Dita Ndërkombëtare e Monumenteve Kulturore, Ambasada e SHBA: Kemi investuar 1.2 mln dollarë për kulturën e pasur shqiptare

Rovena Cerka

Në Ditën Ndërkombëtare të monumenteve kulturore, Ambasada Amerikane thekson nevojën e ruajtjes së tyre dhe investimeve që SHBA ka bënë në Shqipëri për të mbrojtur kulturën e saj të pasur. Ambasada Amerikane thekson se janë investuar 1.2 milionë dollarë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe rindërtimin e disa nga monumentet që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit si Sahati i Krujës, kalaja e Durrësit dhe  kulla e orës në Prezë.

“Sot është Ditën ndërkombëtare të monumenteve kulturore, e cila thekson nevojën për të ruajtur vendet kulturore dhe për të festuar larminë e trashëgimisë kulturore në të gjithë botën. Gjatë 20 viteve të fundit, SHBA ka investuar mbi 1.2 milionë dollarë në mbrojtjen e trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë duke ndihmuar në ruajtjen e vendeve dhe ne jemi duke punuar për stabilizimin dhe konservimin e kullës së Sahatit të Krujës, kalaja në Durrës dhe kullës së orës në Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit”, shkruan Ambasada Amerikane në twitter.

Që nga viti 1982, ICOMOS (Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Siteve) vendosi datën 18 Prill si Ditën Ndërkombëtare për Monumentet dhe Sitet, datë e cila u miratua si e tillë në Konferencën e 22-të të Përgjithshme të UNESCO-s të mbajtur në vitin 1983. Që nga kjo periudhë, 18 Prill ka shënuar ditën e kremtimit dhe promovimit të trashëgiminë kulturore dhe është vlerësuar si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për diversitetin, rëndësinë, nevojën dhe përfitimet e konservimit dhe mbrojtjes të saj.

 

m.m/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Nga dita kur dhkeli kemba Amerikane kultura dhe objektet e saj u shkaterruan, sidomos ne fshat..! Pse duhet ti them dites nate ore zoteri Amerikan..?!

  • Nuk e di a eshte e vertete qe Amerika paska dhene 1.2 mil.$ per monumentet e kultures ne Shqiperi?!Por jam i sigurte se ka marre qindra milione te tjere nga objektet arkeologjike qe ‘jane” dhuruar”,Bejkerave e Busheve si dhe Rajersoneve e Arvizuve.Vetem ajo anija Amerikane per kerkime neneujore qe bashkepunoi me Taren tone ,mund te kete marre aq pasuri sa ceshte vlera e ndihmes Amerikane per monumentet!.Prandaj me mire ,mos e permendni fare se dilni zbuluar!

  • Arnautia ka “histori” te pasur?
    Cna bere ne Idiote fare?
    Nuk e dime ne qe ne 1913en u krijua ky Pashallek te “pavarur” nga Tur-qija dhe me deputete te shitur si Ismail bej Vlora,Frashellinjte etj?
    Nga nje ane bv a thoni qe jini nje vend thjesht myslimane d.m.th turk dhe nga ana tjeter “histori” bile dhe te pasur?
    Ju amerikanet na percate me Epirotet,Ilyret,Greket.
    Perca e Sundo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *