Meta thotë që ka “prova për fuksat”: Është sistem gestapoje, qytetarët monitorohen në rrjete sociale pasi u identifikohet përkatësia politike

Rovena Cerka

Presidenti Meta ka paralajmëruar se do të publikojë prova se si qytetarët monitorohen pasi i identifikohet përkatësia politike nga ata që ai i quajti “patronazhistë dhe fuksa”.

Gjatë një konference për shtyp, Meta u shpreh se priste që deri tani “dikush të ishte në burg nga përhapja e të ardhurave personale të qytetarëve” duke iu referuar rastit të fundit të denoncuar nga PD për vjedhjen e të dhënave nga e-Albania.

Meta tha se “së shpejti do të publikoj prova dhe fakte” se si ajo që ai e quajti “sistem gestapoje” monitorojnë qytetarët në rrjetet sociale.

Sipas Metës, patronazhistët – kështu janë quajtur personat që marrin të dhënat e qytetarëve për preferencat politike – monitorojnë qytetarët në rrjete sociale kur shprehen kundër qeverisë.

Në këto raste ai shtoi se qytetarit i krijohet një pengesë e paligjshme për një problem që mund të ketë dhe i propozohet zgjidhje në këmbim të ndyrshimit të preferencës politike.

Për këto presidenti tha se do të zbulonte dëshmitarë dhe prova në ditët në vijim.

Ai u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime dhe të mos e shesin votën.

Presidenti i kërkoi ‘indiferentëve’ ta shikojnë kësaj here votën si mjet ndëshkimi ndaj atyre që i kanë zhgënjyer.

Ai gjithashtu shtoi se policia duhet të mos keqpërdoret dhe funksionarët publikë të tërhiqen nga intimidimet.

 

m.m/ dita

Share This Article
19 Comments
  • I thash Vellait tim Romit mos u merr me katundarin e cepanit se nuk e han dot,jo thoshte jam dinak do ja fus sa krahu.Kemi gjetur belane me budallain bertet ne mes te nates nuk eshte Ilir Meta mbreti amerikes jam un.Budalla hesapi.Aman kur do mbarojn kto zgjedhjet te na bien veshet rehat.

    • Ky perdite do publikoje fakte te reja! Njelloj si Adriatik Dhalli qe shpallte cdo dite se do arrestonte peshq te medhenj! Like, shko futi nje leter zupare, ose me mire gur zmeril, kokes, t’i lemosh pak cepat! S’e as jevga fallxhre s’po t’a var.

    • Duhet arrestuar kryekrimineli edvin rama kryeministri handout dhe kryetari i gestapos se rilindjes . Pa arrestimin e Edi Rames nuk ka zgjedhje te lira dhe as Demokraci ne Shqiperi. Ky funderrine halabak me brekushe duhet te dergohet para drejtesise. Kurre nuk ka qene me e izoluar dhe kufizuar liria ne shqiperi qe prej rrezimit te diktatures komuniste. Shqipetaret menduan se e larguan komunizmin mirepo tentakulat dhe mbeturinat e komunizmit famekeq ne shqiperi u ringjallen nga tradhetari kombetar ish komunisti Edi Rama. Ndryshe nuk ka sesi te shpjegohet se si kryeministri i Maqedonise dhunuesi me i madh i te drejtave te shqipetareve ne Maqedoni kerkon hapur publikisht qe te votohet Edi Rama.
      Shqiperia eshte ne duart e nje tradhetari , shqiperia eshte ne rrezik, ndaj popull dilni e votoni ne mase pro opozites shpetoni shqiperine nga ky i paafte dhe tradhetar.

    • Duhet arrestuar kryekrimineli edvin rama kryeministri hajdut dhe kryetari i “gestapos” se rilindjes . Pa arrestimin e Edi Rames nuk ka zgjedhje te lira dhe as Demokraci ne Shqiperi. Ky hajdut me brekushe duhet te dergohet para drejtesise. Kurre nuk ka qene me e izoluar dhe kufizuar liria ne shqiperi qe prej rrezimit te diktatures komuniste. Shqipetaret menduan se e larguan komunizmin mirepo tentakulat dhe mbeturinat e komunizmit famekeq ne shqiperi u ringjallen nga tradhetari kombetar ish komunisti Edi Rama. Ndryshe nuk ka sesi te shpjegohet se si kryeministri i Maqedonise Zaev dhunuesi me i madh i te drejtave te shqipetareve ne Maqedoni kerkon hapur publikisht qe te votohet Edi Rama.
      Shqiperia eshte ne duart e nje tradhetari , shqiperia eshte ne rrezik, ndaj popull dilni e votoni ne mase pro opozites shpetoni shqiperine nga ky i paafte dhe tradhetar.

    • Nje katundar i cili behet President …shpejt a vone ka mall per eren e kakerdhive te miut dhe mendoj se ne Reç ka me shumice…

  • Ore , ky duhet lidhur e cuar ne ndonje spital psihiatrik , se do te beje ndonje zarar te madh , si president !

  • O Zoti President ,nuk e di e kini serjozisht me Ramen ,apo si atehere kur i thate me ze e me figure, se “djali ” i Rames ,nuk eshte i tije por eshte i Kistaqit (vella per babe ).Demostruam ,me vone per vidion e te ndjerit Prifti ,u vrane 4 te pa fajshem , ju bashkoi ngjala ne Gjir te Lalzit ,bete koalicion dhe pastaj me vone ju zgjodhi patishahu President .Kush me sqaron ,si ta kuptojme luften midis tyre .

    Por nje gje me habiti dje , kur ju akuzoi ,Rama qe ju zoti President ,ju permendi edhe Floten e 6 Amerikane ,bombardimet e deri se Meta me tha se une nuk e votoj kurre reformen ne drejtesi ..Te forte paskeni qene ,zoti mos ju haje mesysh .Lumsi ne kokplaret dele qorre ,cfare qelbi na drejton neve shtetin..

  • Presantim si Hitleri, shumë i zoti këtë e dimë, por një gjë nuk e pamë ,kanë më shumë se 24h që kanë ardhur amerikanët ,kape ndonjërin prej veshi?!-si pak i vonuar më dukesh-,mendohu,mendohu ,ka kohë akoma .

  • Po te ishte puna per burg duhet te ishe ti i pari more bage. Ti ke vjedhur dhe vazhdon te vjedhesh e te shkelesh me te dy kembet ligjin. Tani ne fakt te ka mbetur vetem haleja per te folur se nuk te pjerdh njeri me, llap sa te duash.

  • Ne fillim u quajten “Bilbilfryres” me tej “Sinjalizues” e tani po i thote “Patronazhista”
    Jane spiunimet e kohes pordhes PPSH te 1200 lekshave te Ram bajges si “Partonazhista”. Eshte Rilindja e qelbesirave qe duhet larguar me 25 prill me vota a pas 25 prillit me shkelma.

  • O Ilir Meta ,me dorën lart ,je bë si Gestapo e Hitlerit që pret duar ,apo gjymtyrë .Kurse me sorollatjet në fshatrat e qyetetin e Vlorës kërkon të mbledhësh banorët në shesh kundër Edi Ramës ,po bë ralitet po ngjallë figurën e Osman Gazepit që vishte uniformën e gjeneralit të Zogut ,se ai e kishte liruar nga funksioni sorollatej ,mblidhte popullin dhe dilte në tribunë me fjalimet i drejtohej fshatarve : E shikoni këtë ? duke i treguar koburen “Kjo e ka vendin këtu ” !..(dhe e ngjeshte atë në brez). Kaq ishte kjo punë sa fshatarët ti friksonte se VETËM Ky u bënë gjëmën.” A nuk duket dhe Ilir Meta si OSMAN GAZEPI QË TË BËNË GJËMËN !!!!!

  • Nga ajo qe synon e ke ne koke dhe menyra si e shtrin krahun , i ngjan Hitlerit e Musolinit , por nga mendja e takati je vetem nje hije e tyre .

  • A kemi president apo shikas ne Presidence?Mendoj se sipas veprimeve te ketij personi Kuvendi duhet te nise procedurat per largimin nga ajo zyre.Prokuroria duhet te nise veprimet dhe te sqarojcdo gje qe pretendon ky president ne dobi te ecies perpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *