Tërheqja e trupave nga Afganistani/ Kim shpreh mirënjohjen ndaj Shqipërisë, si aleate e NATO

Rovena Cerka

Pas dhënies së lajmit nga presidenti Joe Biden për tërheqjen e trupave nga Afganistani, më 11 Shtator të këtij vit, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka falenderuar Shqipërinë për ndihmën e dhënë si Aleate e NATOS në këtë konflikt.

Përmes një postimi në Twitter, Kim thekson se ShBA-të i janë mirënjohës Shqipërisë për sakrificat e bëra.

“Ne shkuam në Afganistan së bashku, qëndruam dhe luftuam së bashku, dhe tani po përgatitemi të largohemi së bashku. ShBA-të do të jenë përgjithmonë mirënjohës Shqipërisë për sakrificat që keni bërë si Aleati ynë i NATO-s”, shkruan Kim në Twitter.

 

m.m/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *