Tiranë, sherrosen për partitë, dy të rinj të plagosur në Sauk. Vëllezërit e kandidatit të LSI

Rovena Cerka

Konflikt për motive të dobëta ka ndodhur mes dy të rinjve pak pas mesnatës  në afërsi të Zyrave të LSI-së në Sauk.

Të plagosurit janë Roland dhe Oltjan Doka të moshave 23 dhe 25-vjeç ndërsa një person i tretë është shpallur në kërkim.

Konflikti mes të rinjve ka nisur për fushatën elektorale që tashmë është në kulmin e saj.

Klodian Doka është kandidat i 32-ti në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në  Tiranë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, nga ku është evidentuar se autorët janë larguar me dy automjete të ndryshme, të tipit “Benz” dhe “Audi”.

 

m.m/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Pika që su bije o “gazetar”
    Po si shkruan SHERROSEN !!!!!!!!
    Jo more jo po ku e gjete këtë alamet llafje more ëëëëë .
    Shurrosen e di ,por sherrosen tani po e mësoj.
    Shko mor TRAP mëso shkrim e këndim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *