Qielli edhe një herë do të tregojë anën e tij më të mirë për këto shenja, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

anazapta

Dashi
Pak lodhje e pak stres është mëse e kuptueshme që të fillojnë të shfaqen tek shumë prej jush që i përkisni kësaj shenje, pas një jave kaq intensive. Por erosi do t’ju ripërtërije.

Demi
Me kontrastin Hënë-Afërditë në shenjë me siguri që do të ketë te ju pak mërzi e ndoshta edhe pak melankoli, por do të jetë e përkohshme. Më të vendosur në një çështje pune.

Binjakët
Parashikohet një ditë e mirë në përgjithësi në drejtim të punës, por e tensionuar përsa i përket raporteve ndërpersonale. Humori është i paqëndrueshëm për shkak të Hënës së lëkundur.

Gaforrja
Shpejtësia me të cilët planetët “qarkullojnë” në orbitën tuaj mund të reflektojnë edhe te ju, prandaj kini kujdes, sepse nuk do të keni mundësi të vendosni në qetësi. Mirë erosi.

Luani
Qielli edhe një herë për ju do të tregojë anën e tij më të mirë, me planetët që ju mbështesin në plan të parë, si Marsi dhe Afërdita. Mundohuni të kontrollini reagimet e nxituara.

Virgjëresha
Eshtë një ditë e favorshme në aspektin e punës, por duhet të bëni kujdes se një përplasje me dikë, po nuk u evitua, mund të kompromentojë gjithçka. Dikush interesohet për ju.

Peshorja
Nga njëra anë është Mërkuri që stimulon aftësitë tuaja në planin profesional dhe nga ana tjetër janë Hëna dhe Afërdita që ju “gudulisin” në planin sentimental. Mundohuni të mbani ekuilibrin.

Akrepi
Jeni të “ngërthyer” nga një Mars më luftarak se kurrë, prandaj edhe agresiviteti juaj sot do të jetë i lartë dhe duhet të dini ta frenoni. Afërdita e paqëndrueshme bën që humori të jetë i alternuar.

Shigjetari
Mërkuri aktiv sot, veç të tjerave është i “prirur të lëvizë” prandaj nuk përjashtohet mundësia që të ndërmerrni një udhëtim të shkurtër. Erosi në rritje, pasi është Afërdita që e stimulon.

Bricjapi
Orbita jo shumë e lehtë e Mërkurit në shenjë mund të jetë shkak që vështirësitë e tij të reflektohen edhe te ju. Megjithatë, me kalimin e Hënës në shenje duket se gjithçka normalizohet.

Ujori
Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive, edhe pse Mërkurit pozitiv në shenjë i kundërvihet një Mars jo edhe aq “miqësor”. Nuk përjashtohet një surprizë që do t’ju gëzojë së tepërmi.

Peshqit
Edhe sot do të vazhdoni të jeni shumë të gjallë e aktive, pasi ju kanë pushtuar ethet e suksesit që duket shumë i afërt. Situata në planin sentimental duket se do të bëhet inkandeshente…

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *