Plani ekonomik i PD/ Moratorium i gjobave dhe inspektime pa të drejtë gjobe

Rovena Cerka

Partia Demokratike nënshkroi marrëveshjen me shoqatën e bizneseve të vogla dhe të mesme për rimëkëmbjen e ekonomisë. Në një intervistë për mediat, Eno Bozdo, anëtar i kryesisë së PD, dha më shumë detaje rreth saj.

Bozdo: “Me PD në pushtet, inspektimet do të kryhen, por pa të drejtë gjobe, derisa të arrihet reformimi i kësaj çerdheje të pashembullt terrori dhe korrupsioni të kësaj qeverie. Sot kemi nënshkruar një marrëveshje, memorandum bashkëpunimi, me shoqatën kombëtare të biznesit të vogël dhe të mesëm. Kjo është një nga marrëveshjet më të rëndësishme të nënshkruara nga PD. Ne mendojmë vetëm se një ndihmë reale ndaj biznesit do të mundësojë zhvillimin ekonomik të vendit. Në këtë marrëveshje trajtohet në tërësi e gjithë çështja dhe filozofia e PD. Biznesi i vogël dhe i mesëm do të inspektohen nga dy deri në 5 ditë në vite, jo më shumë se kaq.”

“Po flasim për inspektoratet dhe reformën e madhe të hartuar dhe të propozuar nga PD për sistemin e inspektimeve në Shqipëri. Janë shumë inspektorate, të cilët në 3 vitet e fundit janë kthyer në një makth të vërtetë dhe që përbëjnë burimin numër 1 të korrupsionit të administratës publike, janë kthyer në gjobëvënës, në shkatërrues të biznesit. Ne kemi një plan të saktë, të detajuar, të hartuar më së miri për mënyrën se si këto inspektorate do të reformohen pas datës 26 prill. Kjo reformë do të shoqërohet me një moratorium të gjobave. Ne do t’i heqim inspektorëve incentivin për të inspektuar atje ku nuk ka nevojë. Inspektimet do të ndodhin vetëm në bazë të analizës së riskut. Biznesi i vogël dhe i mesëm do të marrë pullën fiskale dhe asnjë inspektor nuk do të inspektojë atje. Inspektime do të kryhen, por pa të drejtë gjobe, derisa ne të arrijmë ta reformojmë këtë çerdhe të pashembullt terrori dhe korrupsioni të kësaj qeverie. Është degjenerim i plotë se çfarë po ndodh sot me trupën e inspektorëve”, u shpreh Bozdo.

 

m.m/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Bile pas 25 prillit edhe shtet nuk do te kete me. Si nuk keni turp more, doni te shkaterroni cdo gje. Jo o ennnnnnnno, shteti do te funksionoje fitove apo humbe ti, shtet duhet te kete, bile duhet te jete me i forte, per te shtypur cdo pleher qe kerkon ta shkaterroje dhe te destabilizoje shqiperine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *