Kolaboracionistët dhe priftërinjtë katolikë antifashistë

Ornela

Shaqir Vukaj

Nazifashizmi-Vatikani-krerët e Klerit Katolik Shqiptar dhe patrioti e antifashisti Dom Luigj Pici

Për veprimtarinë e rolin e Vatikanit dhe Kishës Katolike gjatë Luftës Dytë Botërore, janë shkruar qindra libra e mijëra artikuj. Janë dhënë opinione e mendime të ndryshme, por dominon mendimi se fillimisht, mbas ardhjes së fashizmit në Itali dhe nazizmit në Gjermani, me politikën e ndjekur  e veçanërisht Konkordatet e nënshkruara me Musolinin në v.1929  dhe më vonë me Hitlerin në v.1933, ai ndihmoi fashizmin, por njëkohësisht të  forconte e pushtetin e vet. Më vonë, në prag të fillimit të Luftës Dytë Botërore, Vatikani dhe personalisht Papa Piu XI, në mënyra të ndryshme filloi t’i kundërvihej fashizmit dhe veçanërisht nazizmit gjerman që po merrnin revan, madje shtypi europian i asaj kohe shkruante se parashikohej një përplasje publike midis Vatikanit dhe Hitlerit. Sipas tyre “Idetë Nacional-Socialiste dhe ato Kristiane janë të papajtueshme”. Më e theksuar kjo u bë  mbas aneksimit të Austrisë nga Gjermania. Sipas dokumenteve të botuara vitet e fundit, Papa përgatitej, që në një konferencë të Ipeshkvisë italiane, që do të mbahej në shkurt të vitit 1939, të dënonte publikisht nazizmin gjerman dhe fashizmin italian, por papritmas, ai ndërroi jetë. Që atëherë hidheshin dyshime dhe nën zë thuhej se ishte helmuar nga agjentë të Gestapos. Mbas 40 vjetësh, kardinali Tisseran publikoi kujtimet, ku denonconte Dr. Petaççin (babain e mikeshës së Musolinit,  Klara Petaççi), si agjent i shërbimeve të fshehta të Hitlerit dhe Musolinit, që kishte helmuar Papën. Në qarqet zyrtare të Berlinit dhe Romës u prit me kënaqësi vdekja e Papa Piu XI, aq sa Musolini ishte shprehur se “Më në fund dha shpirt ky njeri kokëfortë”.

Mbas vdekjes së tij dhe ardhjes në krye në Vatikanit të Papa Piu XII, në politikën e qëndrimin e Vatikanit ndaj nazizmit e fashizmit ndodhën ndryshime të dukshme. Janë dhënë e vazhdojnë të jepen mendime të ndryshme për qëndrimin e Papa Piut XII gjatë Luftës Dytë Botërore. Vërtetë ai ka ndërhyrë e ka shpëtuar mijëra hebrenj gjatë luftës, kryesisht hebrenj italianë, pra “të vetët” (siç është komentuar nga shumë studiues) por nga ana tjetër, për qëndrimin dhe heshtjen e tij ndaj krimeve të nazizmit, i është vënë edhe epiteti “Papa gjerman”.

Në fillim të veprimtarisë së tij si Papë, ai u përpoq të pengonte shpërthimin e një lufte të re botërore, madje u përpoq të organizonte një lloj “Munihu të ri” dhe u përgatit të ftonte në Vatikan përfaqësuesit e shumë vendeve europiane për rregullimin në mënyrë paqësore të problemeve ekzistuese. Në prill të vitit 1939, Italia Fashiste pushtoi Shqipërinë, veprim që u dënua nga shumë politikanë e njerëz përparimtarë në botë. Papa, pavarësisht se shprehej kundër luftës e pushtimit të vendeve tjera, nuk e dënoi këtë veprim… Dokumentet tregojnë se funksionarë të lartë të Vatikanit kanë bashkëpunuar ngushtë me funksionarë të lartë të Italisë Fashiste për përgatitjen e terrenit për pushtimin e Shqipërisë dhe për “italianizimin” e shqiptarëve, dhe kryesorja për t’ju kundërvënë fort luftës së popullit shqiptar kundër pushtuesve.

Prej vitesh diskutohej për hapjen e arkivave të Vatikanit për Luftën e Dytë Botërore, por me iniciativën e Papa Franceskut, u realizua në mars të vitit të kaluar. Sigurisht që nga studimi i tyre do të mësohen shumë të vërteta që për rreth 75 vjet janë mbajtur të fshehura. Nga studimi i tyre do të mësohet për qëndrimin e Vatikanit në atë periudhë, ndaj fashizmit e nazizmit, ndaj luftës së popujve të pushtuar, ndaj holokaustit, ndaj kishës Katolike të këtyre vendeve etj. Ndërmjet 16 milion fletëve që numëron ky arkiv, sigurisht ka shumë dokumente për qëndrimin e Vatikanit dhe Klerit Katolik Shqiptar ndaj Luftës së popullit tonë kundër pushtuesve, ndaj drejtuesve të Kishës Katolike Shqiptare  etj. prandaj është detyrë e studiuesve tanë që të punojnë e të nxjerrin këto të vërteta. Ka mundësi që krahas tjerave, në ato materiale është mbështetur Vatikani kur vendosi që të mos merrej me kanunizimin e atyre priftërinjve shqiptarë që kishin bashkëpunuar hapur me pushtuesit italianë e gjermanë apo që kishin luftuar me armë në dorë kundër forcave qeveritare mbas çlirimit të Shqipërisë, prandaj  portretet e Patër Anton Harapit dhe 10 apo 12 priftërinjve të persekutuar nga regjimi komunist nuk u varën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, krahas 40 kolegëve të tyre gjatë ditëve të vizitës së Papa Franceskut në Tiranë….

Vatikani nuk kundërshtoi pushtimin e shumë vendeve europiane nga Gjermania naziste, por u mjaftua vetëm me një lloj përkrahje morale të popujve të pushtuar (të Holandës, Belgjikës, Luksemburgut etj.) por krerë të Kishës Katolike të disa vendeve, veçanërisht priftërinj të thjeshtë janë aktivizuar me të gjitha mënyrat, deri me armë në dorë kundër pushtuesve nazistë. Shembulli më i qartë është Polonia, ku Kisha Katolike Polake ka luajtur rol të rëndësishëm në luftë kundër pushtuesve nazistë. Mjafton vetëm  një shembull. Gjatë Luftës Dytë Botërore në Poloni janë vrarë nga nazistët rreth 3000 priftërinj e veprimtarë të Kishës Katolike, nga të cilët vetëm në kampet e përqendrimit janë eliminuar 1992  prej tyre (vetëm në kampin famëkeq të Dahaut janë mbajtur të internuar 2720 priftërinj….). Ose fakti tjetër se sot në Poloni 102 priftërinj janë shpallur Dëshmorë, madje “të lumnuem”.

Një shembull kuptimplotë është roli i priftërinjve katolikë bjellorus ku ndërmjet disa dëshmorëve, përmendte rasti i 11 murgeshave që u pushkatuan nga gjermanet për aktivizimin e tyre në luftë kundër pushtuesit. Po ti shtosh faktin se  Kisha Katolike në Bjellorusi ishte diskriminuar e çuar gati në mbyllje nga sistemi sovjetik. Apo rasti i Kishës Çeke, që strehoi grupin që i bëri atentat Hejdrihut, mëkëmbësit të Hitlerit në Çekosllovaki dhe priftërinjtë e saj nuk pranuan në asnjë mënyrë të dorëzonin atentatorët, por pranuan që nga brenda kishës ata të luftonin deri në fund. Shembuj të tillë ka në disa vende të pushtuara nga nazistët gjermanë…

Ndryshe, krejt ndryshe u sollën dhe vepruan krerët e lartë të Klerit Katolik Shqiptar. Pa u zgjatur me rolin e Klerit Katolik dhe të popullsisë së besimit katolik gjatë shekujve në Shqipëri, çka nuk është objekt i këtij shkrimi, duhet thënë se ata kanë luajtur një rol pozitiv, tepër të rëndësishëm, në shumë fusha të jetës së popullit tonë. Tepër i rëndësishëm ka qenë roli i tij në letërsinë shqipe, madje fillesat e saj i përkasin pikërisht klerikëve katolikë, ashtu siç mund të thuhet mpër arsimin, muzikën, pikturën, teatrin, arkeologjinë, fotografinë etj. Tepër i madh ka qenë roli i Klerit Katolik dhe patriotëve të besimit katolik në ngjarjet më të rëndësishme të popullit tonë, në kryengritjet e luftërat për lirin e pavarësi, shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar, mbrojtjen e të drejtave të Shqipërisë në shumë Konferenca Ndërkombëtare etj. Shumë kuptimplotë është fakti se n/Kryetari i Qeverisë së parë Shqiptare, mbas shpalljes së pavarësisë, ka qenë Dom Nikoll Kaçori, apo që ndër bashkëpunëtorët  më aktivë të Ismail  Qemalit, ka qenë Luigj Gurakuqi. I pavdekshëm mbetet për ne shqiptarët vargu himn i Pashko Vasë Shkodranit “Feja e shqiptarit asht shqiptaria”.

Në ndryshim me shumë klerikë katolikë të disa vendeve të pushtuara të Europës që ju kundërvunë pushtuesve, drejtuesit e Klerit Katolik Shqiptar u vunë  në shërbim të tyre dhe bashkëpunuan deri në fund me ta. Dëshmitë dhe dokumentet e asaj periudhe janë tepër komprometuese dhe nuk gjendet asnjë argument për të justifikuar veprimtarinë e tyre. Është diskreditues fakti që klerikët e lartë e  përshëndetën mirëseardhjen e pushtuesve italianë në Shkodër “duke rrahë kumonët e kishave”. Kjo është e vërteta e atyre ditëve, çka dëshmohet nga shumë dokumente. Nuk është e rastit që  ditën e parë të pushtimit të Shkodrës, dreka zyrtare për “miqtë e nderuar” oficerët italianë u shtrua në  Arqipeshkvinë e Shkodrës….

Ja çfarë i shkruante me këtë rast, në emër të Provincialatit Françeskan, patër Çiprian Nika,  ministrit Françeskan në Romë, At Leonardo Zellos : “Shumë i nderuemi Atë. Me ditën e 7 prillit, trupat italiane zbarkuen në katër portet e Shqipërisë….Për fat nuk pati gjakderdhje me përjashtim në Durrës, ku disa vullnetarë kishin vendosë të luftonin. Popullsia, në mënyrë të veçantë ajo katolike, ishte e lajmërueme të mos bante asnjë qindresë…..Me datën 8, rreth orës 17, trupat e motorizueme hynë në qytetin e Shkodrës. Për të bisedue mbi dorëzimin e qytetit, unë dërgova në komision Patër Anton Harapin, i cilli, në emën të popullsisë shkodrane e bindi komandën ushtarake shqiptare që të mos bante qindresë të kotë…”.

Tepër domethënës  është fakti që Dergata e Shkodrës në Asamblenë Kushtetuese që u mblodh më 12 prill në Tiranë, për “Shpalljen e bashkimit personal të Shqipërisë me Italinë dhe dhënien e kunorës mbretënore Vitore Emanuelit”, pra për të shitur Shqipërinë edhe “ligjërisht”, kryesohej nga Patër Anton Harapi. Është shumë kuptimplotë telegrami i Ipeshkvijve të Shqipërisë, drejtuar Viktor Emanuelit, ku shprehnin “Kënaqësinë e tyre për bashkimin personal të dy mbretërive”, nënshkruar nga 6 ipeshkvit e Shqipërisë. Në një mbledhje të klerit të lartë më 29 prill 1939, Patër Anton Harapi deklaronte: “Mbas sodit duhet me vigjilue ma tepër dhe me përkrahë me të gjitha veprimet qeverinë dhe ushtrinë italiane”. Ndërsa Dom Lazer Shantoja, shkruante: “Bota nuk ecë me kambë gaforeje, por naltohet me flatrat e shqipeve që sundojnë sod e kanë me sundue ma tepër nesër qiellin e botës, janë shqipet e Romës e ato të Reichut”.

Fjala është për klerin e lartë që drejtonte e jepte udhëzime, madje aktivizohej edhe direkt në shërbim të pushtuesit. Nuk janë në nderin e tij shkrimet e shumta në gazetat e revistat e tij, apo  thirrjet e propaganda që u bënin disa drejtues të klerit besimtarëve katolikë, në mbështetje të pushtimit fashist italian. Janë të mbushura me shkrime adhuruese për pushtuesit fashistë revistat e Klerit Katolik “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Kumbona e së Diellës” etj. Ja çfarë shkruante revista “Hylli i Dritës” në kuadrin e një vjetorit të pushtimit: “Një epokë e re qi hapet në vorrimin e njij tjetre, e cilla, mbas njëqind e ma vjetëve lëvizjesh shqetësuese mbi kontinentin evropian sod fiket, meket, mbaron. Të himtë e Italisë në Luftë, të himtë e ushtrive gjermane në Paris u dhanë shtjellin demokracive; idetë e revolucionit francez u zhgulen, hine në të kaluemen, hine në shtillin e pamasë të historisë që kje.  Nji botë e re shifet kah ngrihet. Njerzimi pret tanë kureshtje rendin qi vjen mbas kësaj shtergate të furishme, pret pagjen, drejtësinë e nji rendim shoqnuer të qindrueshëm. Sjell sytë kah dy persona –zhenij, qi kanë sot fatin e popujve në dorë: kah Musolini e HitleriNë pak kohë Shqypnia  po bahet nji lulishte. Në kët lulishte, shqyptarë e italianë, të vllaznuem nen Mbretin e vet peranduer e t’udhhjekun prej Duçes së madh të fashizmit, i ven themelet me vangë e shpatë, nji epoke te re , nji qytetnimi të ri”.          

Pushtimi gjerman shënon një periudhë tjetër tradhtie të disa klerikëve të lartë katolikë. Në fillim të tetorit 1943, në Mbledhjen e Përgjithshme të Klerit Katolik, mbajtur në Kuvendin e Françeskanëve në Shkodër, u morën vendime, nëpërmjet të cilave udhëzoheshin priftërinjtë se “Gjermanët duheshin parë si miq e trajtuar si të tillë”.

Është rast tepër i rrallë që një klerik, të bëhej anëtar i një regjence të krijuar nga pushtuesit, siç ndodhi me Patër Anton Harapin (megjithëse “Ligji i shenjtë” ja ndalonte). Tepër interesant është qëndrimi i Papës për këtë rast. Për të justifikuar pjesëmarrjen në regjencë, kryesia e Klerit Katolik Shqiptar, ju drejtua Papës për të aprovuar pjesëmarrjen e tij, por Papa, për t’ju shmangur konfliktit me nazistët,  me shumë diplomaci, ja la për “kompetencë”  Arqipeshkvit të Shkodrës, Gaspër Thaçi, i cili e aprovoi pa asnjë mëdyshje.

Lexuesit besoj e kujtojnë vizitën e Papës në Tiranë dhe portretet e 40 priftërinjve të persekutuar nga sistemi komunist të varur në bulevard, që Vatikani nga viti 2002 punonte për kanunizimin e tyre…. Siç e përmenda më sipër aty mungonin portretet e Patër Anton Harapit dhe disa figurave të njohura të Klerit Katolik që kishin bashkëpunuar me pushtuesit apo që ishin ngatërruar keqas në politikën antikombëtare….

Dihet se disa krahina me popullsi kryesisht të fesa katolike nuk u përfshinë në Luftën Nacional Çlirimtare  në atë shkallë që e kërkonin interesat e Atdheut, krahina që në të kaluarën ishin dalluar në kryengritjet dhe luftërat e popullit tonë. Dhe këtu, krahas tjerave drejtuesit e  Klerit Katolik kanë luajtur një rol të rëndësishëm, ashtu siç e pohonte Patër Çiprian Nika në letrën drejtuar ministrit Francesakan At Leonardo Zellos. Ose tepër kuptimplotë ishte angazhimi dhe puna e Imz. Gaspër Thaçit për të angazhuar 13 bajrakët e Arqipeshkvisë Shkodër “Për të pritur gjermanët si miq”. Në programin e hartuar në mbledhjen e dt. 12 nëntor 1943, ndërmjet tjerave thuhej: “Kushdo që u pret rrugën gjermanëve a vret një ushtar gjerman, kushdo që vret autoritetet shqiptare  i digjet shpija, i konfiskohet pasunija  dhe ndiqet për t’ju dorzue autoriteteve gjyqësore”.

Por do të ishte gabim i madh të përsëriteshin gabimet e politikës e historiografisë komuniste, sipas të cilave i gjithë Kleri Katolik etiketohej reaksionar dhe bashkëpunëtor i pushtuesve. Dokumentet tregojnë se disa priftërinj patriotë e antifashistë, kanë qenë jo vetëm simpatizantë të Luftës Nacional Çlirimtare, por kanë qenë aktivë dhe kanë ndihmuar me të gjitha mënyrat luftëtarët e lirisë. Kështu mund të përmendim Dom Lec Sahatçinë, prift i fshatit Gziq, që ka ndihmuar me të gjitha mënyrat Luftën Nacional Çlirimtare , Dom Ndoc Ndoja prift i fshatit Perlat (Mirditë), Dom Nikoll Luli i Ungrejve, Patër Anton Fishta. Ka pas dhe priftërinj të tjerë që janë aktivizuar dhe kanë ndihmuar luftën e popullit tonë kundër pushtuesve,   por që fatkeqësisht, për  arsye të ndryshme ose vetëm sepse kanë qenë priftërinj u është mohuar kontributi i tyre…

(Vijon)

Share This Article
20 Comments
  • Armiqte e eger te shqiptareve kane qene,jane dhe do te jene SERBET DHE GREKERIT.
    Pater Anton Harapi ,ashtu si gjithe prifterit katolike eshte pishtar i mbrojtjes se tokave shqiptare nga serbet dhe greket.
    Eshte Nismetar i organizimit te Assamblese Kombetare per mbrojtjen e Pavarsise se Kosoves,Maqedonise dhe Shqipnise se Bashkueme nga Ushtria Gjermane.
    Jo me Gjermanet(qe i kemi Aleate natyrale),por edhe me Djallin me brire do bashkohem per te bashkuar Kosoven,Camerine,Maqedonine,Malin e Zi ne nje Atdhe te vetem.
    Ato perralla me fashista,nazista,kuislinge shiti ne Beograd,se sot ne Shqiperi nuk ka me antar organizate ti besoje. Ruaj kuislingat e Serbise,Ai yt ate qe mori ne qafe gjithe Malsine me sopihunimet mbushi burgjet dhe kampet e Tepelenes.

    • Demo e nxore surratin që je neofashist. Nuk ke vënd që të bësh komente tek Dita, që nuk është fashiste. Shkruaj në gazetat që të përputhen ty dhe mos na ndyej këtu ku ne shkruajmë. Poshtë fashizmi!

      • Mavri Anonim shqipfoles!
        Injorant 25 karat, nuk e di se çfar eshte fashizmi e komunizmi.
        Lexo gazetat e Serbise dhe Rusise se te mbajne gjalle frymen revolucionare kundra-europiane e kundra-shqiptare e kundra-njerzore.

        • Më kujtove Qazim Mulletin o « Mici ». Ai thoshte njëlloj si ty : Façizmi osht i omël si hallva. Ha,ha, nga na dolën këta dobiça pas 80 vjetësh që të thonë se fashizmi është si hallva?! Trurin e kanë në prapanicë!

  • Prifta katolike ,kuislinge,tradhetare,Ant\ishqiptare gjen vetem ne maqinerine propogandistike te Juntes kriminale serbosllave te enver hoxhes.,ne teatrin Migjeni te Shkodres dhe ne raportet e Shaqir Vuk Vukmanovic Fasllic. Priftat katolike jane Ilyricum Sacrum.Aq sa mujten mbajten gjalle traditen ilire ne Malsi. Keta i ruajten Gjuhen,Traditen dhe Zakonet..
    O Shaqe!Te dhjefsha Komitetin Qendrore,xhamine e madhe dhe katedralen greke te Janullatosit.

  • Turp, eshte pak t’i thirrësh ketij autori.
    “…në atë shkallë që e kërkonin interesat e Atdheut…” HAHAHAHA per interesat e Shqiperise te pushtuar nga sllavo-serbet-ruset lëngon ky palo-autor.
    Per kete autor zombi te mire mbeten komisaret sllavo-komuniste dhe tradhtaret shqipfoles qe iu sherbyen atyre.

  • Ambasadori enverist, Shaqir Vukaj:

    Ne kete fotomontazh me prifterinj kolaboracioniste te Duces, mungon fotografia e terroristit te Titos Vojisllav Kushic, i ri-emeruar ne Shqypni si Vojo Kushi, qe propaganda e Enver Hoxhes e ka shpallur si deshmor te Shqypnise dhe qe Edi Rama e vuri ne balle te fotografive ne bulevardin Deshmoret e Kombit bashke me prifterinjte kolaboracioniste te Duces,

    SI NJE KARIKATURE E HISTORISE SONE KOMBETARE

    prandaj:

    Aman, mos vijo me tej me llogje enveriste propagande allogjike.

    • Gjallë qenke o « intelektual » mavria?! Unë kujtova se Covid-19 të kishte palosur! Nuk thonë kot që « nuk bije rrufeja në hale ».

    • Me ne fund “Intelektuali”, tani edhe “demo” nuk ndihet me vetem!!..Vojo Kushi eshte Hero! Me terapine intensive si ja kalove Intelektualo?…duket se te eshte shfaqur perseri Enveri, eshte nje makth qe nuk ka fund, apo jo?! Nejse, nga tmerri je permendur, ne nje fare menyre te ka ndihmuar dhe kjo ka rendesi. Une gezohem qe te kemi perseri mes nesh ne kete forum te “nerum”!!

      • Mund t’i besh te fala pinjolleve te kriminelit Aleksander Rankovic qe jane ne poste drejtuese ne Serbine e Vucicit, mikut te Edi Rames,

        sepse:

        BENE TE MUNDUR QE NE SHQYPNI DHE KOSOVE TE HARROHEJ TOTALISHT PERVJETORI I MASAKRES SE TIVARIT

        dhe:

        Asnje forum i nderum i medias sone kombetare nuk shkroi asnje llaf per kete krim shteteror ndaj shqyptareve.

  • Demo po si bënin priftërijt kur futnin femrat e reja për rrëfim në kishtë ?..Prifti i drejtohej femrave në emër të zotitë zgjidhe ushkuerin !….,ato që e kundërshtonin ai tregonte një ushkur të varur në murë të lidhur me nyje ,kurse disa të tjera zgjidhnin ushkuerin e brekve dhe prifti i çënderonte ,.Kjo ka qenë roli i priftrijeve koliboracionistë që u vunë në shërbim të gestaos Hitlerit dhe fashizmit italian. mashtrim ,çënerim ,dhe armiqësi .Patër Anton Harapi e donte shqiprinë si çiflik ,ata festuan ardhjen e fashizmit ,nazizmit për interesa të xhepave e dashurive e prostitucionit të tyre .Këta krerë ishin aq patrëriot sa festuan ardhjen e fashizmit e nazizmit në shqipri ,bashkëpunuan me gjermanin ,bashkëpunuan edhe me Hitlerin duke u ktha armët vllezrve partizanë që luftonin maleve të shqiprisë për të çliruar atdheun nga pushtuasiut e huaj.Ky është patrëjotizmi i tyre .mbajtja e popullit analfabet.

    Ka ardhë koha me thënë të vërtetën kush është patërioti i vërtet të kombit ,që pa dyshim janë komunistët.

    Jo të mbushësh G.Dita me komente e artikuj të krimineëlve e tradhëtarve në arrati ,mbas v. 1943,si Patër Anton Harapi që bekoi komandantin e forcave pushtuese gjermane në shqipëri !..

    Është e trurpshme !…

    Kryqëzate 30 vjet kundër Enver Hoxhës ,një udhëheqës i madh popullor dhe krijues i PkSH dhe komandant i UANÇL më të madhen në histori ,mbetet i pa vdekshëm , sepse e pa vdekshme është vepra e tij.Vulosi epokën e vet.

  • Fterri me te lumte goja! C’thua Ti -do te doje nje popull vetret POPULL i Vertete -ATDHETAR. Ai persoalitet na ben krenar. I perjetshem kujtimi Tij.
    Dhimbia e madhe Popull!

    • Faleminderit Dhimbia e madhe popull,për komentin,por është keq për rdiner si Dermo që nervozohen kur unë thashë të vërtetën lakuriq. Feja është opjum për popullin,kjo nuk ka dyshim ,shkenca është e ardhmja e botës.
      Duhet të jemi shumë të vëmendshëm për çdo shqipëtar të ndershëm se klerikët pa dyshim që kan dhënë kontribut në luftë për çlirimin e vendit ,por duke patur parasyshë se klerikët fetar ,çifligarët e kapitalistët e ka qeverisur shqiprinë për mjra vjet ,dhe popullin e lanë 90% analfabet ,kurse komunistët qeverisën më pak se 45 vjet. dhe shkolluan 100% popullin .Krahasimet bëni vetë.?!……Si e bardha me të zezën .Por duhet të mos i përziem të gjithë klerikët në një llagëm.

      Sa për sqarim unë e di se gjatë LANÇL 1939-1944 luftuan dhe dhanë jetën mjra të rij dhe të reja, në mes tyre shumë klerik të lartë nga të gjitha komunitetet fetare Mysliman-Sunit ,bektashi ,ortodokës ,katolik .Kontributi më i madhë ishte ai bektashi.Figura më e spikatur ishte ajo e Baba -Faj Martanshi dhe Baba Fejzo .

  • Injoranti mbetet injorant,edhe po te kete marre rroge ne arsim,,sepse pjesen tjeter te trurit ja ka bllokuar LIGESIA.
    Po kush e arsimoi kete popull deri kur bandat e egra te krimineleve serbo-sllave pushtuan Tiranen?
    Kush e shkroi ne gjuhen shqipe formulen e pagezimit,?nuk ishte prift katolik Pal Engjelli,vikari Skenderbeut?
    Kush e shkroi Mesharin,A nuk ishte prift katolik Gjon Buzuku,..Pjeter Budi,Pjeter Bogdani?Mos duhej te ishin komuniste qe te quheshin mesues te popullit?
    Gjergj Fishta a nuk ishte kryetar i Kongresit te Drejtshkrimit? Keta e mbajten popullin Analfabet?
    Ato shkerdhimet dhe perdhunmimet i keni bere ju,kafshet e partise me toger baben,me sekretaret e komiteteve,me komitetet e partise qe i kthyet ne bordello.

  • Nuk kam interes te debatoj me askend. Kam ne dore nje liber “Vetvrasja e nje kombi”; botuar me 2014.promovuar edhe ne NY para dyvitesh.Ne kete liber jam njohur me disa te dhena te panjohura:”Mbas pushtimit te 7 Prillit; Flamurit Kombetar Shqiptar i hoqen nga perkrenarja Stemen e Skenderbeut duke e zevendesuar me ate te Savojes. Por ata “bashkepuntore” qe u vendosen ne qeverine e asaj kohe; me Kurajo dhe Insistim arriten ta Vendosin perseri mbi Flamur PERKRENAREN E SKENDERBEUT!! Mu kujtua femijeria kur ne Flamur mbas luftes u vendos YLLI i KUQ jugosllav?! Keshtu diskutova ne promovimin e librit :”Nuk e Kuptoj se kush ishte “bashkepuntor antishqiptar: ata qe RIVENDOSEN Perkrenaren e Skenderbeut; apo ata qe e hoqen ate duke e zevendesuar me Yllin e kuq jugosllav ??::

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *