Enti Kombëtar i Banesave u ka kërkuar të gjitha bashkive të vendit bllokimin e dhënies së kredisë së butë për të pastrehët. Shkak për këtë janë bërë disa abuzime të konstatuara në këtë projekt.
Drejtoresha e Entit të Banesave, Doris Andoni, në një intervistë për “Panoramën” thotë se të gjithë përfituesit e kredisë së butë do të kalojnë në sitën e verifikimit. Ato familje, dosja e të cilave do të rezultojë me shkelje do të duhet të kthejnë mbrapsht subvencionin që kanë përfituar dhe të paguajnë kredinë me normat e interesit të tregut. Sipas Doris Andonit, pezullimi i projektit të subvencionimit të interesave të kredisë do të zgjasë për një periudhë njëvjeçare. Gjatë kësaj kohe, grupet e punës që do të ngrihen nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave do të verifikojnë të gjitha kontratat e lidhura.
Ndërkohë, po sot, lidhur me këtë fakt ka reaguar Bashkia e Tiranës, nëpërmjet nënkryetarit të saj, Enno Bozdo. Sipas tij, vendimi i qeverisë për të bllokuar këto kredi ka prapavijë politike.
“Dua t’ju informoj se që prej 2009, qeveria ka akorduar një kuotë të caktuar në dispozicion të njësive vendore, për të mundësuar kredi të buta për strehimin e familjeve në nevojë apo të reja. Që prej nisjes së këtij procesi, në vitin 2009 e deri tani janë miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës 2045 kredi dhe për këtë është informuar Enti Kombëtar i Banesave, pas çdo miratimi në Këshillin Bashkiak, por prej tyre janë lidhur vetëm 610 kontrata me bankën përkatëse. Informacionin për kontratat e lidhura me bankën e disponon në mënyrë zyrtare dhe periodike Enti Kombëtar i Banesave, nëpërmjet të cilit informohet edhe Bashkia e Tiranës. Pra, efektet financiare të buxhetit të shtetit janë vetëm për 610 kontrata. Çdo aludim tjetër është i pavërtetë dhe një justifikim amatoresk për të bllokuar këtë proces.
Dua gjithashtu t`ju bëj të ditur se aktualisht, vetëm në Bashkinë e Tiranës janë 872 familje që kanë aplikuar për kredi të butë. Një pjesë e dosjeve të plotësuar prej tyre presin miratim në Këshillin Bashkiak dhe pjesa tjetër është në proces shqyrtimi, në bazë të kritereve të përcaktuara qartë në VKM.
Në vend që qeveria të shtonte kuotat, për të përballuar kërkesat e mëdha që ka qyteti i Tiranës për strehim, kryeministri vendos pezullimin e këtij procesi, në një afat të pacaktuar”, tha Bozdo.

QEVERRIA, TE GJEJE ZGJIDHJEN PER SHMANGJEN E ABUZIMEVE SE KJO MENYRE ME TE THATIN TE DJEGESH EDHE TE NJOMIN, TREGON MUNGESE TOTALE TE VULLNETIT PER TE PUNUAR
Po 5 hyrjet nga 100 meter katror qe kane marre si te pastrehe vellezerit e Mul Nokes nga Kukesi ne Sarande me letra false buze detit, me firmen dhe vulen e ushtarit te Saliut, ish-kryetarit te bashkise super hajdutetit Edmon Gjoka dhe me firmen e ish-drejtorit te Entit te Banesve Ylli Piro, a do u hiqen dhe a do shkojne dy zyrtaret falsifikatore ne pranga????
Ti bllokoje qe cke me te , se te pakten une njoh disa cifte qe jane te dy ne pune dhe qe kane qene dhe nenpunes prane dikastereve kryesore qe kane perfituar kredi dhe me e bukura qe e kane dhe shpi te trete se te paren e kane prinderit ne tirane te dyten moren kredine e bute dhe e treta eshte ne durres shpi plazhi ……….
Te gjithe keta kane qene familjare shume te afert te drejtueseve te seksioneve te PD ose te drejtueseve lokale .
Keta njerez anjehere nuk kane perfituar asistence sociale apo te trajtohen me ndihme ekonomike.
Por sinqerisht une s’kam besim me as tek keta qe kane ardhur se shume po flitet e asgje spo behet vetem konstatojne por sbejne gje tjeter…..
Po pse ju o Bozdo muk keni bere politike me keto kredi? Po ik o pi….u!!
Beni transparente listat. Nxirrni ne gazete dhe aty do te dali e verteta.
O turri qeni “Balldok” …
Harrove c’fare i beri krimineli Sal Bish Shpellari per Z.Rama dhe gjithe bashkive qe kishin socialistet ?
Me pare flisni, pse dhe ku i keni fshehur parat e shqipetarve … qe sot jemi miliona dollare borxh ?
Po gjithë ato kompani që po punojnë me këto kredi çfarë të bëjnë apo të presin 1 vit sa të mbaroj verifikimi… Këtej premtojnë se do lehtësojnë biznesin pastaj bllokojnë të vetmen mundësi që ka ndërtimi për mbijetesë. Rroftë Rilindja. Poshtë biznesi.
Eshte bere shume mire qe jane dhene kredi dhe ata qe i kane mare ti gezojne.