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë “Hotel Tirana”.
Por këto biznese ishin thërrime përballë kompanisë “GFI Techologies”, ku ai është bashkëpronar, kompani e cila është e skeduar se fsheh pasuritë në parajsa fiskale në Panama. Baze shkruan se pas këtij biznesmeni, fshihet deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo dhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
“Ismail Mulleti është mbulesa e Genc Pollos në çdo biznes që nga viti 1996 dhe koncesioni i ngjyrosjes është njeriu që mbulon Shkëlzen Berishën. Lekët i paskan çuar deri në Panama po këta nuk duhen çuar aq larg. S’është keq Burgu Bënçës”, – tha Baze.
GFI Technologies u regjistrua në maj të vitit 2013 në Anguilla për të investuar në Shqipëri. Baze, i cituar edhe nga Karlo Bolino i gazetës Shqiptarja, një tjetër media serioze e vendit, shkruan se është përdorur një skemë e pastër riciklimi parash dhe mënyrë për të shmangur taksat.
Kurse sipas investigimeve të gazetarëve të huaj, bashkëpronare e shoqërisë “GFI Technologies” rezulton Global Fluids International S.A’. Kjo kompani në vitin 2015 ja shiti thuajse të tëra aksionet e kompanisë GFI Abania, partneres së saj “Petroleum Consulting Partners A.G. (PCP)” duke mbajtur vetëm 0.7% të tyre.
Sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit administratorë të GFI Abania janë Vangjel Birbo dhe Dorian Deltina, ndërsa njëri prej drejtuesve quhet Uzyel Ben Itzhak (gjeneral në pension izraelit). “Petroleum Consulting Partners AG” është një kompani e regjistruar në Zvicër në vitin 2012, me drejtor ekzekutiv Morax François.
Trima “me kapuçë” në kokë, e quajti Baze GFI Albanian kur kjo në përpjekje për të intimiduar median reagoi ashpër pas përmendjes në listën e Panama Papers në 2016. “Duket sikur ta ketë shkruar me dorë Berisha, se ai e ka këtë stil, që ti e akuzon se po vjedh arra, dhe ai të thotë “shiko çfarë mashtrimi, asnjë mollë nuk kam marrë” – thotë Baze.
Më poshtë shënimi i tij i plotë, botuar sot edhe nga DITA:

Nga Mero Baze
Pak orë më parë, në emër të kompanisë “Global Fluids International” (GFI), u shpërnda një deklaratë arrogante, e cila tentonte të daraviste mjegullën që mbulon një nga konçesionet më të përfolura në vend, lidhur me markimin e karburanteve, një prej aksionerëve të së cilës është përfshirë në skandalin e “Panama Papers”. Sqarimi është arrogant dhe spekulativ, pasi së pari tenton të na paraqitet si një propozim që ka ardhur për të shpëtuar shtetin shqiptar nga hajdutët, dhe së dyti të injorojë të vërtetën e dokumentuar mbi lëvizjet e kapitalit brenda këtij konsorciumi.
Pika e parë është sqarimi i tyre i gjatë, se përpjekjet për të marrë këtë konçesion kanë filluar qysh më 2010 dhe nuk është bërë ditët e fundit të pushtetit të Berishës. Kjo duket sikur ta ketë shkruar me dorë Berisha, se ai e ka këtë stil, që ti e akuzon se po vjedh arra, dhe ai të thotë “shiko çfarë mashtrimi, asnjë mollë nuk kam marrë”. Që shoqëria është liçencuar në vitin 2013, në fund të mandatit të Berishës, për këtë kemi V.K.M. e Berishës, por se kur e kanë njohur këta biznesmenët ilegalë, që as emrin nuk tregojnë, Berishën dhe fëmijët e tij, është pak interesante për ne. Biles unë besoj që janë e njëjta gjë dhe nuk ka nevojë të flasim për njohje.
Pika e dytë se “Global Fluids International”, nuk ka lidhje me GIF Teknologjy është dhe më qesharake, dhe i ngjan sërisht stilit klasik, të të përgënjeshtruarit të diçkaje, që nuk ja ka thënë dikush. Dokumentat zyrtare në QKR, provojnë se “Global Fluids International” (GFI) dhe Petroleum Consulting Partners A.G. (PCP) kanë krijuar së bashku një konsorcium të quajtur GIF Albania.
Sipas dokumentave të depozituara në QKR Petroleum Consulting Partners A.G. (PCP) ka pasur vetëm 25 për qind aksione, ndërsa pjesën tjetër e ka pasur GIF, që në atë kohë ka pasur kompani mëmë kanadezen “Eurocontrol Tecnical Group Sa” themeluar në Nevis në ishujt Leeward (parajsë fiskale) përfaqësuar nga Z.Gad Goden, ose Eli Zahavi. Dhe vetë Berisha, sado i trembur që dukej tek sqarimi që dha, pranoi se koncesionin ja ka dhënë GIF, por nuk mund t’i diktonte partnerët, se do ishte mafioz po ta bënte këtë.
Shkelja e rëndë ligjore dhe parimore e një koncesioni, është pikërisht transaksioni i vitit 2015, ku Petroleum Consulting Partners A.G. (PCP), e themeluar në Baar, Zug Zvicër, përfaqësuar rregullisht nga z. Francois Morax, është po ashtu një kompani Offshore, pasi Zug i Zvicerës është një parajsë fiskale njësoj si Panamaja apo ishujt Virgine, Cayman, Qipro etj.
Dhe fakti që qeveria e kishte dhënë koncesionin me arsyetimin se kanadezët kishin përvojë në këtë punë, dhe ata dorëzuan thuajse gjithë aksionet duke bërë pronar 99,93 për qind “Petroleum Consulting Partners A.G”. (PCP), është shkelje e rëndë e rregullave me të cilat ka filluar loja. Kështu është bërë me ARMO, kështu u tentua të bëhet me Albpetrolin, kështu u bë dhe këtu. Duket se janë të njëjtët ustallarë, e njëjta studio ligjore, dhe të njëjtët njerëz të Berishës që ndërtojnë skema.
Por, që të mos zgjatemi me “Petroleum Consulting Partners A.G”. (PCP), që ka marrë koncesionin e ngjyrosjes së naftës, as me fitimet apo vuajtjet e tyre në Shqipëri, ku me atë çmim që deklaron vet kompania për ton, fitojnë më shumë se grosistët që sjellin karburant për ton, ne kemi një kërkesë të thjeshtë: Na bëni publik kë keni aksionerë anonimë të regjistruar në parajsën fiskale të Zug në Zvicer dhe pse jeni anonimë dhe nuk mund të dimë kujt ia japim paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Ju nuk jeni duke bërë biznes privat dhe doni të ruani anonimatin. Ju jeni duke bërë shërbime me paratë e taksapaguesve shqiptarë, dhe ne duhet ta dimë kujt ja paguajmë, ose më mirë, kush na i merr. Bëjeni këtë sqarim dhe mos na lodhni me teori konspirative dhe sidomos me luftën tuaj, për të pasur qeveria “sa më shumë suksese në luftën kundër hajdutëve”.
Për njerëzit e thjeshtë nuk ka hajdutë të mirë dhe të këqinj, ndaj mos u përpiqni të dukeni sikur punoni për qeverinë, për t’u dukur hajdutë më të mirë. Plus ju keni dhe një dyshim më shumë: Jeni arrogantë dhe na mbani sekret dhe emrin, njësoj si ata hajdutët që të hyjnë në shtëpi me kapuç në kokë, dhe ti s’di me kë debaton. Megjithëse nga stili i përgënjeshtrimit, më duket se po flas me Doktorin!
Në prill 2016, skandali financiar i Panama Papers ose ndryshe parajsa fiskale e politikanëve të njohur në botë mbërriti edhe në Komisionin e Ligjeve në Parlamentin e Shqipërisë. Erjon Brace ishte i ashpër kur foli për një mungesë të thekuar transparence gjatë shitjes së aksioneve të kompanisë GFI ndërsa Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës pranoi dështimin e shtetit në gjetjen e të dhënave për kompanitë offshore.

Në lidhje me këtë skemë që u zbulua pas rrjedhjes se 11 milionë dokumentave, Kryetari i komisionit të Ekonomisë ngriti shqetësimin e fshehjes së të dhënave nga GFI e cila siç tha Erjon Braçe nuk kanë qenë transparente në shitjen e aksioneve. Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës e pranishme në komision për të raportuar për gjetjet e raportit të këtij institucioni e gjeti me vend këtë ndërhyrje. Në përgjigje të Braçes, Lindita Lati tha se Autoriteti i Konkurencës nuk ka informacion të pasqyrave financiare të GFI.
Braçe: Në 2015 kompaninë GFI Albania ndryshoi kuotat e aksioneve. Sa transparente ishte shitja e aksioneve nga kompania themeluese?
Lindita Lati: Janë thjesht faqe të printuara dhe nuk plotësojnë kushtet. Kemi pasur po të njëjtin problem edhe sa i përket ARMO-s kur kemi diskutuar ndryshimin e aksionerëve dhe i jemi referuar edhe Autoriteteve të Konkurrencës psh në Zvicër për të patur një ndihmesë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të gjetur evidence në lidhje me xhirot e këtyre firmave. Por janë firma off-shore dhe rrjedhimisht nuk mund të gjejmë informacione mbi xhirot e tyre. Meqenëse këto transaksione bazohen në firma të ndërtuara në territorin e Shqipërisë ku xhiroja e tyre është zero lekë, i vetmi instrument që mbetet është që në marrëveshjet koncesionare duhet të jetë e shprehur qartaz që sa herë të ndryshohet paketa, qoftë dhe në miniaturë paketa e kontrollit të koncesionarit duhet të merret autorizimi nga autoriteti nënshkrues i marrëveshjes koncesionare. Dhe rrjedhimisht kjo vjen dhe një instrument ekstra tek Autoriteti i Konkurrencës.
Braçe: Shtatë ekstrakte të shtatë kompanive të ndryshme të lidhura me personat që përmendët dhe të mos kuptoj se kush është pronari, në dokumenta zyrtarë të shtetit shqiptar, kjo është e tepërt. Jo vetëm që nuk ka lidhje fare me transparencën, por ky është një akt që duhet të marrë fund. Kemi ndërtuar një qendër publike të regjistrimit të bizneseve për të patur transparencë mbi pronësinë e këtyre kompanive, për më tepër kur bëhet fjalë për marrëveshje koncesionare të votuara dhe në parlament një pjesë. Dhe që gjithmonë jemi në kushtet kur nuk dimë kush është pronari. Nuk është vërejtje thjesht për juve, është vërejtje për ekzekutivin në radhë të parë që nënshkruan marrëveshje. Mezi po e pres nënkryetarin tim, të vijë të më thotë se kush është pronari i GFI, që të dimë se kujt i paguajmë para ne qytetarët e Shqipërisë.
Skandali i “Panama Papers” u prek në Komisionin e Ligjeve edhe nga deputeti socialist Pandeli Majko: “Shpresoj që Shqipëria të dalë e pastër nga skandali i Panamasë” – tha ai, ndërkohë që pyetjet e ngritura ishin disa: Kush fshihet pas koncesionit të ngjyrosjes së naftës? Kush është GFI Albania që kontrollon monopolin e markimit të naftës?
Vijon nesër

Shqipëria është vendi i dytë në Evropë për nga pasuria natyrore për frymë. Kemi naftë, krom, bitum, dhe bakër. Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore, kemi më shumë pasuri natyrore për frymë seç kanë grekët, turqit, italianët dhe gjermanët.
Po ta monetizonim pasurinë natyrore një familje me katër persona do të përfitonte rreth 54 mijë $. Me një fjalë, vetëm prej pasurisë natyrore nuk do kishte asnjë familje të pastrehë.
Por pasuria natyrore zë vetëm 24% të pasurisë kombëtare. Shqipëria ka gjithashtu dalje në dy dete, ka 300 km vijë bregdetare, ishuj, tokë pjellore dhe klimë mesdhetare. Kemi rezervën ujore më të madhe në Evropë dhe kemi 300 ditë me diell, të cilat në kohën e energjisë së rinovueshme janë një pasuri e jashtëzakonshme. Kemi gjithashtu një nga popullsitë më të reja në Evropë, dhe një shoqëri me një ambicje të jashtëzakonshme për edukim avancim profesional. Për këtë mjafton të shohësh trendin emigrator dhe përqindjen e studentëve që shkojnë për të studiuar në shkollat më të mira në botë.
Mirëpo, në të njëjtën kohë, Shqipëria është një ndër vendet më të varfra në Evropë. Rrogat në Shqipëri janë më të ultat në rajon, duke mbetur pas edhe fqinjve si Maqedonia, që kanë një rrogë mesatare dy herë më të lartë se ne.
Pra (jo pa mllef) lind pyetja: “po si ka mun’si mo ‘lla”?
Ne jemi të varfër për shkak të politikanëve të korruptuar që na kanë qeverisur por edhe prej politikave të gabuara që janë ndjekur. Një prej tyre jane KONCESIONET
Po si s’ka mut’si o lla? Ka që ç’ke me të dhe pikë. Mut’tharët kanë një jetë që i nxjerrin ujin e zi atij vendi, dhe tre milion kulufa të uritur e të grabitur ose qepin gojën e rinë si mut i lag, ose grinden, kacafyten e therren mes vedi për një të parë shtrembër, për një shtyrje gardhi apo siç dëgjojmë shpesh dhe për të “mbrojtur nderin” e baxhellave që kanë ke shpaja.
Kush nuk i ka kuptuar (ose bën sikur nuk i kupton shkaqet thelbësore të vuajtjeve të skipetarëve dhe braktisjen e detyruar që ata po i bëjnë vatanit, ai ose është 100% rrotë karroce, ose 100% sojsëz!
Cojeni ceshtjen ne SPAK, dhe le te shohim ca do beje SPAK,
Pra, eshte e thjeshte fare. nuk ka nevoje per llafe te teperta dhe ironi
Aladini shifrat tuaja nese jane shkencore e permbledhin me saktesi kirurgjikale problemin e madh qe ka shqiperia me kete klase politike.
Shqiperia vend i pasur me njerez te varfer!!!
Pse?? Vjedhje apo paaftesi?? Te dyja bashke!
I nderuar, shifrat jane te sakta.
Veç, kesaj, vetëm në dekadën e fundit privatët kanë nxjerrë rreth 9 milion ton naftë nga rezervat tona nëntokësore.
Nëse kjo do të ishte menaxhuar nga shteti, pra nese PS do sillej vertet si e majte, do kishim të paktën 660 milion $ më shumë në buxhetin e shtetit.
Për t’i vënë këto 660 million $ në perspektivë, po të kujtoj se i gjithë fondi për ndihmën ekonomike është 26 herë më i vogël (25 million $).
Me fjalë të tjera, vetëm nga fitimet e kromit dhe naftës ne do kishim garantuar se 26 vitet e fundit (ose të ardhshme) në Shqipëri nuk do kishte më asnjë fëmijë të varfër.
Por në fakt çfarë kemi bërë? Thjesht kemi shtuar palat në barkun e dhjamur të disa oligarkëve.
Kjo Lindita Lati vetem ka prelare lekët dhe jo pak gjithë këto vite dhe jo vetëm që nuk ka bërë punën për të cilën paguhej por shpesh ka bërë të kundërtën e asaj që duhej bërë. Një investigim për këtë vemie të korruptuar mund të dilte në konkluzione skadaloze sesi institucionet që paguhen me taksat e shqiptarëve në shumë raste kanë punuar kundër interesave të tyre.
Hajduti kryeminister i shtoi cmimit te Karburantit edhe 240 leke mbi cmimin ekzisutes
Ndaj keto qe thone keta dyshja do kishin kuptim nqs Rama nuk do e ngrinte akoma cmimin e Karburantit,
por jo tani qe cmimi jone i Karburantit ka zene vendin e 3 te ne Bote,
per shkak te Takses Rama qe ju shtua cmimit ekzistues te Karburantit
Ndaj , duhet qe te gjitha votat, dhe sidomos Socialsitet , tja japin Bashes ne menyre qe edhe cmimi i karburantit te ulet,
duke hequr Taksen Rama,
por qe edhe Partia Socialiste te shpetoje nga nje funderine morale dhe krijese skizofrenike si Rama hajduti,
dhe ne te njejten kohe te shporren me shkelma nga kreu i PS-se
gjithe keta te sektit kriminal “Rilindja” ,te cilet
kane si qellim kryesor vjedhjen per xhepat e tyre dhe te shefit te tyre
O zot mezi po pres te vije Berisha per here te 3 te qe ta rafshoje perfundimisht .E treta e verteta.Nuk mendoja se pas 30 vitesh per here te 3te monstra Berisha I fshehur pas kuklles idiote Basha do te ishte rezik real per te sunduar e shkateruar kete vend e popull serish.nese ndodh eshte faji I vet njerezve te ketij vendi.
Po si spjegohet qe ju keni kaq shume “fakte”(por vetem per gazeten tani ne kohe fushate) dhe nuk i dergoni te SPAK.
Nuk i con ne SPAK, sepse nuk do qre ta lodhi SPAK–un lol
Mero, zedhenesi i Ramutit per cdo problem qe diskrediton hapur Ramutin en bashkepunim me mafien e koncesioneve ne Shqiperi.
Mero, si heroi i varrezave greke dhe delimitimit sigurisht qe nuk ka hezituar aspak, me paturpesine me te madhe, te legjitimoje moralitetin e varreve dhe e heronjve “te rene ne Peshtan dhe malet perreth, (kockat e te cileve bien me shiun nga Mali ne Peshtan, eee. mos harroni>, dhe ne te njejten kohe, pasi Kotsias ua nxorri bojen, te drejtoje gishtin e akuzes te Rudina Magjistari.
Ky lloj kerme eshte Mero. Dhe po e tha Mero, Ramuti siguron moralitetin e qeverise se tij.
I duhet pra Mero, qe tja serviri publikut si te pabeshme anullimin e koncesionit. I duhet Mero qe ti mbushi mendjen Shqipkareve, qe mareveshjet e Berishes me Greqine duheshin zbatuar nga Ramuti, se nuk kish cbente, i kishte kembet ne nje kepuce.
Keto jane gjepurat qe shet Merua, si te verteta absolute. Cdo gje ne Shqiperi keshillohet nga Mero dhe kermat e Rilidnjes, si ky kellira Abrashi brace
Te tjeret nuk mendojne dot. As nuk kane tru, dhe po ju doli ndonje proteste e voge, fusin Brizida Gjikondin.
Si pidh i madh edhe ajo, jep mend rreth e rrotull se kur duhen bere protestat dhe per cfare. Dhe si duhen bere.
Detyra e shqipkareve eshte qe ti duarrtroksasin, dhe ti komplimentojne. Copa muti njerez
Pas 8 vjete qeverisje pyesin akoma keta se kujt inkemi paguar leket.
Po kapini pra ju qr ca derdellisni kot.
Derintani spo u ndjenit apo junka ardhe veza te bytha dhe shani kundershtarin hajdut ke vjedhur. Ti je me hajdut tinje kriminel, une jam hajdut po vjedh me ligj. Ju jeni kthyer te tere ne grabites dhe zoti jua shperblefte si e meritoni!
Per koncesione nuk ka merr .dot njeri edroges, sado ta shtrengoje bythen e shtremberuar qenushi brace
Sskte, po kjo nuk do te thote te mos kritikoje koncesionet “e Saliut”.
Se si te jene te saliut si te edvinit, mbi kurrizin e kalamajve tane jane
Shiko, merua kritikon te saliut, sepse tek ato nuk
nguli dot dhembet.
edroga i ka hedhur ndonje kocke dhe keshtu
qe ja ka mbyllur gojen.
perfundimisht si ti kritikoje si mos ti kritikoje merua
une dhe ti njesoj e hame mutin.
rrofte allbania urupinane,
per mashtruesit,grabitesit e trafikantet eshte bere
DITA: Për kaq sa lexova dje dhe sot në DITA,del se KRIMI me pasurinë Kombëtare në Karburante e kudo është i madh.Dhe vjedhja e parave të popullit është katastrofike.
-Këto mashtrime marramëndëse 30 vjeçare kanë një EMËR-SALI RAM BERISHA.
-Dhe emrat e atyre që vjedhin pasurinë e popullit nuk do dalin kurrë.Kjo pasi tek NE DREJTËSIA ËSHTË TREDHUR NGA S.BERISHA.
-SPAK është një zgjatim i Krimeve të rënda që drejtohej nga Tropojani B.Hajdarmata vegël i Tik Llallës dhe të 2 masha të S.Berishës.Ndaj Sb nuk ikën nga politika.Pasi po ra tulla e parë e themelit…do të rrëzohet e gjithë ngrehina korruptive dhe kriminale.
-Nëse nuk i pritet koka GJARPRIT SB në këtë vëndë do të vidhet edhe pasuria e mbetur prej 80 mild.$,pasi u vodhën 530 mild.$ që nga 1992-2013.
-Këto vjedhje skandaloze 30 vjeçsre nuk mud ti zbuloi Qeveria Rama,i cili nuk po di se sa po vidhet e kush po vjedh,pasi po merret me punë të tjera.
-Me këto punë duhet të merret DREJTËSIA,por Ajo është kapur nga Sb që në 92 me kursin e plepave.
-Në Shqipëri duhet të jepet komanda SOS. Të krijohet një gjykatë speciale nd/kombëtare për të zhbërë KONÇENSIONET që nga 1992-2021.
-Nëse në 25 orill vjen në pushtet Berishizmi…pasuria e vjedhur nuk do zbulohet kurrë,por do vidhet edhe Ajo që ka mbetur.
-Ndaj Sb,Im,Lb..janë hedhur në sulmë kundra E.Ramës për ta rrëzuarë me çdo kushtë qoftë dhe me ARMË.
-Armët e municionet e shumta të gjetura në bodrumet e Tiranës me FLAMURIN E PD tregon se KryeOpozitarët po përgatiten për një 97,98 të dytë.
-Ardhja e Albin Kurtit Kosovar me ministrat e tij për fushatë elektorale në Lezhë,Gjirokastër,Tiranë e kudo…më ngjan me Bujar Bukoshin e grushtit të shtetit 1998 me Sb.
-Opozita Kosovare dje foli kundra KM A.Kurti që ka braktisur Kosovën për të krijuar destabilizim në Shqipëri.
-FLM DITA
Me keto pune merret Mero, ..dhe Etem debili. E denoni Berishen me dhjetra here, dhe vazdhoni ta denoni prape nga e para
Ethemi cfare thote sot nuk thote neser
Ethem Lalaj qenke me te vertet Vellai i karit —
hahahahahaha …Hajde rrot gomari hajde
Po c’analist eshte Mero Baze more? Merua i shkrete u bo qeros duke mbajtur koken te byth e pushtetit rradhes, shume vite te verra e Saliut e te tjere vite me pas thelle te verra Rames.
Sa per freskim kujtese – Mero Baze ka botuar kur ishte i strukur te verra Saliut ate Kartelen mjekesore te te semurit mendor Edi Rama.
Kurse ky Bracka vocerr ishte ai qe ne opozite ulerinte “Kur te vije PS ne pushtet ate borxhin publik do ta ndaloje me ligj jo me te larte se 60%” Sic duket nuk e di i shkreti se ai borxhi publik ne qeverine ku eshte zv. kryeminister ka arritur kampionin nga 1990.
Haj nje mut te madh brace bashke me shal gjatin keni 8 vjet ne pushtet dhe vazhdoni qani pse nuk u bene te ditura per publikun e dime qe drejtesia nuk funksiononte per ti bere publike e kishit ne dore , po zaten mbajtet ne pune dhe punsuat demokrat dhe lsi dhe tani po u thoni antarsise se ps qe sna la euroleshi
Po mirë ore Braçe, po kush iu pengoi juve të hetoni për përfituesin fundor të parave të konsensioneve shqiptare, për pasojë se ku shkojnë paratë e mbledhura të taksave? A nuk e keni të gjithë ekzekutivin ju? A nuk keni një mori me agjenci dhe institucione? Mjaft me dërdëllisje në FaceBook se nuk po ndihmoni gjë, përveç se po vendosni “gjoba” të reja … komplet TALLAVA’
Edhe afrikanët flejnë mbi diamante, por janë njerëzit më të varfër të globit. Pasuritë e tyre grabiten nga “biznesmenët” vendas dhe “investitorët” e huaj. Kështu është ndërtuar bota kapitaliste për ato vende dhe popuj që nuk janë të zhvilluar. Rama është pjesë e sistemit. Nuk duhet pritur gjë nga ai. Vendi ka nevojë për një parti nacional/socialiste. Ndryshe do bjerë poshtë e më poshtë.
Katarakti, ti e di mire se sa te mira na solli socialnacionalizmi jot sa qe se mbushem njehere barkun me buke.
Lekët ne Panama nuk i ka çuar vetem Genc Pollo dhe Shkelzen Berisha,por edhe Edvin D’Rama,Arben Ahmetaj,Damian Gjinkuri e kompani,dhe kete e din fort mire zagari Mero Baze,prandaj edhe akuzat e tij nuk e kalojn cakun e lehjes ,sepse nuk e ka patur kurrë qytetarinë dhe kurajon civile te ngre padi,provinciali qe eshte vetëperdorur si zagarë nga Berisha dhe Rama.Si zagarë Baze eshte ne elementin e vet dhe i tillë do te mbesi deri ne fund,se nuk del dot jasht lëkurës së tij.Bombat tymese te Karlo Bolinos dhe Mero Bazes jan gjithmone ne sinkron dhe porositesi eshte po i njejti person,mafiozi Edvin D’Rama,qe edhe me paaftesine dhe aferat korruptive te Qeverise së tij kerkon te fitojë pikë!Mendoni vërtetë ju se eshte Media serioze gazeta Shqiptare e zagarit te “rilindjes” Karlo Bolino,qe mori me qera 20 vjeçare me firmen e Edvin Escobar D’Rames një pronë shteterore me siperfaqe 4 mijë metra katrore,prone qe ka trashegimtare shqiptare ?Nje i huaj merr pronen e nje vendasi ne Kryeqytet!Edhe Mero Baze dikur zagari Berishes sot zagari D’Rames,eshte gjithashtu shume serioz.Ndersa Erjon Braçe(që pretendon se e ka si Vella Ramen) që bën rrolin e publicistit,ka harruar qe eshte zv.kryeminister,aq i idjot eshte.Idjot dhe frikacak,sepse nuk ngre padi,dhe keto probleme nuk guxon ti diskutoje me Kryeministrin,por i qahet publikut shqiptare!
Mashtruesi ordiner Edvin D’Rama,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”
Perroi psiqik i adash skizoidit vazhdon…enjoy
Doli muti
Eshte vertet per te ardhur shume keq, qe na shkruani artikuj, ku sheshit aludohet se parate tona vidhen.
Ne artikull disa here citohet se kjo eshte shkelje e rende.
Ne si qytetare taksapagues te ketij shteti kemi gjithe te drejten te pyesim: Keto qe ju i quani shkelje te renda a jane te denushme ne kodin tone penal?
Nqs po cfare ju pengoi ti denonconi?
A tentuat te rregulloni kodin penal ne kete drejtim?
Nqs jo dhe jane manovra qe jua mundesonte ligji i koncesioneve, cfare ndryshimi keni bere ne kete ligj qe te mos ndodhin te tilla fenomene?
Ju lutem duhet te kuptoni se nuk ju kemi zgjedhur per te na treguar se keshtu beri ky apo ai, por per ti cuar atje ku i takon kujdo qe guxon te preke parate e popullit dhe per prere rrugen me ligj te cdo ekzekutivi qe tenton me manovra te boshlleqeve ligjore te preke parate tona.
Nuk mund te pranojme nga ju qe te hiqeni si viktima, por te jepni llogari se cfare bete apo s’bete per te kontrolluar si administrohen leket tona.
Mjaft me artikuj pa bereqet!
I besoj Meros plotesisht, qe ahere kur shkruante se Edi Rama ne gjygjin e divorcit me Matild Makocin atesine e Grigorit ja faturoi bab Kristaqit !
kan 31 vjet qe shqiptaret luftojn me njeri tjetrin se kush kerme eshte me e mira,zihen cin do fotojne kush mafjoz vjell me pak popull !!!!!!!!
Elio shqipet ne vend se me u ba bashke kunder te keqes, ketu koncesionet e ligjet idioteske qe mbrojne keto koncesione grabitcare, grinden per Njishat e partive qe bashke ndajne yorten e ne na lane me gjishtat ne goje!
Pra duhet te votojme jashte ketyre partive , ato qe kerkojne te ardhura per minatoret ato qe kerkojne qe lumenjte te shfryetesohen per popullaten lokale e jo per oligarket etj!
Mos te grindemi kot per ta po te bashkohemi kunder tyre per te miren tone!
Mjaft me , o Brace ,bashke me Mero Bazen ,ikni dhe beni kallxim penal tek SPAK per keto pislleqe dhe pike .Jeni bere me se te peshtirshem ,ne sy te populit mbare shqiptar .Mjaft eshte mjaft .Te pakten na lini rehat ,me keto mbrockullat e juaja para zgjedhjeve .
Kur keto fakte kaq tronditese ,dalin ne kohe zgjedhjesh e humbasin vertetesin dhe shndrohen ne”thashethem” fushatash zgjedhore! Fakte te tilla perbejne objekt per ndjekje ligjore ; Por as Genc Pollo qe po vegjeton prej 30 vitesh ne Parlamentin dhe ”qeverit”Shqiptare ,as Shkelzen Berisha ,”femija ” me i perfolur ne familjen Berisha nuk jane paditur per keto krime qe perserpten
gati per cdo vit!
Nuk kuptohet pse behet qimja tra.
Nuk del dhe nuk dihet pronari dhe shteti nuk di cfare te beje
Po mire mor te keqen nuk do mend dhe kalem
Mos paguajme fare dhe kujt ti djegi le te shkoje ne Gjykate dhe ja ku u zgjidh.
Çfare eshte ky pronar mister .
Shteti i ka gjet pronar dhe 1 dege ashashi te mbjellur ne mal jo mos te gjej pronaret e qindra milioneve
Muhabet kot .
Me vendim te prokurorise te kerkohet pronari per te dhene ça shpjegime dhe po su paraqit te shpallet ne kërkim
Meqe zotria X qeka kodosh shteti ta tregoje qe e kap lepurin me qerre ose ne te kundërt i bie qe mos te kapi dot breshkén me Ferrari
Shtet leshi robte me gjithe Brace e Pollo me kompani
Kur bejne gam gam bejne qe te marrin ndonji valixhe dhe aty pastaj e harrojne.
Ne 30 vjet nuk kemi pare asnji politikan ti sekuestrohen pronat dhe te dali ne gjyq.
Fullani Llalla dhe te tjeret kane marre shperblime jo denime.
Shtet leshi vetem snajperi I ben pune ketyre
Keto cicerima te vogla zogu alla Baze-Brace nuk na prishin pune neve antishqiptarve, sepse keto vjelje dhe derdhje parash te shtetit shqiptar neper firma “KCK” jane tashme ne mode ne Shqiperi e kudo, ne cdo vend te Europes dhe botes! Tashme lidhjet mafioze jane internacionalizuar dhe permes disa leshko-gomerve te vene nga ne, si puna e Rames & Co., keto lidhje mafioze nuk mund te keputen me, sepse rrjeti yne mafioz shkon ne zyrat me te larta te Uashingtonit, Londres, Berlinit, Moskes, Pekinit, Tel Avivit, etj- Tashme Shqiperia eshte ne doren tone, te antishqiptarve dhe mafiozve nderkombetare! Mos u lodhni kot!