Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta në zonën e Tripolit, pranë Zvërnecit, ku mjeti me targa AA 333 EC ka përplasur një motor, duke lënë të vdekur në vend drejtuesin.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ende nuk është bërë identifikimi i viktimës. Autori i kësaj ngjarje është larguar në drejtim të paditur.