Adoleshenca e dytë/ Llastimi presidencial i Bamir Topit me rrënjë amerikane

Rovena Cerka

Ish presidenti Bamir Topi gjatë një interviste zbuloi llastimin e tij i cili duket se burimin e ka në Amerikë.

Ish-presidenti Bamir Topi ka rrëfyer takimin e tij me homologun amerikan Barack Obama.

Në një intervistë në “Log”, Topi u shpreh se në vitin 2010 Obama kishte gjetur kohë që të informohej dhe ta pyeste për vajzat.

“Një një takim në 2010, kur unë isha President, të vendeve të Evropës Qëndore dhe Lindore erdhi dhe presidenti Obama. Ngjarjet ishin të tilla që do të organizohej një darkë punë. Ku do të shkëmbeheshin mendime për situatën. Para se të futeshim në takim. Pasi jam përshëndetur, ai më ka pyetur me hollësi, për vajzat, ç’thonë vajzat, ku është e para ku është e dyta” Ç’thotë familja? Presidenti i SHBA-ve, që ka preokupime të politikës ndërkombëtare shumë të mëdha, gjen kohë të informohet dhe bisedën e parë e bën për familjen. Nuk mund të vihet në dyshim që njerëzit që takohen të mos e bëjmë bisedën e parë për familjen,”-tha Topi.

 

m.m/ dita

Share This Article
8 Comments
  • Po cfare bisede tjeter do te bente Obama me ty, o qyq?! Te te pyeste se si u bere president, a i more pronat, a i perfundove kullat, se si i dole ne balle vendit dhe shqiptareve kur 4 te pafajshem u kositen si bari duke bere sehir para kryeministrise, apo te te pyeste per veterinarine?! Per cfare pune mbahesh ti mend si president, qe ai te te pyeste? Ai, si burre shteti qe ishte, te pyeti per familjen, se ndryshe do te rrinit te dy si hunj gardhi. Xhanem, mund te te kishte pyetur edhe per klimen/kohen….? Shpresoja qe ta kishe kuptuar tashme se pse Obama te pyeti atehere per vajzat, o z Ish, por mesa duket enderrat vazhdojne….!! Po te kishit pasur 2 pare/k..qe mend, ju, por jo vetem, nuk duhet te dukeshit me ne asnje medie, jo me te tentonit te rifuteshit ne politike aktive.

    • Po pse more PAPA ,obama mund ta pyeste veterinerin bomir per hegjemonin e Shqiperise ne bote,per revolucion demokratik komunist te tipiy sali apo mund ta pyeste per thashethemet per dashnoren si horr bulevardi…
      Pse jo edhe per sali shehun e ilirit se ka edhe gruan gjenerale dhe do i jap nje dore ilirit me ushtare trima per ndonje grusht shteti

      • Po, Bomire, mundet fare mire ta kishte pyetur edhe per ato qe jep ti ne listen tende, sidomos per ato te fillimit, por une u mora kryesisht me “politiken e brendeshme”. Pastaj, mendova te le vend edhe per te tjeret qe te shprehin mendimin e tyre… Ndersa, per punen e Saliut te shehut, nuk kishte se si ta pyeste, se Obama nuk e dinte atehere kete pune….!!! 🙂

  • Obama ishte I votuar nga populli Amerikan dhe ishte njeri popullor, kishte aftesi drejtuese dhe komunikuese. Ti ishe I zgjedhur nga Saliu me shoke ne parliament. Shprehje “kur une Isha president”, apo takim me “homologun” Amerikan, apo me pyeti per vajzat etj, me duket se nuk shkojne..! President e Amerikes njerez kane qene. Amerika shumemombeshe ka synime qe dihen.,njelloj si fuqite e tjera te medha. Nuk e kuptoj qe njerez pa meshire qe shkaterruan vendin e tyre qe e kane lene vendin ne sketere, pa pune e me pension turpi, te zene ne goje vend e pa vend Ameriken..! Vuajme te gjithe nga kokat tuaja boshe..!

  • E keqja ne Shqiperi eshte se ne pozicione td tilla delicate e ne maje te pushtetit vihen 30 vjecare e 40 vjecare qe te perdoren….e normal ska cben me se 50 vjec doli ne pension…seshte faji I tij

  • bamja e tregoi dhe njëherë se është një njeri që nuk duhej të ishte në atë nivel që e patëm për disa kohë!!
    është për të vënë duart në kokë kur njeriu bie në gracka të tilla!!
    nuk them se obama i ka “ngritur një grackë” me pyetjen që i ka bërë(nuk e quaj interesim,sepse në tërë kuptimin e fjalës nuk i ka interesuar fare,por fare,fare,se çbëjnë vazat e tallashit top),sepse kjo është një grackë ku topi ka futur vetveten!!një grackë që e përdor njeriu me një nivel të ulët ndërgjegje,nivel të ulët zgjarsie!!
    topi është aq i trashë sa nuk e kupton,sa nuk është në gjëndje të bëjë një krahasim me ato që i kanë ndodhur atij vetë si president!në të njëjtën situatë si është ndodhur ai me obamën,është ndodhur dhe një fshatar me të!!fshatari thotë të njëjtat gjëra,pak a shumë,se si topi e ka pyetur për këtë e atë!!
    po ta pyesësh topin”a të kujtohet çfar i ke thënë filanit në filan vit e në filan vënd”??
    ju garantoj se nuk do ti kujtohet as viti e jo më fshatari e vëndi!!
    topi me këtë ka treguar një trashësi mendore që vështirë ta mendosh se ka qënë president!!
    çfar njerzish të trashë na drejtojnë!
    ose më mirë të themi na shtrëmbërojnë,se drejtim nuk kemi parë askund!

  • Politikani i deshtuar . Ka heshtur kur duhet te uleriste dhe po llomotit , tani , qe s’duhet te flasi . Cenohet personaliteti i tij dhe si njeri , kur mendohet se nga posti , u be pronar tokash . E meriton pleqerine e parakoheshme . Zgalem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *