Nga Bedri Islami
Thuajse një javë më parë, si duket e parashikuar nga të dyja anët, njëra që e planifikoi dhe tjetra që e priste, ndodhi një përplase institucionale, që, më shumë se të kishte për autorë kontrollorët e ajrit, kishte nisjen në presidencë dhe në kryeministri. Greva e pashpallur e kontrollorëve, e mbuluar me stresin, si një gjetje mosndëshkimi, furishëm përplasi dy akullnaja të mëdha, që iu vërsulën furishëm njëri-tjetrit. Ilir Meta dhe Edi Rama gjetën goditjen e re; por, ndërsa i pari, Ilir Meta, prej kohe i ka shpallur luftë shtetit të tij, e jo vetëm shtetit të tij, i dyti, Edi Rama, gjeti zgjidhjen e përkohshme, duke patur më pas zgjidhje të vazhdueshme.
A do të shkrihen ndonjëherë këta dy akuj?
Është naive të besosh se e gjitha ishte një shtytje e rastit e një sindikate të pavarur, që nuk kishin marrë asnjë garanci, po aq naive të mendosh se ardhja e “grevëthyesve” ballkanikë, turq dhe grekë, ka qenë kokëshkrepje e të parit të qeverisë dhe është bërë pa asnjë marrëveshje me institucione të rëndësishme të sigurisë jashtë shtetit shqiptar. Ajo që duket, si ndodh shpesh me aisbergët, është kurdoherë më e vogël se pjesa e fshehur.
Historia mes Edi Ramës dhe Ilir Metës është një përzierje dashurie, urrejtjeje, mërie, zemrash të thyera, bashkimesh dhe ndarjesh, e shfaqur dhe e fshehur, pas perdeve apo në qiell të hapur, mëkatesh dhe ecurish, e lodhur dhe e ringritur, mizore herë pas here dhe ngashëruese në herë të tjera; mbështetëse e plot nënkëmbëse, dhe, në të njëjtën kohë, e thepisur.
Asnjëri nga dy burrat e politikës nuk ka pasur kaq shumë zemërim dhe përdëllim ndaj të tjerëve, sa kanë tani ndaj njëri tjetrit.
Të duket sikur janë të gatshëm për të nisur një betejë të re, apo për të patur një përqafim plot mall. Ndodh, si në dashuritë e urrejtjet e mëdha, që pas grindjeve, vijnë edhe netët pasionante.
Tani për tani, divorcin e kanë shpallur të hapur, pa asnjë mundësi pajtimi dhe të duket se janë në dy skajet e litarit të politikës, duke hyrë si në ato gjyqet e pafund për ndarjen e pasurive, çka ndodh me të gjithë çiftet shumëvjeçare.
Të dy njëherësh nuk qëndrojnë më dot në politikë: njëri duhet të shkojë. Ilir Meta e ndjen se është në pikun e një gjendjeje që nuk e ka njohur më parë. Edi Rama, po ashtu, e ndjen se ka kohën e tij për t’i dhënë shtysën e fundit. Ilir Meta e ka shpallur kredon e tij politike, për të dërrmuar Edi Ramën, përmes asaj që e quan referendum; ndërkohë Edi Rama synon të dërgojë për skrap Lëvzjen Socialiste për Integrim.
Ilir Meta ka lënë planin rezervë, pas miratimit të Berishës, që në rast humbjeje të marrë liderllëkun e gjithë opozitës, duke e ridërguar Bashën në Holandë. Edi Rama, që nga shtatori, ka forcuar skalionin e tij politik, financiar dhe ka grumbulluar “të fortët”.
E habitshme është se, ndërsa kanë hapur të gjithë skalionet e betejës, më të rëndësishmin nuk e ka hapur asnjëri prej tyre: aferat financiare, të cilat ia njohin sho-shoqit deri në imtësi, pasi, jo pak herë, kanë qenë të përfshirë sëbashku ose në dijeni të asaj që ka ndodhur.
Në katër vitet e fundit, kur Rama qeverisi i vetëm, pra, kur kishte të gjithë mekanizmat shtetërorë në kontrollin e tij, me përjashtim të KLSH dhe të Bujar Leskajt, ai nuk bëri asnjë hapje të dosjeve që i di se ku janë dhe si janë. Si të kthente bujarisht të njëjtën monedhë që i davariti Meta kur ai ishte në pushtetin qendror, ndërsa Rama u largua edhe nga drejtimi i bashkisë së Tiranës.
A e kanë seriozisht këtë përplasje apo është e gjitha një përsëritje e asaj që ndodhi pas skandalit të videos së famshme Meta – Prifti dhe, më pas, gjërat mund të qetësohen dhe zemrat mund të ankohen nga largësia e njëra tjetrës?
LSI ndodhet në zgripin e saj politik. Nuk ka qenë asnjëherë kështu. Do të jetë e lumtur nëse ruan gjysmën e mandateve të tanishëm dhe, si duket, me gjithë bujarinë e Berishës, për t’i lënë zona të lira zgjedhore në disa bastione demokrate, si në Kamzë apo Paskuqan, si ndodhi vite më parë ku votat e mbetura u numëruan si të ishin të Metës, përsëri sondazhet e nxjerrin atë në një rënie drastike.
Megjithë përbetimin për të përmbysur pushtetin e Ramës, LSI është shquar për nuhatjen e pushtetit dhe vënien e tij në kontrollin partiak. Ashtu si është e njohur për surprizën zgjedhore. Dy herë radhazi, kur është menduar e përmbysur, ka sjellë habi politike. Kjo është e treta; mund të përmbyset lehtësisht, kjo edhe nga kodi i ri zgjedhor, por edhe nga mungesa e joshjes me vende pune, prakticizëm i përdalluar i saj.
A ndjehet i rrezikuar Ilir Meta? Me siguri, po. Aq sa nuk ka besim se Edi Rama mund t’i zgjasë dorën e djathtë për ta nxjerrë nga bataku, po aq është i rrezikuar edhe nga Lulzim Basha, që do të përtojë t’i zgjasë dorën e majtë. Ndërsa e shikon rrezikun tek e majta, goditja do i vijë nga e djathta. Ftohtësia e ndërkombëtarëve ndaj tij është njëra shenjë, më e rëndësishmja, por jo e vetmja. Ajo ftohtësi mund të certifikojë, por jo të shpallet. Nëse nuk do të ishte në postin presidencial, vështirë, do të thoja e pamundur, që zoti Palmer, nga Departamenti i Shtetit Amerikan, do të takohej me të. Zoti Palmer, më shumë se me Ilir Metën, u takua me postin e tij.
Anashkalimi i zonjës Kryemadhi ishte shenja e dhënë; shenjat e tjera i jep Basha, që, duke bërë fushatën e tij politike ka sprapsur njerëzit e Metës. Edi Rama e sulmon hapur, Basha e sulmon me heshtjen e tij. Në mes sulmit të hapur dhe heshtjes, ai do të kishte dëshiruar mbështetjen e kujtdo, për të mbijetuar politikisht. Zhurma e tanishme e Ilir Metës, kërcënimet me burgosje e prerje duarsh, destabilizim dhe “dy milion shqiptarë” në ruajtje të votës, parakalimet me “të fortë” rrethanas, një farë shpallje lufte, të gjitha i ngjajnë shkollës së Berishës. Ilr Meta sikur kërkon pazarin e radhës.
Pazarin politik ai e kërkon nga Departamenti i Shtetit, si kusht për të mos pasur destabilizim të vendit. Për deri sa nuk do të ketë një amnisti politike, nuk do të ketë qetësi. Do të provojë gjithçka dhe do të ndërmarrë gjithçka. Do të jetë përditë dhe më i ashpër, për të shkuar drejt një qetësie. Është më i tronditur se sa pas videoskandalit me Dritan Priftin, që ka lënë pas edhe video të tjera, të cilat mund të jenë edhe në çantën e baba Takut, por edhe tek ata që dikur, sipas kryeprokurorit Llalla, kërkuan arrestimin e tij. Shushatja nga heshtja ndërkombëtare, të cilët njohin institucionin, por jo bartësin e saj e kalon gjendjen e tij në halucinacione dhe në shpalljen e luftës së hapur, duke pritur pajtimin e fshehtë.
Mund të duket krejtësisht ireale një bashkim i Edi Ramës dhe Ilir Metës, aq sa duket ndjellëse një qeveri e gjërë koalicioni mes opozitës dhe shumicës qeverisëse.
Një javë e gjysmë si sot shqiptarët do të dijnë se kush do i qeverisë në katër vitet e ardhshme. Nga njëra anë do të jenë qeveritarët e sotëm, dhe, përballë tyre një mori e pafund partish, partizash dhe deriçkash politike, të cilat do të shtyhen për ta rrëzuar atë, e pastaj, nëse ia dalin, për të rrëzuar njëra tjetrën.
A do të jenë këto 10 ditë që do të trondisin gjithë vendin?
Fushata, e filluar më dy mars të vitit të shkuar, përmes një mitingu të pamenduar elektoral presidencial, do të ashpërsohet në secilën nga ditët e mbetura dhe përplasjet do të jenë të zhurmshme, të ashpra dhe të egërsuara. Si çdo herë kur diskutohet për pushtetin, çka do të thotë kur fjala është për zotërinjtë e tenderave, të qarkullimit të duarve ku lëviz pasuria, nënshtrimit të shumicës, e cila, paradoksialisht është e detyruar të zgjedhë të keqen më të vogël. Asnjëherë, deri më tani, të mirën më të madhe. Një popull i rrënuar nga iluzionet e humbura nuk ka rrugë tjetër.
Sado që krahun më të ndjeshëm të opozitës e nxjerr Partia Demokratike, e cila ka një lider të emëruar dhe një tjetër të përhershëm, dhe, si duket përballja e tyre do të jetë më tepër në një rrafsh përplasjesh që duken e nuk duken, ajo që lëviz fuqishëm gjërat e nëndheshme në këtë përplasje qëndron tek simotra e saj, Lëvizja Socialiste për Integrim, që, po ashtu ecën përmes dy liderësh; njerën të dukshme, agresive pa patur agresivitet, dukshëm e qëndrueshme pa dëshmuar qendresë – shembulli i shembjes së teatrit- dhe tjetri, po ashtu i dukshëm, agresiv deri në thelbin e agresivitetit, njohës i botës së nëndheshme më shumë se gjithë të tjerët dhe përdorues i saj në mënyrën më agresive të mundshme, që, edhe pse është deleguar nga e majta në selinë presidenciale, për të neutralizuar veprimet e tij, ai prej kohe e ka zhveshur shpatën.
Ndryshe nga Basha, lideri i opozitës, që betejën elektorale e merr lehtësisht dhe, pavarësisht tonit të ngritur të zërit në studio TV, hipjes majë makinave dhe dy gishtat, nuk ka asgjë tjetër që të trembë, apo që mjaftohet me ofertën si të vitit 2017, Ilir Meta e di se humbja e radhës mund të jetë fundi i tij politik e ndoshta edhe përtej saj.
Që herët, ndoshta që nga dita kur opozita vendosi budallshëm të largohet nga parlamenti dhe t’i çelë Edi Ramës të gjitha dritat jeshile, Ilir Meta e ka kuptuar se gjendja është shumë më serioze nga se mendohet tek shqupi politik dhe se, as qetësia përfituese e Bashës dhe as zemërimi digital i Berishës, nuk mund të mbushë hendekun që do të krijohej nga humbja e radhës. Humbja e opozitës është në radhë të parë humbja e Ilir Metës.
Ai, më mirë se kushdo tjetër e di se Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike pa identitet politik, pra, as e majtë e as e djathtë, as e qendrës dhe as e kurrkujt, por është një lëvizje me prakticitet të theksuar, ku shpërblimi është gracka që bashkon shumë vetë dhe në të cilën përfitimi është moto e logo e partisë.
Një humbje e radhës nuk do të sjellë atë që mendohet se ka ndodhur në këto katër vite: përgjysmimin e saj, por shuarjen e plotë dhe, nëse ndodh kjo, atij dhe njerëzve të tij i humb edhe ai imunitet i krijuar nga forca, pushteti, diktati dhe paraja.
Nëse Lulzim Basha, edhe në intervistën e fundit dha shenja, edhe pas një humbjeje të mundshme ka menduar të qëndrojë ende në krye të opozitës, për çka ka zgjedhur rreth vetes njerëzit e tij me pak identitet dhe dinjitet, e duke larguar të kundërtët e tyre, Ilir Meta e di se ai e ka të mbyllur rrugën e tij politike, të cilën e filloi 30 vite më parë bashkarisht me zonjën Kryemadhi.
Ai e di se pasuritë e Bashës e kanë një alibi të ardhurash, ndërsa pasuria e tij është krejt e zbuluar, e afishuar si e tillë nga mendjelehtësia familjare dhe e bërë si një tabllo ku mund të gjuash gjithnjë.
Ilir Meta e ka seriozisht betejën e tij me Edi Ramën dhe me qeverinë Rama. Nëse më parë kishte një ndarje mes Ramës dhe një pjese të kabinetit, apo mes Rilindjes dhe së Majtës në përgjithësi, tani perdet janë ngritur, gjërat janë hapur krejtësisht, armët politike janë nxjerrë dhe askush nuk e di nëse në rast të një humbjeje nuk do të nxirren edhe armë të tjera.
Paralajmërimet e presidentit, që më tepër duket si president në detyrë, që është i gatshëm, në rast fitoreje, të kthehet në ministër të brendshëm, nuk janë fishekzjarre dhe as tymnaja të zakonshme politike që bën thuajse çdo opozitë në botë. Ai i ka hedhur në erë të gjitha urat për një qetësim të gjendjes dhe këtë e ka bërë me vetëdije të plotë. E ka bërë se, më shumë se të tjerët, ai ndjehet i rrezikuar nga humbja, që mund të jetë jo vetëm fundi i karierës së tij politike.
Për Metën është jetike mposhtja më 25 prill e Edi Ramës. Dhe, në rast humbjeje, është jetik destabilizimi i të gjithë vendit, duke filluar që nga mosnjohja e zgjedhjeve, mosdekretimi i qeverisë, kthimi i sheshit para presidencës në një shesh mitingjesh, nxjerrje në rrugë e mitingashëve të opozitës, shumë nga të cilët dhjetë vite më parë ishin të gatshëm të ktheheshin në kamikazë, të cilët mund t’i marrë hua nga Berisha.
Basha e di se prania e afërt e Metës në luftën elektorale e dëmton më shumë nga të gjithë vetë atë, dhe kjo, jo vetëm duke i hequr rolin e liderit në 25 prill, por edhe duke e delegjitimuar atë; jo vetëm duke e nxjerrë në pasvijën e politikës, por edhe duke e njësuar figurën e tij politike, të cilën këshilltarët e tanishëm po përpiqen ta sajojnë ndryshe nga të tjerët, me figurën e Metës, të cilin opozita e tashme e pranon si një e keqe e nevojshme për të rrëzuar Ramën, dhe të cilin e ka demonizuar me plot pasion dhe vrull.
Qeveria nuk e ndal dot Ilir Metën dhe nuk synon ta ndalë. E ka lënë në fushëbetejën e tij dhe ka ndërtuar, krejt pranë tij, fushëbetejën e saj.
Të vetmit që tani për tani mund të ndalojnë këtë përplasje të ashpër dhe kthimin e një institucioni në normalitet nga armë sulmuese janë institucionet ndërkombëtare, të cilat prej kohe, që kur kanë ndjekur sinjalet e ashpra, kanë dërguar paralajmërimet e tyre, që nuk do të jenë të fundit.
Përgjimet e fundit të mafias në Itali ku përmendet emri i tij, apo i këshilltarit të tij kryesor, ia bëjnë edhe më të rëndë përballjen me Ramën, qeveria e të cilit, po ashtu, është temë e përgjimeve. Por, ndërsa e dyta, qeveria, ka disa atu ku mund të ndalet, ndër të cilat përurimet nga tërmeti do të jenë të vazhdueshme, Meta nuk ka se çfarë të paraqesë tjetër, veçse analistë pranë tij, pak të besuar për votuesit e majtë, disa njerëz të politikës, po ashtu jo të besuar për shkak të përdorimit të shumtë të tyre dhe, në fund, agresivitetin e tij, që nuk është i pamenduar.
Një sy i vemendshëm mund ta shohë lehtësisht se Edi Rama, ndërsa e trajton si gjë të përkohshme dhe me të cilin mund të merret vesh, Lulzim Bashën, bën demonizimin e Ilir Metës me të gjitha bateritë e tij. E bën nga vetja apo ka mesazh të veçantë, kjo është një enigmë që do të zbardhet pas 25 prillit.
Sepse, edhe ai e di se lufta brenda llojit është gjithnjë e më ashpër.
Dhe ata, të dy, duke dalë nga i njëjti lloj, janë të gatshëm të përplasen deri në fund, ashpërsisht dhe, kësaj here, si duket, ende nuk janë rritur “ngjalat” që mund t’i ribashkojnë.

Leni akrobacirat e cirkut me luftra mrena llojit se të deformohet shtylla vertebrale o bedriu partis. Hidhu e përdridhu sa të duash por që florinin krabor e kemi pedhqesh nga qehajai i parë i Surrelit këtë s’eclot as topi
Megjithe respektin qe kam per Z. Islami nuk mendoj qe artikulli eshte i plote dhe i sakte!Ilir Meten nuk e gjen gje nga Rama apo Saliu! Ata te tre duan te ruajne Status Quo-ne. Nuk eshte Saliu K/minister por edhte akoma Sali Berisha qe te gjithe shkojne dhe i puthin doren! Dhe ai eshte i kenaqur sepse nuk eshte ne burg! Edhe Likja,eshte Prasident! Dhe Rama eshte i lumtur se me keta do te jete K/minister perseri po te doje vete! Pra Likja dhe te tjere hajdute e kane me nderkombetaret qe mbrojne interesat e tyre ne Shqiperi! Le te presim! Prisni dhe lutjuni Zotit ka thene dikush!
Prisni e shpresoni, ka thene Konti i Monte Kristos.
Cirkus
Albania
Urupianus
Amani o njerez pardesy bardhe ,mos e percani partine ,po te jete nevoja ne kokpalaret hame edhe bar .
Zoti Bedri ,mos u merakosni fare ,ketu nuk behet lufte per pushtet, se i kane mbushur hambaret qe te gjithe dhe skane me nevoje per jete te jeteve dhe brez pas brezi kane siguruar gjithcka , ku Merkeli ,Tramp e Beiden do i kishte zili ..Por frika eshte tek drejtesia e re ,qe po organizon dhe po investon Amerika .Bukur e citoni z lsalami ,deri me tani zihen per ceshtje politike ,dhe deri me tani nuk dalin tek pislleqet tek vjedhjet ,ja dine me himtesi njeri tjetrit ,me pike e me presje ,e per kete kini me se te drejte zoti Islami . Eshte me se llogjike ,sikur njerin nga keta ta zere rrjeta e peshkimit ,te tjeret do hyne vete ne rrjete .Kjo eshte me se llogjike ,as edhe nje njeri anti shqiptar dhe hajdut ,nuk do ta mare persiper te gjithe pisllekun ,vjedhjet ,abuzimet e ketyre 30 viteve te fundit te ketij tranzicioni post komunist , por keto vjedhjet do i ndaje me shoket ,me koleget ,me opozitare e me maxhorance ,sic eshte mese e vertete ..Gjerat jane shume te lexueshme .Koha do e tregoje .Vetem nje gje dihet ,ne kokpalaret e mjere dhe te vjedhur ,mezi po presim te shohim zeniet midis tyre ,jo si gjithmone qe ka qene pa diskutim loje ,por nje zenie pa kompromis e shume te vertete .Ky eshte interesi i jone ,i ketij populli kokplare .
Nderime z Islami !
zoti a shoku Bedri Islami , nje pyetje nga publiku!
Si e ndien vehten kur te dhenat e tua personale ndodhen ne duart e Taulant Balles ??
Zoti i nderuar Islami .!
Harojeni nje here e pergjithmone nga do i vije reziku LSI ,nga e majta apo nga e djathta .Jeni komplet gabim i nderuar gazetar .I duhen njera tjetres ,nuk bejne pa njera tjetren ,ngordhin pa njera tjetren .Nuk mbijetojne pa njera tjetren
Sa shpejt haroni i nderuar z gazetar Islami ,se cfare perdheson keto te treja partite ,me Bylyk bim bashin ,Gjiknurin e me Vasilin ,,per ligjin e zgjedhjeve ,si mishi me kocken te bashkuar e konkretisht minuan perfundimisht depuetet e pa mvarur , i hapen llampen e kuqe ,per ti eleminuar perfundimisht ,per te mos i patur ferra neper kembe ,per te mos pasur ne parlamutin shqiptar konkurrence ,kerkim llogarie ,dhe pa keto deputete te pa varur ,nuk ka perparim ,nuk ka transparence , nuk ka perleshje e kritika ne parlament por ka vetem vjedhje ,korrupsion dhe nuk ka demokraci. Por ka vetem DIKTATURE .Akoma keshtu do vazhdojme si sot e 30 vite te kaluara ,pse keq e me keq do behet dhe do vidhet shqiparia . .E shkelen me kembe interesin e popullit ,ku ky popull nuk ka as edhe nje gje ne dore per te vendosur fatet ,mireqenien ,sigurine ete ardhmen e tij e perdhunosen ligjin e zgjedhjeve .Prandaj zoti gazetar Islami me qe jemi ne prag te zgjedhjeve per keto merni e shkruani ,per ke duhet te votojne shqiptaret ,pamvaresisht barjerave me beton e me hekur te markes se larte kane vendosur keto tre Parti te PPSH se dikurshme …….???
Nderime zoti i nderuar Islami !
Z.Bedri,po ben lojen e atyre qe e rrenuan Shqiperione!
Akoma ju si medie keni harruar rolin tuaj si pushtet i katert,detyra kryesore e te cilit duhet te jene mbrojtja e interesave te popullit dhe jo lojrat e fjaleve se cfare po grinden Rama me Meten!
Po mbyllet fushata,por deri me sot askush nuk po thote se PSE NUK JAPIN LLOGARI PARA POPULLIT DEPUTETET DHE MINISTRAST,por del i vetem Rama duke u mburrur me sukseset e tij,por kurre nuk degjon nje popull te tere se si e gjykojne ata qeverisjen e tij?
Ne se nuk e sheh te nevojshme degjimin e gjykimit te popullit,atehere pse harxhon kohen dhe paret kot duke dhene premtime kur per ato nuk do flase njeri?
Je mbret,z.Rama,ndaj mos pirdh fare as per demokraci e as per shtet ligjor!
Si mund ti thoni nderime Bedriut i cili kerkon me çdo kusht te mbroje Ramen duke bere nje pune te piste nepermjet shtypit te tij bashke me Viktor Malajn e ate Mandillin. I shkreti Bedri kerkon me ç’do kusht te perçaje opoziten megjithse ajo ska qene kurre e bashkuar.Ata me gjithmend e mbrojne njeri tjetrin por Bedriu mbron vetem Ramen duke sulmuar Meten.Mafia thote Bedriu ka lidhje me mafien por nuk tha asnje fjale per lidhjet e qeverise dhe te Velise.
Populli thote: shkon gjuha ku dhemb dhembi.
Kuptohet nga i tere shkrimi qe artikull shkruesi e ka hall te madh Ilir Meten. Ka te drejte mendojme, pasi ishte Ilir Meta kryesisht qe ne 2005 nxorri Ps ne opozite, ne 2009 solli Berishen ne pushtet. E cuditshmja dhe e pamoralshja eshte viti 2013 ku perseri Ilir Meta solli ne pushtet Ps e cila harroi vrasjet qe sipas saj si shume e moralshme u trodit per bllokun e Ilir Metes.
Librat e fese na thone: te verteten, gjithe te verteten, vetem te verteten. Por artikull shkruesi na flet per Ndrageten ku ai permend vetem Ilir Meten, harron te permendi 20% e ndertimit te Veliajt apo Rames, pasi vetem ato kane mundesi ligjore te japin leje, harron te permendi tenderat e Nikut ne shendetsi.
Pa pike llogjike aludon se protesten e kontrolloreve perseri e paska stisur Ilir Meta,.Duke mos u marre me faktin, e para se ato kontrollore jane te zgjedhur me se shumti nga Ps dhe njerzit e saj, e dyta kerkesat e tyre kishin 1 vit qe beheshin dhe qeveria nuk denjoi jo me ti zgjidhe apo ti kundershtoi me argumenta, por as ti degjoje.
Nje keshille autorit, nje artikull i sakte, i paanshem ben shume dobi. Ndersa ky artikull sheshit eshte pale me Ramen, qe per fat keq tonin nuk beri asgje qe premtoi, por beri aq ligesi e padrejtesi sa shqiptaret s’po dijne ku te ndalojne kembet.
Pa dyshim dy njëherësh nuk qëndrojnë ,Iliri e ka vendin te grupi i mafjes Sali Berishës ,pra të liderët nepotik ,supër të korruptuarve dhe vrasës,
Kurse Edi Rama është gjigandi i punës e zhvillimit shqiprisë ,pra është lokomotiva e Zhvillimit vendit,kjo është e vërteta .
Nje analfabet si ti o lefo’FTERI’ qe nuk di te shkruash emrin e vendit tend (shkruhet Shqiperise me germe te madhe, kaqol, jo “shqiprise”), natyrisht qe Rama i ngjan me lokomotive…Ahahahaha
je llumi i blogut të g.nderuar Dita !
Megjithe mend kujtoni o popull bageti se njeri nga keta do iki?
Po keta kane 30 vjet,qe tallen me ne dhe ju akoma kujtoni se kete here do behet nami?
Ne se do ikin,do ikin te gjithe bashke,dhe kete mund ta beje vetem SHBA e jo ky popull bageti qe e shet veten per nje thes miell!
Thelbi i zhvillimeve te sotme politike nuk jane as Rama as Basha dhe as Meta. Njelloj si nje thike e “ngulur ne byrek”, eshte politika USA ajo qe po percakton ndarjet, raportet dhe rradhen se kush shkon i pari ne gijotinen e drejtesise.
Frika dhe paranoja kane bere te veten dhe kane modifikuar sjelljen e dy “malesorve” tane, qe jane te lebetitur per ate cfare mund tu ndodhe.