Komuniteti Mysliman Shqiptar thotë në një reagim, se dëshiron që zgjedhjet e 25 prillit të jenë një hap përpara për Shqipërinë drejt integrimit evropian.
“Qëndrimi ynë për përkatësitë politikë është si gjithmonë, NEUTRAL, por ajo që është e rëndësishme për ne, është procesi. Ne dëshirojmë që fushata elektorale të kalojë e qetë dhe korrekte. Ju kujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti. VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet. Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd!”, thuhej në deklaratë.
Apeli i Komunitetit Mysliman është përshëndetur nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim.
“Nga Qëndrimi i Komunitetit Mysliman: “Ju kujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti. VOTA nuk duhet të shitet, as të blihet”, shkruan Kim.
Nga Qëndrimi i Komunitetit Mysliman: “Ju kujtojmë gjithë qytetarëve ?? se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti. VOTA nuk duhet të shitet, as të blihet!” https://t.co/j0Tmb3zfmN
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 15, 2021
j.l./ dita
