Për ardhjen në Shqipëri të 40.800 doza të vaksinave AstraZeneca, ka reaguar Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.
Ai është shprehur i lumtur që Shqipëria siguroi një ditë më parë dozat ndërsa shkruan se BE ka financuar në këtë mekanizëm 2.2 miliardë euro dhe se kjo është dërgesa e dytë e vaksinave që Shqipëria merr nga ‘COVAX’ për të luftuar COVID-19.
Soreca shkruan se BE mbështetet Shqipërinë për të mposhtur këtë pandemi së bashku.
“Të lumtur që Shqipëria ka marrë dozën e saj të dytë të vaksinave përmes COVAX , ku u dorëzuan 40,800 vaksina për të luftuar COVID-19. BE është krenar që kontribuon me 2.2 miliardë € në COVAX.
Bashkimit Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe për të mposhtur së bashku këtë pandemi!” shkruan Soreca në Twitter.
Mbrëmjen e djeshmr, në aeroportin e Rinasit mbërritëndoza të reja të siguara nëpërmjet instrumentit Covax, ndërsa pritet që në ditët në vijim të “shkarkohen” edhe mbi 250,000 të tjera.
m.m/ dita

Faleminderit per mbeshtetjen
Po mor po
Keto qe nuk i doni vete, na i sillni neve.
Kosh plehrash
cudi e madhe Kryebajga pardje s’e permendi as COVAX as BE lidhur me 40mij vaksinat, vetem beri zullum sic e ka zakonin duke nenkuptuar se i ka siguruar ai edhe kete radhe.