Bashkimi Europian i kërkon Kosovës të ketë prioritet dialogun me Serbinë

Rovena Cerka

Bashkimi Europian i ka kërkuar Kosovës që të ketë një ndër prioritetet e saj të jashtme dialogun me Serbinë.

Zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano tha për mediat se prioritetet që ka caktuar kryeministri i ri Albin Kurti janë shumë të rëndësishme për Kosovën, “por vetëm sa u përket punëve të brendshme”.

“Kur bëhet fjalë për prioritetet e Qeverisë, nuk ka konkurrencë në mes prioriteteve individuale. Prioritetet e brendshme të Kurtit janë shumë të rëndësishme. Por, në të njëjtën kohë dialogu është prioriteti më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Kosovës dhe nuk duhet të shihet si i ndarë apo që s’përputhet me prioritetet tjera që i ka përmendur kryeministri”, tha ai.

Kryeminsitri i ri i Kosovës Albin Kurti ka prezantuar prioritetet e qeverisjes së tij, dhe dialogu nuk është një ndër to. Ai k thënë se është i rëndësishëm por jo prioritet. Edhe të mërkurën ai ripërsëriti prioritetet qeverisëse në një takim online me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Bashkimit Europian në Kosovë.

Ai tha se këto prioritete janë drejtësia dhe punësimi, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe promovimi i investimeve.

Kryediplomtatja Donika Gërvalla e cila ishte së bashku me Kurtin në këtë takim foli për dialogun. Ajo tha se e mirëpret interesimin e BE-së për dialogun, por se me rëndësi është fokusi në luftimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik dhe reformën në drejtësi.

 

m.m/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Anti Amerikani Kurti nuk e ka ne axhende vazhdimin e bisedimeve me Serbine eshte i zene me idiotesira te tjera si me:
    – Me fushaten e zgjedhjeve ne Shqiperi, nje nderhyrje brutale dhe e paprecndent.
    – Me pengimin e vaksinimit te qytetareve kosovare, fakti i bere i njohur me mos lejimin e vaksinave te mesuesve ne Kukes, dhurate e Kryeministrit Rama
    -Internacionalisti Kurti ka shme pune jashte Kosove dhe asnje pune brenda Kosoves per te cilen eshte mandatuar Kryeminister.

    • Deri tani bisedimet i udheheq c`bashkimi europiani cili nuk e ka njohur plotesisht shtetin e Kosves dhe nuk ka liberalizuar levizjen e lire
      Kur shtettet e BE te kene njohur kosoven BE ka te drejte morale te udheheq bisedimet.BE eshte mire ti mbaje larg duart nga trojet shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *