Pneumologia flet për rikuperimin pas Covid: Pse duhet të bëni aktivitet fizik

Ornela

Silvana Sadria u shpreh se grupmoshat më të mëdha, në krahasim me të rinjtë, sidomos ata me sëmundje shoqëruese, e kanë më të vështirë rikuperimin pas infektimit me koronavirus.

E ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, pneumologia theksoi se gjatë fazës së rikuperimit, krahas regjimit ushqimor, rekomandohet gjithashtu dhe aktiviteti fizik.

“Moshat e reja e rikuperojnë shpejt. Kur nuk kanë patur as prekje në mushkëri, rutinës i kthehen më shpejt, por stadi i dytë dhe i tretë që kanë patur prekje të mushkërive e kanë më të vështirë, dhe kujdesi ndaj vetes tregohet tek secili pacient.

Fillon që tek mënyra e ushqyerjes. Imuniteti nuk krijohet as për një muaj kështu që ushqimi ka shumë rëndësi, dhe një aktivitet fizik.

Ankesa kryesore në momentin që e kalojnë referojnë lodhjen, këputjen, në varësi të oksigjenit dhe themi gjithmonë vazhdoni lëvizjen.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *