Habit Murinjo: Shumë trajnerë të huaj në Angli

anazapta

Zhoze Murinjo u ka qarë hallin trajnerëve anglezë, duke thënë se ata nuk gjejnë shumë hapësira për shkak të trajnerëve të huaj. Portugezi i habiti gazetarët në konferencën për shtyp kur tha se nuk i pëlqen aspak që në Angli ka shumë të huaj që drejtojnë skuadrat.

“Ndoshta po flas edhe kundër vetes, por këtu në Angli ka shumë trajnerë të huaj, dhe kjo nuk është një gjë e mirë, pasi u lë pak mundësi trajnerëve anglezë për të treguar veten”, tha Murinjo. “Këtu ka shumë trajnerë të mirë, por e kanë të pamundur ushtrojnë profesionin, pasi ka shumë pak vende pune dhe kjo i detyron të shkojnë në skuadra të ligave më të ulëta. Shikoni ish-trajnerin e Anglisë, Stiv MekLaren.

Ai është një trajner shumë i zoti dhe këtë gjë e tregoi edhe në Holandë, ku fitoi kampionatin me një ekip si Twente, por tani drejton Derby County në Championship”. Murinjo u rikthye te Chelsea verën e shkuar, pasi drejtoi Interin dhe Real Madridin që nga koha kur bosi Roman Abramoviç e shkarkoi më 2008.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *