Kontrollorët e aeroportit të Rinasit janë rikthyer në punë, përveç 3 prej tyre që janë në gjendje arresti.
Gjykata penale e Tiranës la në burg Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin, ndërsa Flora Ndrecën e la në arrest shtëpie për shkak se ka fëmijë të mitur.
Avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi, i ftuar në “Shqipëria live” thotë se tashmë, kontrollorët mund të jenë vërtet të paaftë për të ushtruar profesionin dhe kjo është serioze.
“Tani gjendja është më e rënduar, sot stresi është real. Në gjykimin tim, ata duhet t’i nënshtrohen një vlerësimi psikologjik. U mbajtën një natë të tërë në komisariat, përjetuan një presion të madh.
Të gjithë janë rikthyer në punë, përveç atyre që kanë raporte për paaftësi. Nëse bëhet një testim, do të thosha që një pjesë e konsiderueshme e kontrollorëve kanë shqetësime. Ajo është një punë që kërkon një vëmendje shumë të lartë, nuk lejon shpërqendrime. Një pjesë e kontrollorëve vijon të jetë nën hetim dhe kjo i shton shqetësimet”, u shpreh avokati.
j.l./ dita

Na u shiten si KOZMANAUTE,qe kane znbritur nga Marsi.
Ky Fezga eshte Juri Gagarini.
Kjo Flora,eshte Valentina Tereshkova.
Kane mesuar fjalen STRES.
Shporrini te gjithe llasticat,se do ngjiten ne kulle Forcat e Armetosura te Aviacionit Ushtarak,,te Mbrojtjes Kunderajrore me Arsimim te plote ne fushen e navigimit ajror dhe te Lokacionit.
I keni braktisur rrugeve.
“Sot stresi eshte real” thote avokati Rezart Shtupa. Pra dje nuk ka patur asnjeri stres. Sot grevistet paskan shqetesime, kjo perben rrezik per trafikun ajror. Pse u kthyen atehere? Mendoj se keta dallaveraxhinj duhet te dergohen në shtepi, ku te rrine deri sa te sherohen plotesisht. Nderkohe te plotesohen vendet e tyre. Pas sherimit ata mund te sistemohen në pune në aeroportet e tjera te Europes, nga ajo shoqata e shpifur e kontrolloreve evropiane.
Tani gjendja eshte e renduar, se i vrau e mira dhe rrogat shume here me te larta se intelektualet e tjere qe jetojne ne Shqiperi. Te korrin ate qe mbollen, ata qe e organizuan denimin, te tjeret papunesine.
E cuditeshme por shume e vertete, avokat Turpi ja u rras me shume greviste-sabotuesve kontrolloreve kur deklaron:
” Sot stresi eshte REAL”.
Filmi apo telekomedia merr fund, bllokuan hapesiren ajrore te Shqiperise me qellim dhe me skenar te bere nga Like Kokekatrori, Sali Serbi dhe Lulush Shalengjituri.
Doni me per Belulin?
Te shporren dhe te pergjigjen para ligjit, me e keqja mund te ndodhe larg qofte po te jene te pranishem ne kulle.
Ju komentues paskeni shpirte komunistesh enveriste,qe jetoni vetem me mllefedhe ushqimi juaj i perditeshem eshte mllefi
Rezart
Ky ishte nje mesim per AlbControll.
Besoj se do pergatise kontrollore te rinj, per situata te tilla.
Bene mire qe u rikthyen ne pune.
Pune te mbare.
Ti si avokat e jurist i ke mesuar gabim.
Do vuajne gabimet e tuaja.
Fjala mos kompetence provizore ishte e gabuar e jo ligjore.
Fajtore jen ata qe i kan kthyer ne pune. Ata duehshin lene pa pune .
Ata i vun kazmen Atedheut ne dy pikat me te renda.Kovidi dhe zbarkimet e NATOS.!
Ketu duhet te mo faleshin ata.
Ky eshte nje faj i rende me rekorde kriminale.!
Stresi eshte bashkeudhetar i njeriut ne jete e ne pune. Kushdo prej nesh ne momente te caktuara, per probleme te caktuara te jetes, apo te punes gjendet nen trysnin e stresit. Shum prej njerezve e anashkalojne kete fenomen me spotivitet, ose moskokcarje, madje edhe pa e ditur se c’eshte stresi. Ka prej tyre qe e perjetojne keq dhe si rezultat ky stres ka rrezik ti shtyp ata. Rruget e zgjidhjes jane te njohura. Ose do ti nenshtrohesh pushtetit te stresit dhe per pasoj do te klasifikohesh invalid i perhershem, ose kjo mund te jete nje periudhe e shkurter kalimtare dhe si pasoj ai qe do ta kapercej kete situate pa shum dhimbje, del me nje paaftesi te perkohshme, ose te perhershme per kete pune, kjo varet prej tij. Te mos harrojme se ka shum njerez te ndershem, por qe per pamundesi financiare, te nje te ardhure minimale prej 250 000 mije lekesh te vjetra, kane rene ne depresion per mbijetesen dhe si rruge te vetme shpetimi prej tij kane bere vetvrasje. Ndersa keta bandillat qe ti kaq shum po u’a qane hallin se qenkan nen stres , nuk u mjaftojne 3 milion leket qe ne taksapagusit shqiptare paguajme per keto rroga!? Ne pamundesi per ta kryer kete pune ne keto kushte, keta nuk jane fare te gatshem t’ua lene vendin te tjereve qe Mmund ta kryejne kete pune pa u stresuar fare, te cilet madje do ti jene shum mirenjohes ketij populli taksapagus. Por keta bandillet qe ti kaq shum po u qane hallin e bejne si ai qeni me mish ne goje, kur kalonte ne nje vije uji. Ajo cope mishi qe pasqyrohej ne uje i dukej me e madhe se ajo qe kishte ne goje dhe ky rendi per ta kapur ate duke leshuar ate qe kishte ne goje. Ai jio vetem qe nuk morri dote ate qe pasqyronte uji por humbi edhe ate qe kishte ne goje.
Nuk ka pune pa stres. Por keta kane pasur stres se nuk plotesonin dot planin e harxhimit te shumes se dollarve mujpre dhe vjetore. Avokat perse nuk permend demin ekonomik dhe njerezor qe krijuan keta b…pambuke.
Nuk ka pune pa stres. Por keta kane pasur stres se nuk plotesonin dot planin e harxhimit te shumes se dollarve mujore dhe vjetore. Avokat perse nuk permend demin ekonomik dhe njerezor qe krijuan keta.
Kontrollorët e Rinasit zoti avokat ,qe për mua ti nuk je avokat por nxitësi kryesor i tyre me mos ushtrimin profisional te avokaturës,futën në stres gjithe Shqipërine.
Ata nuk kishin stresin e punës ,por kishin stresin e dollarëve.Kishin stresin e mëndjemadhësise dhe karshillëkut para masës popullore që paguhen dhjetë fish më pak.Prokuroria të mos nxitohet ,por me profisionisëm ti kalojë në sitë tërë kontrollorët, sepse jam i sigurtë që në një rast tjetër ata do ta përsërisin këtë akt që me siguri absolute pasojat do të jenë shumë më të mëdha.
Jam me ty “avokat” po shiko pak me latt stresi bllokoje kanalin e suezit po gjykata e vlersoj demin 900+miljon dhe keta te wuajtur kontrollorr te paguajne demin e shkatuar