Basha dhe bashkëshortja emocionojnë publikun: Rrëfejnë si u përputhën në Holandë

J L

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me bashkëshorten Aurela, kanë rrëfyer për herë të parë së bashku njohjen e tyre, që përfundoi më pas me kurorëzimin e martesës.

Të ftuar këtë të diel tek Ardit Gjebrea, Lulzimi dhe Aurela rrëfyen se kanë qenë për 5-6 vite shokë, ndërsa më pas, në nga viti i dytë i universitetit, ata janë afruar më shumë me njëri-tjetrin, kjo edhe për shkak se të dy ishin jashtë vendit, në një kulturë e shoqëri të re.

Pjesë nga rrëfimi:

Aurela: Është diçka sinqerisht, se nuk është vetëm një moment, pasi erdhi natyrshëm. Për 5-6 vjet ne ishim shokë. Pasi nga viti i dytë i universitetin kishim shkuar aty edhe ishim të dashur pastaj, boyfriend.

Basha: Lidhesh më fort, gjërat i përjeton më ndryshe, tani jetojmë në një shoqëri ku s’ka familje që si ka njerëzit e vetë për fat të keq në emigracion, gjërat i përjeton më fort gjithçka.

Aurela: Ne ishim si të gjithë 18-vjeç, 19-vjeç kishim jetuar gjithë jetën me mamin dhe babin shkuam në një vend krejt ndryshe, krejt të ri, jashtë shtetit dhe mbase si gjithë ata shqiptarët që vijnë në Tiranë, aman vijnë në Tiranë në konvikt po janë në shtetin e vetë. Ne duhet që një të përshtateshim me shoqërinë e re me kulturën e re dhe dy të kujdeseshim për veten tonë.

Basha: Të shkosh atje 19-vjeç e para e punës mbaj mend është befasia se mirë Aurela ishte mësuar të bënte punë shtëpie, por unë s’bëja punë shtëpie, mund të ndihmoja ndonjëherë tim atë ose ime më por e vërtet është që unë shkova si dikush që nuk kishte skuqur një herë vezë në jetën e vet. Duhet të administroja një buxhet, të blija ushqimet. Papritur, duhet të ndërtosh një të përditshme ku nuk ke më ndihmën e prindërve. Dikush që nuk ka gatuar dy vezë, duhet të gatuaj spageti me ton peshku për të gjithë shtëpinë. Duke u gjetur në një ambient ku mund të ishe krejtësisht i pavarur, u afruam më shumë me njëri-tjetrin që nga njëra anë na bëri më të fortë me sfidat që duhet të përballeshim dhe nga njëra anë na bëri më të fortë por nga ana tjetër na afroi më shumë me njëri-tjetrin, duke njohur gjëra që nuk i dinim.

Aurela: Ishim të dashur në Holandë. Ne bashkëjetuam së bashku në Tiranë. Në uikend takoheshim apo jo?

Basha: Edhe gjatë javës me të thënë të drejtën (qesh). Më pas u largova për në Kosovë dhe Aurela punonte në Holandë.

Aurela: Unë gjeta punë në Holandë dhe fillova aty. 5-6 vjet kemi qenë në dy vende të ndryshme.

Basha: OKB jepte një leje çdo tre muaj dhe unë shkoja. Aurela vinte në Prishtinë. Vinte në Tiranë.

Arditi: Kishte luhajte….

Aurela: Normal po!

Basha: Është ajo shprehja larg syve larg zemrës…

Aurela: Francezët thonë larg syve pranë zemrës.

 

j.l./ dita

Share This Article
13 Comments
  • Gjithe jeten me parate e popullit qe vodhen jetuat, Prandaj nuk ju ben pershtypje te punoni per popullin se ju eshte dukur gjithmone budalla. Ta vjedhesh, ta vrasesh e te zgjedhe….cudi.
    Kishte parate e vefes zonja qe ju dha mundesia e nenshtetesise se keshtu e ka kapitalizmi, co parate dhe te mbajne……
    Te mendosh lulezime bashuqi kryeminister larg o Zot eshte ri vrasje .

    • Ke te drejte Aurela! ” kur te kam afer te kam larg dhe kur te kam larg te kam afer”! Kjo ndodh me impotentet!

  • E kini siguruar jeten per dekata me radhe dhe brez pas brezi .Vetem nje gje te kujtosh .Vetem me pallatin e pa ligjshem te Uji i Ftohte ne Vlore ,Rama ja u regulloi letrat ne gjykaten e STRASBOURGUT ,duke shkruar prishet per interesa publike .Hopa 15 miliona ne Euro ,u futen ne kuleten tuaj ,pamvaresisht ci qi temen taksave te kokpalareve dele qorre popull.Mire ja u beni ,deri sa ju votojne ,ju banditeve .

  • Sikur te mos kishit vjedhur para me thes do thoshim vetem: “Kujt i plasi”. Sikur te vendoset shteti ligjor ne Shqiperi do t’ju therresin te shpjegoni si keni vene gjithe ate pasuri qe keni deklaruar me rrogat me demek te Unmik-ut

  • Nejse , por ne e votojme Bashen sepse ky do uli taksat qe RAMA i ka cuar ne tavan
    Se ne te kundert nuk e votoja kurre Bashen

  • As kam ndërmënd të votoj për Bashën .
    Unë votoj për PD ,dhe nëqoftëse heroi yne SALI BERISHA nuk mundet për arsye sëmundje votën time do të ja jap Edi Ramës
    ,por absolutisht jo Bashës.

  • Raimond vlonjati @………………………..

    Mos i beso as njerit e as tjetrit .por ne qofte se do te regullohet Shqiperia dhe te gjithe hajdutet ti mari fshesa e SPAK e BKH ,voto si edhe une partine e z Murrizi , Vetvendosja, Thurja Nisma .O sot o kurre, e keshtu edhe SPAK e BKH do ta kete me te thjeshte ti transferoje ne Rec te Shkodres te gjithe hajdutet mbare te ketij tranzicioni post komunist ..Largoju bajges Katovices ,u ngopem sot e 30 vite .Per taksat e karburantin qe e kemi me te shtrenjtin ne bote dhe me cilesi te dobet te jap me se te drejte o Mond vlonjati .

  • Oh, sa me emocionoj basha qe u perputh me te shoqen. Cfare thoni more gazetar, ata i perputhen parate e VEFA-s qe vodhi i ati i kesaj gruaj holandeze. Me ato para qe i ropen qytetareve shqiptar, basha familiarisht tall bythen me ne, pa punuar asnjehere, me perjashtim te spiunimit te kosovareve, pas luftes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *