Biden paralajmëron Putin: Duam paqe, por bëjmë edhe luftë

Ornela

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e bëri edhe një herë të qartë se SHBA-ja kërkon marrëdhënie të qëndrueshme me Rusinë.

Nga Shtëpia e Bardhë, pak pasi Washingtoni njoftoi sanksionet e reja ndaj Moskës, Biden paralajmëroi se ndërsa kërkon stabilitet, ai nuk do të ngurrojë të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse Rusia “vazhdon të ndërhyjë” në demokracinë amerikane.

Presidenti amerikan e ka paralajmëruar homologun rus se Shtetet e Bashkuara do t’iu përgjigjen ndërhyrjeve ruse “në një mënyrë të matur dhe proporcionale”. Biden shpjegoi se Shtetet e Bashkuara “mund të kishin shkuar më tej” me hakmarrjen, por ai zgjodhi të mos e bëjë këtë, sepse, dëshiron të shmangë përshkallëzimin e situatës.

Një ditë më parë, u njoftua dëbimi i dhjetë diplomatëve rusë nga SHBA-ja, ndërsa shpalli sanksione kundër dhjetëra individëve dhe njësive të tjera ruse, për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2020, si dhe për sulmin masiv kibernetik të SolarWinds, që ndodhi vitin e kaluar.

Thesari amerikan vendosi gjithashtu kufizime shtesë në tregun e borxhit sovran rus, një hap ky që pritet t’i trondisë investitorët. Rusia i dënoi sanksionet e SHBA-së si një goditje serioze në marrëdhëniet dypalëshe dhe paralajmëroi hakmarrje.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
    • Eshte kafshat qe te ngec ne fyt Rusia mor zoteri, nuk eshte Iraku apo Afghanistani. Nuk behen petullat me uje. Rusin eshte mire ta kesh ne mos mik , partner…lerini perrellat e nderhyrjeve ne zgjedhje, gjeni ndonje genjeshter tjeter per te ber lufte..

      • Rusia te han karin! E ke pare me ke ben gansterrin? Me shtete pa bole: Gjeorgjine, Ukrainen, Sirine. Me te tjeret fut bishtin nder shale dhe grric bythen. Shiko vetem se si sillet Putin’i ndaj Çin Qin Pidhit kinez, me servil se Luleshkoja ndaj Xenit.

  • Laberia ime more komentues mos je nga ata trimat e Ilir FLORIRIT.
    Amerika ja paisjet qe kontrollon Putinin ne ZYRE ,ti po këshillon Biden kujdes se çapa ruse nuk kapërdihet !!!!!!
    Hajde trap hajde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *