Erdogan hakmerret ndaj Mario Draghi. ” Je plotësisht arrogant dhe vulgar”

Rovena Cerka

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka quajtur “plotësisht arrogant dhe vulgar” kryeministrin italian Mario Draghi, i cili e quajti atë më herët një “diktator”.

Erdogan fillimisht ka dënuar gjuhën e Draghit duke theksuar se është pamaturi totale dhe mungesë edukate. Po ashtu Erdogan i kujton Draghit se ai është kryeministër i emëruar dhe jo i zgjedhur nga populli.

“Ndërsa ne shpresonim që ta çonim marrëdhënien tonë në një nivel më të përparuar, ky djalë i quajtur Draghi i goditi fort”, shtoi ai.

Arsyeja për krizën në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Italisë ishin polemikat mbi protokollin e zbatuar në Ankara gjatë takimit midis presidentit Erdogan, Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Erdogan dhe Michael u ulën në kolltuqe, ndërsa Von der Leyen mbeti pa u ulur dhe e habitur shpejt reagoi, duke u rehatuar në divan. Kjo skenë shkaktoi reagime të forta nga Brukseli dhe disa vende europiane.

 

m.m/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *