Kryetari i PD-së Basha i kërkoi qytetarëve të Tepelenës të mos votojnë kryeministrin Rama, në zgjedhjet e 25 prillit. “Ai që ju la tetë vite në vend numëro po vjen prapë, po troket prapë, mos ja hapni derën të keqes për herë të tretë. Ai që nuk bëri asgjë për tetë vite nuk bën dot më asgjë”, u shpreh Basha nga Tepelena, të shtunën.
Ai premtoi miratimin e statusit të minatorit brenda 6 muajve të parë të qeverisë së tij:
“Brenda 6 muajve të parë statusi i minatorit, statusi i atyre që kanë kaluar jetën e tyre nën tokë, përfshirë afro 14 mijë pensionistë minatorë.
Të djathtë e të majtë, sot ju them, bashkohemi të gjithë bashkë për ndryshim, duke votuar Aleancën për Ndryshim. I them sot çdo shqiptari, unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve pa dallime politike”.

Dy here nuk ta hapem o çuni i Sales. As kesaj here nuk ta hapim, o ujku qe ke lyer kemben me miell, mos ki merak!
Ju o popull,jepini rruge gerdecit,pasojeni me 21 janarin dhe rruge e kombit.Nuk po i permend te gjitha ato te mira qe kemi sjelle,por po e mbyll me 1997.Arritje e madhe ,saqe edhe gjukatesit dhe prokuroret i la pa fjale.
Ju o popull,jepini rruge gerdecit,pasojeni me 21 janarin dhe rruge e kombit.Nuk po i permend te gjitha ato te mira qe kemi sjelle,por po e mbyll me 1997.Arritje e madhe ,saqe edhe gjukatesit dhe prokuroret i la pa fjale.
Jo po do ia hapim xenit dhe dr mortajës! Shko ore debil fli gjumë!
…. pra , hapjani deren gangstereve qe kane 30 vjet qe e heqin zvarre kete vend dhe nuk shqiten deri sa te ngordhin ! Pervec oreksit per te vjedhur , vrare e terrorizuar kete popull , ju nuk kini asnje alternative tjeter te besueshme . Mashtrime , mashtrime dhe vetem mashtrime !