Durrës, shtyp për vdekje këmbësoren, arratiset shoferi

anazapta

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në lagjen nr. 13 Plazh, ku një kalimtare u përplas për vdekje nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:30 në segmentin Plepa-Ura e Dajlanit. Mësohet se një automjet tip “Benz” me targë, AA077EK, përplasi për vdekje këmbësoren, Lavdie Blloshmi, 40 vjeçe. Drejtuesi i mjetit u largua menjëherë nga vendngjarja dhe policia e ka shpallur në kërkim. Sipas hetimeve paraprake, mësohet se mjeti po lëvizte me shpejtësi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *