Rama publikon fotot e maternitetit të Lezhës. “Do ta bëjmë Shqipërinë! Politikanët e stërprovuar pa karakter, pa vizion, pa guxim”.

Rovena Cerka

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto të maternitetit të ri të Lezhës, për të cilin thotë se u premtua disa herë, por në fakt vetëm u rrënua në dekada.

Me një postim në Facebook, Rama shkruan se ata do ta bëjnë Shqipërinë, ndërsa shton se “më e mira është e gjitha përpara nesh”.

Ai nuk le pa përmendur as kundërshtarët politikë, që i quan politikanë të stërprovuar, pa karakter dhe pa guxim.

“Gati dhe Materniteti i Ri i Lezhës, premtuar e rrënuar me dekada. Ne do ta bëjmë Shqipërinë miq, të bashkuar siç u bashkuam kundër tërmetit e Armikut të Padukshëm dhe kur po dalim përtej fatkeqësive të stërmëdha natyrore, si të mos e mundim stresin, mërzinë, lodhjen e këtyre 17 muajve të stërvështirë dhe të ndalojmë e të kthehemi mbrapsht, në rrugën e vjetër ku duan të na rikthejnë politikanët e stërprovuar, pa karakter, pa guxim, pa durim, pa vizion e as mision për vendin tonë? S’bën vaki, më e mira është e gjitha përpara nesh”, shkruan Rama.

Share This Article
2 Comments
  • Rezultatet dhe arritjet jane te dukeshme: 1. Reforma administrative ( edhe pse duhet thelluar).2,Reforma ne Arsim… mbyllja e Kioske-Universiteteve…3.Reforma ne Ujin e pishem e cila vijon4.Reforma ne Energjine Elektrike, duke u mbyllur shtegun vjedhje- abuzimeve katastrofike.5. Reforma ne shendetedi, sidomos me Spitalet e reja( ndonese duhet me shume pune per te luftuar korupsionin,.6. Krijimi i Qendrave te reja Urbane ne tere vendin, .Mjafton te shikohet Resheni,Puka,Tepelena etj etj. 7.Perfundimi e ndertimi i rrugeve nacionale e lokale. 8.Ndertim i aeroporte dhe Porteve te reja, 9.Perballimi me sukses i dy fatkeqesive natyrore te medha: Termeti dhe Pandemia, te cilat kerkuan imoenjim shume te madh dhe bilanc financiare te konsiderueshem.Ka edhe shume e shume arritje te tjers, te cilat jane bindese dhe kane konsoliduar mendimin se me pune e djke i’u kthyer punes behet shume.Keto arritje jane te mjaftueshme per te votuar kete firce politike, pra PS per nje tjeter mandat. Forcat e tjera politike, sifomos PD, ” dje” ishin ne pushtet dhe duhet te punojne me shume me nje alternative ndertuese, jo me nihilizem e ndjesi mohimi per gjitheshka.Jo premtime ” ne qiell” me te cilat, po i bejne shume dem vetes, sepse edhe me i thjeshti qytetar e kupton se jane per fushate e per nje “Karrige”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *