Prokuroria mbyll hetimet për dy nga 30 kandidatët për deputetë: Artur Baku i LSI-së ka ndërruar emrin dhe rezulton i arrestuar! Napolon Laska i Nisma Thurje, i pastër

Ornela

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për dy kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të cilët dyshohet se kanë probleme me ligjin e Dekriminalizimit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e dërguara nga Prokuroria e Përgjithshme për kandidatin për deputet të Nismës “Thurrje”, Napolon Laska.

Nga verifikimi i thelluar i Organit të Akuzës për kandidatin Laska, ka rezultuar se ai nuk preket nga ligji i Dekriminalizimit. Në këtë mënyrë, Laska është i pastër dhe mund të vijojë garën politike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Të dhënat e Prokurorisë, pas hetimit të thelluar:

Nuk rezultoi të ketë kryer ndryshime në përbërësit e gjendjes civile të ndryshme nga ato të deklaruara në formularë;
Nuk rezultoi i dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë vepre penale, nga autoriteti gjyqësor shqiptar;
Nuk rezultoi i dënuar me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor shqiptar për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë;
Nuk rezultoi të ketë qenë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale;
Nuk rezultoi të ketë qenë i siguruar me ndonjë masë shtrënguese të sigurisë personale.

 

Rezultatet e Prokurorisë së Përgjithshme për kandidatin e LSI në zgjedhjet e 25 prillit, Artur Baku.

Nga verifikimet e Prokurorisë, ka rezultuar se kandidati Baku ka qenë i dënuar apo arrestuar më parë, si dhe ka ndryshuar emrin.

Të dhënat e Prokurorisë për kandidatin Artur Baku:

Rezultoi të ketë kryer ndryshime në përbërësit e gjendjes civile;

  • Referuar përgjigjes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, konstatohet se subjekti, ashtu siç e ka deklaruar, ka ndryshuar përbërësin e gjendjes civile, rubrikën e emrit nga “Afrim” në “Artur”, ndryshim i cili është pasqyruar në regjistrin themeltar të popullsisë të vitit 1974, “Qytet Fushë Krujë”, referencë 21/85

Nuk rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë vepre penale, nga autoriteti gjyqësor shqiptar;

Nuk rezulton i dënuar me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor shqiptar për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë;

Rezulton të ketë qenë i dënuar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare, për kryerjen e një vepre penale;

  • Referuar përgjigjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, subjekti Artur Ismail Baku, lindur më datë 17.12.1973, është arrestuar në datë 23.11.2015 nga strukturat e policisë të stacionit të policisë Fushë-Krujë, në Komisariatin e Policisë Krujë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në datë 25.11.2015, është liruar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Rezulton të ketë qenë i siguruar me masë shtrënguese të sigurisë personale;

  • Referuar vendimit nr. 337, datë 25.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, pas kërkesës së prokurorit për vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimit të masës së sigurimit ndaj të arrestuarit Artur Baku për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, ka vendosur, vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Artur Baku dhe caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duke urdhëruar lirimin e tij.

 

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Nuk shpallet kriminel saliu qe e ka filluar krimin qekur ishte sekretar i ppsh,e jo laska e pallaskat qe nuk njihen.

  • Ja pra pse eshte cmendur Like Kokekatrori.
    Ja pra ku fle lepuri, ne qerren pa rrota te Lesh e Lise, se rrotat e qeres kane marre rruget per qejf te vet si Likja qe ka ngritur cadren afer cmendines ne Vlore dhe rrota tjeter Mona Cizmja qe e ka vene cadren mobile neper semafore.

  • Pune te mbare Prokurori, tashme e ka radhen hajduri, krimineli dhe poliagjenti Sali Berisha, dhenderr i Serbise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *