Kolaboracionistët dhe priftërinjtë katolikë antifashistë (II)

Ornela

Shaqir Vukaj

(Vijon nga numri i kaluar)

Një ndër priftërinjtë antifashistë, patriotë e më aktivë në mbështetje të Luftës Nacional Çlirimtare  ka qenë Dom Luigj Pici, që me punën e shembullin e tij, ishte bërë tepër i njohur  jo vetëm në zonën e Reçit e Rrjollit ku ka shërbyer për shumë vite në kishat e këtyre fshatrave (Malësi e Madhe), por në krejt Qarkun e Shkodrës. I lidhur me popullin e hallet e tij, i dashur e i thjeshtë me malësorët, pavarësisht cilës fe i përkisnin, ai kishte fituar zemrat e tyre dhe për shumë probleme e halle  këshilloheshin me të si me njeriun e tyre.

Luigj Pici ka lindur në  Ulqin. Studimet e para i ka kryer në Saverenë, ndërsa të lartat në Padova, Itali. Njeri me kulturë të gjerë, njohës i disa gjuhëve të huaja, i mbrujtur që në rininë e hershme me atdhedashuri, ai i përkiste atij grupi të njerëzve të fesë, që mbi gjithçka vinin interesat e Atdheut. I edukuar dhe formuar me këtë frymë, ai e priti me urrejtje pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste, çka e shprehte haptazi në biseda me miq e shokë. Fakti se ai shërbente dhe jetonte në një zonë që historikisht ishte dalluar për patriotizëm e atdhedashuri, e që në fillim të vitit 1942 ishte bërë strehë e partizanëve të parë të Qarkut të Shkodrës, iu krijua mundësi të lidhej me ta e të vihej në shërbim të luftës kundër  pushtuesit. Nuk është rastësi që në këtë zonë, pushtuesit italianë të mbështetur nga  bashkëpunëtorët e tyre,  që në pranverë të vitit 1942 ngritën në Reç një postë karabinierie me efektiv të përbashkët italianë dhe shqiptarë, e vetmja postë e tillë në gjithë Malësinë e Madhe…

Siç kanë dëshmuar bashkëluftëtarë të tij, ai u lidh herët, që në vitin 1942 me partizanët që qarkullonin në zonën e Reçit. Ai mbështeti me të gjitha forcat  vendimet dhe platformën e Konferencës së Pezës dhe u bë propagandues i zjarrtë i saj për bashkimin e popullit në luftë kundër pushtuesve pa dallim feje, krahine e ideje. Si atdhetar dhe patriot i flaktë ai e ktheu kishën e Reçit në qendër propagande e aktivitetesh në mbështetje të Luftës Nacional Çlirimtare, me të cilën u lidhën ngushtë  populli dhe partizanët e zonës. Ai u lidh me ta sepse ata i dolën zot Atdheut, por ai bashkëpunonte me të gjitha ata që donin dhe luftonin kundër pushtuesve fashistë, pavarësisht ke përfaqësonin. Parimi i tij ishte bashkimi i popullit për luftë kundër pushtuesve pa dallim krahine, feje e ideje.

***

Dom Luigj Pici shfrytëzonte autoritetin e tij si njeri i Zotit, për të bërë propagandë për Frontin Nacional Çlirimtar, duke shpërndarë trakte, duke mbledhur ndihma për luftëtarët e lirisë, duke ju kundërvënë parullave që përhapeshin kundër Frontit Nacional Çlirimtar. Ai u shpjegonte njerëzve me gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme, se në Front ishin bashkuar të gjithë ata patriotë, atdhetarë të vërtetë që luftonin për çlirimin e Atdheut.  Vërtetë u thoshte se në front janë edhe komunistët, që në luftë janë të parët që po luftojnë e po vriten… Edhe unë, thoshte ai në biseda, jam pjesë e Frontit, sepse si shqiptar e ndjej detyrë atdhetare të punoj për Frontin dhe lëvizjen Antifashiste Nacional Çlirimtare. Për kontributin e tij që gjatë luftës, më 27 prill 1943 në konferencën e parë të Këshillit Drejtues të LANÇ ai u zgjodh Anëtar i Këshillit Nacional Çlirimtar për Qarkun e Shkodrës.

Për veprimtarinë e tij ai kishte rënë në sy të pushtuesve, prandaj  kishin filluar ndjekjet ndaj tij. Do përmend  një dokument të  Komandës Italiane të datës 26 korrik 1943 ku thuhej:

“Shqipëri e Veriut. Shkodër.

Në mbrëmjen e datës 19 të këtij muaji, në Shkodër disa komunistë thuhet se janë mbledhur pranë varrezave katolike. Thuhet se në mbledhje ka marrë pjesë dhe famullitari i Reçit Don Pizzi. Po bëhen verifikime për të mësuar qëllimet e mbledhjes dhe vendimet që janë marrë aty (Komanda e Armatës)”

(Libri “Shënime për Shqipërinë. Dokumente Historike Italiane nga Arkivi Shtetëror italian”).  Botuar në Londër  V.2015).

Në fund të muajit gusht 1943, fashistët Italinë ndërmorën sulm frontal për të nënshtruar Reçin,, një zonë e lirë që ishte bërë qendra kryesore e Luftës për Qarkun e Shkodrës, që sipas planit të tyre, “mbas nënshtrimit të Reçit, prej aty do të dilnin në breg të Drinit dhe do ti jepnin fund një herë e mirë lëvizjes Nacional Çlirimtare në Qarkun e Shkodrës”. Lufta e Reçit ka hy një histori si luftë popullore, ku shqiptarët u bashkuan pa dallim feje, krahine e ideje dhe bënë që pushtuesit italianë, megjithëse të pajisur me mjetet më moderne luftarake të kohës, mbasi lanë shumë të vrarë e të plagosur të tërhiqen me turp…. Pjesëmarrësit e asaj lufte dhe dokumentet flasin për rolin e  Dom Luigj Pici,  i cili u aktivizua dhe luajti rol të rëndësishëm në këtë luftë.

Ai ishte tepër aktiv për të propaganduar Frontin Nacional Çlirimtar edhe në zona të tjera të  Malësisë së Madhe. Kështu gjatë muajit shtator të v.1943 ai së bashku Zija Dibrën një nder drejtuesit kryesorë të Luftës për Qarkun e Shkodrës, kanë shkuar në fshatrat e Hotit dhe Grudës, në anën tjetër të kufirit, por që kuadrin e krijimit të “Shqipërisë Etnike” ishin bashkuar me Shqipërinë.  Gjatë takimeve të shumta që ata zhvilluan me banorët e këtyre zonave, Dom Luigji u fliste për Luftën Antifashiste, për Frontin Nacional Çlirimtar, për fitoren që do vinte shpejt….

Mbas çlirimit të Shqipërisë, në Konferencën e Frontit Nacional Çlirimtar (që më vonë u quajt Fronti Demokratik) Dom Luigj Pici u zgjodh unanimisht Kryetar i Frontit Demokratik për Qarkun e Shkodrës. (Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin e Shtetit, më datën 6 korrik 1945,  është zgjedhur edhe Patër Anton Fishta  anëtar i Këshillit).  Për kontributin e dhënë gjatë luftës, në gusht 1945 ai është dekoruar me “Urdhrin e Flamurit” një ndër dekoratat më të larta të asaj kohe. Bashkëpunëtorë e shokë të tij, kanë shkruar se  atij i është propozuar dhe posti i ministrit të Arsimit, por ai nuk ka  pranuar sepse donte ti shërbente popullit  si  njeri i fesë.

Në zgjedhjet e para për deputetë të Asamblesë Kushtetuese Dom Luigj Pici u aktivizua me të gjitha forcat duke propaganduar për kandidatët e Frontit Demokratik, për Kushtetutën e re etj. Në krye të Frontit Demokratik ai punoi me të gjitha forcat për bashkimin e popullit rreth Frontit, për pajtimin e gjaqeve,  kundër zakoneve prapanike, për zhvillimin e arsimit dhe kulturës në Qarkun e Shkodrës etj.

***

Menjëherë mbas përfundimit të Luftës, në Shqipëri ashtu si të gjitha vendet Europës   bashkëpunëtorët e pushtuesve dhe atyre që kishin larë duart me gjak u nxorën para drejtësisë dhe morën dënimin e merituar…  Pa dashur të bëj krahasime, gjyqet dhe dënimet në Shqipëri kanë qenë të rënda, por në krahasim me shumë vende të tjera, referuar numrit të popullsisë, nuk kanë qenë më të rënda se në shumë prej këtyre vendeve. (Pa u zgjatur shumë me shifra, do të përmendë:  Në Francë janë dënuar 120 mijë vetë,  nga të cilët afro 30 mijë vetë me vdekje,  Në Holandë janë dënuar 100 mijë vetë, me vdekje 200 vetë, me burgim të përjetshëm 5 mijë vetë. Në Norvegji  janë dënuar 37150 vetë, 60 vetë me vdekje. Në Danimarkë janë dënuar 15742 vetë, me vdekje 78 vetë, me burgim të përjetshëm 62 vetë. Në Austri- janë dënuar 13600 vetë, me vdekje 43 vetë. Në Luksemburgun e vogël janë dënuar 10 mijë vetë,  me vdekje 12 vetë. Në Çekosllovaki- pa ardhur në pushtet komunistët, mbi bazën e “Dekretit të ndëshkimit të madh” të Presidentit Benesh, janë dënuar 100 mijë vetë, 713 vetë me vdekje, me burgim te përjetshëm 741 vetë etj.). Kështu mund të vazhdohet me shumë vende të tjera. Shifrat janë kokëforte….

Por, në ndryshim me këto vende, ku u dënuan edhe disa priftërinj që kishin bashkëpunuar me pushtuesit, Kleri Katolik Shqiptar u persekutua e u dënua tepër rëndë. Pavarësisht se disa nga krerët e tij kishin bashkëpunuar ngushtë me pushtuesit italianë e gjermanë, e që duhej të dënoheshin për fajet e kryera, shumë priftërinj u dënuan pa faj, vetëm se ishin priftërinj e që nuk pajtoheshin me ideologjinë komuniste. Sigurisht që persekutimi dhe dënimi i shumë klerikëve nuk u prit mirë nga opinioni e sidomos nga populli i Shkodrës. Qëndrimi tepër i egër ndaj Klerit Katolik dhe dënimet e priftërinjve pa faj do të shkaktonin edhe reagimin e Dom Luigj Picit, i cili nuk kishte si të aprovonte ato që po ndodhnin me shokët e tij. Madje ai doli si dëshmitar në gjyq, në mbrojtje të dy priftërinjve. Pikërisht qëndrimi tij ndaj dënimeve të pa drejta solli largimin e tij nga detyrat tepër të rëndësishme shtetërore e shoqërore që kishte dhe u kthye në Kishën e Reçit ku deshi të vazhdonte jetën si njeri i fesë….

Janë bërë publike disa nga krimet e viteve të para mbas çlirimit, të asaj periudhe që njihet si “Koha e Koçi Xoxes”, por që fatkeqësisht nuk janë sqaruar plotësisht dhe kryesorja shumë prej viktimave të asaj periudhe, jo vetëm që nuk janë rehabilituar por edhe janë lënë në harresë… Një ndër ta është Dom Luigj Pici. Ndër krahinat që është persekutuar  më shumë ka qenë Shkodra dhe Malësia e Madhe, e në këtë kuadër do ta pësonte  edhe patrioti Dom Luigj Pici. Nuk është sqaruar asnjëherë e vërteta, por dihet se më dt. 10 nëntor 1946 ai është gjetur i vrarë në rrethana të dyshimta, në rrugën Reç-Koplik. Janë përfolur shumë variante për vrasjen e tij. Ndërmjet të tjerave është thënë se ishte dhënë urdhër për arrestimin e tij, dhe ata që e kanë arrestuar, nen pretekstin se deshi të ikte, e kanë vrarë…. Është tepër interesant fakti se pushtetarët e asaj kohe, në ndryshim me disa të tjerë, nuk e shpallen tradhtar apo armik i popullit, por as nuk e rehabilituan. Pavarësisht se ata e  lanë në harresë, populli e përmendte dhe e kujtonte si patriot, si antifashist e luftëtar i lidhur  ngushtë me Luftën Nacional Çlirimtare. Populli dhe shokët e Luftës nuk e kishin harruar…

(Dua të vë në dukje një fakt. Në kuadrin e persekutimit të banorëve të Malësisë së Madhe, përveç Dom Luigjit janë arrestuar dhe disa banorë të Reçit të njohur si patriotë e luftëtarë me pushkë në dorë kundër pushtuesve italianë e gjermanë. Në këtë periudhë është arrestuar dhe vrarë në hetuesi Taro Keqi (Balaj) pjesëmarrës i Luftës Nacional Çlirimtare që në vitin 1942 (Mbas Vëllavrasjes së Kelmendit të v.1945 ai u emërua Kryetar i Lokalitetit të Kelmendit), Sokol Bajrami, ndër luftëtarët e parë në Luftën e  Reçit, i lidhur ngushtë me Luftën Nacional Çlirimtare, baba dëshmori, që u arrestua pa asnjë bazë dhe nënë pretekstin se desh të arratisej u qëllua për vdekje, por që ka shpëtuar për mrekulli. Është akuzuar e madje ishte përgatitur urdhri për arrestimin e Ramadan Reçit, një ndër aktivistët më të dalluar të Luftës Nacional Çlirimtare në Qarkun e Shkodrës… Nuk është sqaruar asnjëherë përse dhe kujt i interesonte që të goditeshin krahina të tilla si Reçi i lidhur ngushtë me Luftën Nacional Çlirimtare që në fillim dhe ndër bazat kryesore të saj në krejt Qarkun e Shkodrës…)

Mbas viteve 90-të emri i Dom Luigj Picit filloi të përmendej dhe nëpërmjet shkrimeve të disa veteranëve, shokëve  e bashkëluftëtarëve të tij, u bënë publike aktiviteti i tij si patriot e antifashist.  Unë do ti referohem vetëm vlerësimit që ka bërë për të Caf Jonuzi (ish i burgosur politik me mbi 20 vjet burgjeve komuniste) i cili ka thënë: “Dom Luigj Pici na mësoi shkrim e këndim, dashurinë për Atdheun, për njëri tjetrin dhe që na frymëzoi për liri. Në shumë aksione antifashiste ne kishim udhëheqës moral priftin antifashist Luigj Pici”.

Kanë kaluar afro 75 vjet nga vrasja kriminale e Dom Luigj Picit, këtij atdhetari e patrioti të shquar. Është fatkeqësi që një figurë e tillë është lënë në harresë nga institucionet shtetërore e shoqërore. Askush nuk është kujtuar ti japë emrin e tij një institucioni, shkolle apo ndonjë rruge. Është i pakuptueshëm edhe qëndrimi i ndonjë përfaqësuesi të Kishës Katolike ndaj figurës së tij. Është antikombëtare që në ndonjë shkrim ai është anatemuar vetëm sepse ka ndihmuar Luftën Nacional Çlirimtare dhe ka qenë Kryetar i Frontit Antifashist Nacional Çlirimtar…

Pavarësisht nga këto, në kujtesën e popullit, të cilit i shërbeu me besnikëri gjatë gjithë jetës, Dom Luigj Pici do të mbetet atdhetar e patriot i rradhë dhe do të përmendet brez mbas brezi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
24 Comments
  • Ambasadori i Enverit, Shaqir Vukaj:

    Kanë kaluar afro 75 vjet nga vrasja kriminale e Dom Luigj Picit,

    por:

    Kanë kaluar me saktesi 76 vjet nga vrasja kriminale e shqyptareve kosovare Tivar, e njohur nga Bota si “Masakra e Tivarit”, dhe askush nuk kujtohet me per kete masakret te papare antishqyptare qe u be e mundur nga pabesia e Enver Hoxhes dhe qe askush sot ne Shqypni nuk begenisi te kujtohet per kete krim monstruoz shteteror, ja cfare shkruan Wikipedia:

    “…Masakra e Tivarit ishte vrasja e një numri të paqartë të shqiptareve etenike nga Kosova nga partizanët jugosllavë në fund të marsit apo në fillim të prillit 1945 në Bar, një komunë në Mal të Zi, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Viktimat përfshinin djem të rinj. Burime të tjera cituan se vrasja e paramenduar filloi gjatë rrugës pa ndonjë arsye të dukshme dhe kjo u mbështet nga dëshmia e Zoi Themelit në gjyqin e tij në 1949. Themeli ishte një bashkëpunëtor i Enverit, i cili punonte si një zyrtar i rëndësishëm i Sigurimit, policisë sekrete shqiptare. Pas masakrës, vendi u mbulua menjëherë me beton nga regjimi komunist jugosllav dhe shteti jugosllav ndërtoi një aeroport mbi varrin masiv…”

    Perkthim nga:

    intelektuali

    • Mos bej Propoagande si idiot

      Masakra e Tivarit nuk ka lidhje fare me Enverin dhe komunistet Shqiptare,

      Kur ka ndodhu Masakra e Tivarit forcat Partizane Shqiptare nuk ishin ne Veri te Shqiperise pasi ato kishin kaluar ne Jugosllavi,
      dhe aty ishte krijuar nje boshllek, ne terren, te cilin e shfrytezuan Jugosllavet

      Biles edhe vete Kosovaret qe kishin shpetuar nga ajo masaker ,
      tregojne se partizanet shqiptare nuk ishin fare ne ate kohe aty ne ate rajon

      • Qe je budall dhe fanatik enverist kjo nuk ka asnje dyshim, por qe nuk di te lexosh ne internet kjo nuk te falet, ja ku e ke materialin qe Zeri i Amerikes e perhapi 2 vjet me pare, sot 2 vjet me vone askush nga politika dhe media jone kombetare nuk u be i gjalle per kete krim shteteror monstruoz:

        “…Sot mbushen 74 vjet nga Masakra e Tivarit, ku u vranë dhe u varrosën masivisht disa mijëra djem të Kosovës. Tragjedia e fshehur për shumë dekada nga qeveritë komuniste të Tiranës dhe Beogradit është zbardhur e plotë në një studim të historianit Uran Butka. Në këtë udhëtim tragjik u nisën 13 mijë e 335 shqiptarë, të shpallur si robër lufte nga komunistët. Gjatë rrugës nga Prizreni dhe deri në mbrëmjen e 31 marsit në Tivar u vranë 3 mijë e 447 burra e djem të Kosovës, ndërsa rreth 600 vetë të tjerë u zhdukën pa gjurme, duke e ngritur numrin e viktimave gjithsej në rreth 4 mijë persona. Këtë fund marsi është 74-vjetori i masakrës së Tivarit, ku partizanët komunistë të Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi ne nje bashkepunim djallezor vranë masivisht disa mijëra mijëra djem të rinj shqiptarë të Kosovës. Tragjedia e realizuar me marrëveshje të shkruar midis udhëheqësve komunistë në Tiranë dhe Beograd u mbajt e fshehtë për dekada të tëra. Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” me dokumenta të shumta arkivore nga disa shtete të rajonit. Masakra e Tivarit është një ploje e përgjakshme dhe e pashembullt. Ajo u realizua nga shteti komunist jugosllav në bashkëpunim të plotë me shtetin komunist shqiptar të Enver Hoxhës. Qëllimi i kësaj masakre ishte për të zhdukur dhe shpërngulur shqiptarët nga Kosova, pra, për një spastrim të plotë etnik. Masakra ishte një spastrim i mirëfilltë i popullit të Kosovës, të cilin ushtria jugosllave e arriti me duart e ushtrisë komuniste të Shqipërisë. Rinia e Kosovës u thirr në një mobilizim ushtarak për të luftuar pushtuesit nazistë, por pasi u mblodhën në Prizren nga të gjitha anët e vendit, u çarmatosën dhe u nisën në kolona drejt Kukësit, Shkodrës dhe i nxorën në Tivar, ku u vranë masivisht me mitralozët e malazezëve me 31 mars 1945. Këtu janë edhe të gjitha listat e atyre viktimave të pafajshëm, që u vranë padrejtësisht, nga të gjithë trevat e Kosovës, bujq, blegtorë, ushtarë të Shaban Polluzhës, ushtarë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare nga Kosova dhe nga Shqipëria dhe që u nisën në këtë kalvar vdekjeje. Karvani i të rinjve kosovarë eci për një javë në kushte çnjerëzore dhe nën tytat e armëve të komunistëve shqiptarë dhe serbë, madje shumë prej tyre u vranë në çdo pikë të këtij itinerari tragjik, kur nuk i lejonin as të pinin ujë në burime as të futnin ushqim në gojë. Libri përmban edhe listën e plotë të martirëve të kësaj masakre, familjet e të cilëve edhe më pas u persekutuan rëndë në shtetet komuniste në dy anët e kufirit. Midis autorëve të kësaj masakre ishte edhe ministri i brendshëm Haxhi Lleshi, i cili firmosi përkrah me homologun serb Aleksander Rankoviç dhe e mbrojti veprimin e tij derisa qe gjallë si “një vendim i duhur ndaj reaksionarëve”, thotë autori. “Kolona e parë u nis më 24 mars nga Prizreni dhe kolonat e tjera më 26 dhe 27 mars dhe 3 kolona të tjera në prill, u nisën për në territorin e Shqipërisë, sipas një marrëveshje midis ministrit të brendshëm serb Rankoviç dhe ministrit të brendshëm të Tiranës Haxhi Lleshi. Ishte një marrëveshje e pashembullt askund në botë, që e implikonte me djallëzi Shqipërinë dhe përfshiu territorin e saj, ku u vranë rrugës shumë prej tyre. Askund në botë nuk ka marrëveshje dyshtetërore për të bashkëpunuar në vrasjen masive të mijëra djemve prej bashkëkombasve të tyre”, ka shkruar studiuesi Uran Butka ne librin e tij. Tragjedi të tilla tregojnë fytyrën e vërtetë të regjimit komunist, që u ngrit mbi pabesinë ndaj të rinjve kosovarë. “Këtu ndodhi pabesia dhe tradhtia, sepse ata, pasi u mblodhën nga të gjithë anët e Kosovës, iu dorëzuan UDB-së dhe Divizionit 52 jugosllav me urdhër sekret të Enver Hoxhës”, citon ai telegramin e shifruar. Edhe sot keto viktima te komunizmit cnjerezor nuk nderohen si martirë, as ne sghqypni dhe as ne Kosove edhe një afrim edhe një pajtim i vërtetë mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit mund të kryhet sinqerisht me respektimin e viktimave të asaj tradhtie që kaloi mes për mes Shqipërisë dhe kulmoi në Tivar, ku edhe deti u mbush me plisat e tyre të bardha. “Po të ishin ndëshkuar kriminelët dhe krimet, ato nuk përsëriten. Dhe është detyrë e shtetit të Kosovës që t’i njohë dhe t’i trajtojë këta si martirë të Kosovës. Po ashtu edhe Shqipëria në shenjë ndjese për atë bashkëpunim kriminal, që u bë nga shteti komunist i Enver Hoxhës, duhe t’i trajtojë ata si martirë të popullit dhe kombit shqiptar”, perfundon zoti Butka ne librin e tij. Masakra e Tivarit është një nga faqet më të errëta të historisë së Ballkanit dhe të popullit shqiptar. Ndriçimi i saj i plotë, ndriçimi i bashkëpunimit kriminal Tiranë – Beograd kundër rinisë së Kosovës do të nxirrte shumë mësime për të sotmen dhe të ardhmen e rajonit. /VOA/

  • Nuk ka nevoje Shqipnija Katolike,,ILIRICUM SACRUM,te rehabilitojne komunistat,,pjella e sllavoserbise.
    Un shqiptar,,ata jane shkje,
    Ne na dan nji gjak e nji fe
    N`MNI T`SHOSHOQIT KEMI LE.
    Lahuta Malcis.Gjergj Fishta.

    • Jo po duhen rehabilituar fashistat o Demo neofashisti! Në të gjithë Botën fashistat dënohen, kështu që ti duhesh dërguar në ndonjë planet tjetër që t’i zhvillosh pikëpamjet fashiste që ke.

  • Jane denuar vertete bashkepunetoret e pushtuesit ne cdo vend te europes. Dhe kryesisht ne vendet qe ishin nderluftuese e jo vende kalimtare.Kjo sepse Shqiperia ka dy momente historike ,e para pushtimi italian me 7 prill 1939 ku kemi koloboracionizem si asnje vend tjeter qe me asamblene e 12 prillit 1939 u bashkuam ne nje shtet me Italine. Kurora Mbreterore Shqiptare ju dergua Mbretit te Italise Emanueli III- Flamurt i vendosen ne dy anet sepatat e Liktorit dhe siper kuroren e Mbreterise Italiane. Bashkuan sherbimin diplomatik pra hoqen Ministrine e Jashtme Shqiptare. I shpallen lufte kujdo shteti qe ishte Italia ne lufte dhe qe atekohe kemi ligj lufte me Greqine e shume te tilla te denja per tradheti e bashkepunim dhe qe duhen denuar pa asnje hezitim.
    Kemi dhe periudhen e dyte pas kapitullimit te Italise me 9 shtator 1943 ku drejtuesit politik e administrativ te Shqiperise u mblodhen me 16 tetor 1943 ne Asamblene Kombetare dhe hudhen poshte cdo veprim qe ish bere nga 7 prilli 1939 gjer ne 14 shtator 1943. Rishpallen Pavaresine dhe drejtuan vendin ne situate kalimtare ku ushtria gjermane ishte prezent. Mund te kishin qene Anglezet me te shpejte dhe nga Bari i Italise mund te kishin zbarkuar dhe perseri dikush do kishte drejtuar vendin gjer ne fund te luftes. Ato qe drejtuan ishin kryesisht politikane te shkolles austriake ne rast te kundert do kishin drejtuar politikane te shkolles Anglo-Franceze……tung se shkoj gjate

    • Demo, po turqit çfarë ishin: turistë?
      Sezon i gjatë 500-vjeçar, apo jo Demo!?

      Kë pushtuan grekët: Shkodrën, Dibrën, Lezhën, Tropojen, Tiranen, Durresin, Skraparin, Beratin, Fierin, Vloren? Keto, më duket, i pushtoi turku.

      • Jo turqit jo, ata jane “clirues” te tokave te Arberise se dikurshme. Fale tyre kemi nje civilizim qe edhe vete Europa na perkedhel si delen e zeze te saj, na do shume si te them! Aq shume na kishte marre malli per te kaluaren SKETERRE saqe vete kryebarbari birishe si “dhuraten” e pare qe i beri shtetit post-komunist ishte pikerisht ajo qe ne te vertete shumica e shqipetareve duan. Antaresimi ne konferencen islamike, profet paska qene salih satrapi..dhe, per tu plotesuar profecia, edvin kryeveziri katolik i madherishem po’ i pershpejton punet si vasal i babe erdoges per te na radhitur krahe popujve te civilizuar turko-arabe. Nje shembull tipik edhe ai i kthimit te shkolles se pare shqipe ne korce nga muze ne kafene, cfare na duhet ne ajo?! Mesimi dhe historia e re do te celet tek xhamia otomane ne qender te tiranes, pese here ne dite arabisht allah,akshem, llakhtar. A nuk duhet te jemi krenare qe kemi president agush abu like meten qe ben akte satanike ne malin e tomorit,ne emer te kujt i ben ai keto?! Per te miren e shqipetareve natyrisht. Edhe lul bashari ne kete
        rast do japi eksperiencen e vete nga leksionet qe ka marre ne cader te gedafit dikur apo nja nje vit qe ka qendruar ne damask te sirise (per specializim?!!), edhe pse vesh kostum holandezi, shkollen e intelektualit e ka puro arabe. Kemi edhe albin islamikun qe fshihet poshte kostumit “marksist” dhe me te ne krye kosova eshte ne rrugen e “duhur” drejt babe dovletit. Por nje falenderim te madh duhet tu japim mentoreve te vertete si rexhep qosja, shaban murati, h.ferraj,halil matoshit, abdi baletes,olsi jazexhiut, kim(abdylaqim) mehmetit qe me shqip-folesit e maqedonise eshte kampion i turqizimit masiv atje.
        Tani o Arber, turqit jane shpetimtare se ata kane dhene jeten kunder atij armikut te tyre me te madh ne ballkan qe akoma sot i tmerron, Gjergj Kastriotit,sepse ai ua ka shkerdhyer nenat si duhet halldupeve dikur. Ja, nga ky duan te na clirojne ata sepse nese shqipetaret fillonin dhe ktheheshin ne identitetin e tyre te vertete europian sic edhe Ismail kadare shprehej ne fillim vitet 90′, ata nuk do te mund te arrinin keto rezultate mbreslenese qe kane arritur deri sot. Ata na duan te miren sic na e donin per gati pese shekuj “vellazerie” kur na pervelonin te gjalle vetem e vetem se donim te flisnim gjuhen tone, por ata lane mbrapa plot dobicer dhe bytheshitur per ti pasur nje dite. Merite te madhe kane edhe vete shqipetaret qe vuajne nga sindroma e stokolmit dhe kjo ua ben me te lehte punen. Ta gezojme ramazonin!!

  • Zotni Shaqir Vukaj! Keni kohe qe dezinformoni publikun shqiptar me trillimet tuaja. E verteta mbi At Anton Harapin, Gjergj Fishten dhe prelatet e Kishes katolike shqiptare eshte tjeter. Ka vdekur ajo kohe kur mbi figurat e medha te ketyre eterve hidhej balte e vrer. Nje pozicionim i tille nuk te nderon.Perkundrazi… Kendveshtrimi juaj i gabuar eshte ne anen e te fajshmeve…Neper shkrimet e tua nuk ka asnje reference…Pse keshtu?!… A e di kush eshte filozofia e komunizmit?Po ajo e eterve qe ju rrekeni prej kaq kohesh te neperkembni? Kush i mbijetoi kohes? Kush luftoi per Shqiperine, te paret apo te dytet?Ne se interesa meskine te erresojne shikimin, mos mendo se te tjeret nuk kane sy.

    • Gjergj Fishta ishte bashkepunetor i fashizmit,
      dhe per kete shkak fashistet e bene Fishten ” Anetar te Akademise Italiane ”

      Biles edhe Lasgush Poradeci ne kujtimet e tij thote qe ” Fishta beri gabim qe bashkepunoi me Fashistet”

      Natyrisht vepra e tij letrare eshte patriotike , dhe duhet nderuar,
      por qe fakti eshte se ai ishte bashkepunetor me fashistet

    • O e verteta je kaq i gabuar sa mendon qe keni fituar.
      Prifterinjte fshatare e te pashkolle ( me ndonje kurs jezuit ), bashkepunetore te fashizmit dhe te bandave te diversanteve nuk i nxjerr asnje reagim fitimtare. Ata e kane marre vulen e turpit dhe te tradhetarit te atdheut sa ska rregjim qe jua ndryshon.
      Papa Ratzinger, dha doreheqjen kur u zbulua si bashkepunetor i nazizmit.
      Vete kisha katolike sot po perdridhet ne te gjithe boten ne menyre qe te jete kontemporane duke kerkuar falje per krime te tera qe ju ka bere njerezimit.
      Mos mendon qe duke u lejuar feja apo duke bere sikur besoni e ndihmuat popullin te haje ndonje tas fasule?
      Koha ka ecur aq shume sa dogma fetare tashme eshte kthyer ne nje version justifikimi e kerkim pastrimi.
      A e pe ate kriminelin fetarist qe e kishte mjekren deri tek koqet, dhe qelloi ne Kavaje, edhe ai eshte burre i mire se merret me fe.

  • Neper arkivat tona apo ato te huaja nuk gjen asnje dokument qe te vertetoje se Anton Harapi ka qene bashkepunetor i fashisteve italiane apo nazisteve gjermane. Ai u be anetar i Regjences qe te luftonte kunder komunizmit dhe komunisteve qe ishin te lidhur me armiqte tane kombetare, serbet e malazezet. Ne AQSh si dhe Arkivin e Ministrise se Brendshme ka dokumente qe tregojne per nje aktivitet politik atdhetar te tij. Nuk jane aspak te verteta ato qe thote z. Vukaj ne shkrimin e mesiperm. Perkundrazi, PKSh ishte e shitur te Titoja. Kete e kane deshmuar shume studiues e udheheqes jugosllave pergjate Luftes. Nje prej tyre eshte Bllazho Jovanovic.A. Harapi eshte shqiptari i madh qe ka luftuar me mish e me shpirt per bashkimin e trojeve shqiptare.Nje intelektual brilant. Publicist gjigand. Me thoni ke vrau ai? Ndersa mbi kundershtaret e tij politike rendojne krime te perbindshme. A.Harapi ishte atdhetar me ndjesi te rralla. Ka shpetuar nga pushkatimi mjaft njerez, madje edhe me pikepamje komuniste. Kontributi i tij per vendin eshte i madh. Shqiperia eshte e duhet te jete krenare me figura si ai apo Gj. Fishta. Ky i fundit eshte nga ato figura te formatit nderkombetar qe do ta kishte zili cdo popull e komb i qyteteruar. Per A. Harapin se fundmi eshte botuar nje studim monografik qe tregon jeten dhe krijimtarine e tij…Per kleriket katolike shqiptare shkruan R.M.della Rocca, nje studiies me vlere. A e dine shqiptaret se A. Harapi dhe Gj. Fishta kane qene bashkepunetoret me te ngushte te I. Qemalit, F.Nolit, L.Gurakuqit, F.Konices, L.Nosit etj.? A e dine shqiptaret se A.Harapi ka qene perkthyesi i vetem ne bisedimet per shpalljen e pavaresise se Shqiperise, zhvilluar ndermjet kontit Berthold dhe I. Qemalit?…A e dini se kush e organizoi demonstraten e 14 nentorit 1918 ne Shkoder per bashkimin e trojeve shqiptare? A e dini se sa demonstrata ka organizuar Harapi kunder fashisteve italiane? Se si u perlesh me kontin Ciano me 12 prill 1939? Mos lexoni historianet e komunizmit sepse ata i kane devijuar gjithe te vertetat historike…

    • Duhet te lexoni nga i derguari i Hitlerit gjeneralit nazist se si shprehet ai per Pater Anton Harapin. une per vete them qe Koha ishte e tille qe s-mund ta falte Patren e gjore qe e kishte akoma mendjen te Austria ku ishte shkolluar.. Para se të pranonte detyrën si anëtar i Regjencës kishte ndodhur kështu, siç ka shkruar në kujtimet e tij Hermann Neubacher : “Patër Anton Harapi tregon se si natën e kalueme tre burra të njohun të lëvizjes ilegale komuniste kishin shkue tek ai në kuvend për me zhvillue një debat politik me të. Partia Komuniste, kishin thanë ata, nuk luftonte kundër kishës. Komunizmi asht në një fazë të re zhvillimi, ai lufton për lirinë kombëtare dhe për një demokraci të vërtetë. Çka kërkon i pari i françeskajve Patër Antoni në një Këshill Regjence, i cili bashkëpunon me okupatorët fashistë?” Ai nuk pranoi idetë e tyre, por nuk pranoi as që t’u tregonte agjentëve të Gestapos asgjë për partizanët duke u thënë: “Unë jam shqiptar dhe kurrë nuk i tradhëtoj ata!”
      III. Kushtrimi i Anton Harapit në Fjalimin e tij: “Lëshoni armët, pashi Zotin, pse mjaft gjak âsht derdhun…”
      Martiri Patër Anton Harapi, viktimë e urrejtjes së ndërsjelltë të tij me komunizmin.

  • Keto dy shkrime jane nji sinteze shume e shkurte e proces-verbaleve te gjygjeve komuniste. Shkrimi mund te delte edhe ma i giate bile.
    Keto gjygje jane ba tue torturu shtazerisht te pandehunit dhe tue nxjerre pohime false.
    Pershembull ne gjykimin e klerit katolik Kishe françeskane te Shkodres se ato paskan msheh arme ne elterin e Kishe, u akuzuen frtenite nga te cilet disa u pushkatuen e disa u denuen me burgime te randa.
    Ma vone oficieri i sigurimit Pjerin Kçira ( 25 vjeç, kojshi i jemi dhe me avokat mbrojtes avokat Dr.Jur.Emid Tedeschinin, babajn tim) pohoi para gjygjit se: “ARMET NEN ELTERIN E KISHES I KENA FUTE NA SIGURIMI I SHTETIT”. Per kete pohim kerkesa e prokurorit me disa vite burgim per akuza te tjera, iu kethy ne DENIM ME VDEKJE ME PUSHKATIM.
    Avokat Dr.Jur.Tedeschini ka marre pjese ne shume procese gjyqesore. Nji rast qe me ka pas tregu mu (te birit) ishte rasti i gjakimit te Dom Ndrè Lufit. Gjygji i tij u ba nga gjykata ushtarake dhe me dyer te mbylluna. Dom Ndrè Lufi ne ate periudhe ishte drejtues i klerit katolik per zonen e Lezhes ku kishte pase disa mosmarreveshtje me nji prift tejeter per probleme administrative.
    Lind pyetja: Pse ti bahet ketij prifti gjygji nga gjykata ushtarake per derisa nuk ka kene ushtarak dhe nuk ka pase asnji problem me repartet ushtarake?! pse ti bahej gjygji me dyer te mbylluna kur ky ka pase mosmarrevshtje me nji prift tjeter dhe derisa ky NUK KA SHKELE ASNJI LIGJE SHTETNORE?!
    Fundi, prokurori kerkon 20 vjet burgim per Don Ndrè Lufin.
    Avokati Dr.Jur.Emid kerkoi deklarimin e pafajsise se Dom Ndrè Lufit, me argumentimin se ky nuk kishte shkele asnji ligje te shtetit.
    Vendimi i gjykates: Dom Ndrè Lufi denohet me 20 vjet burgim, pa asnji prove fajsie, dhe per kete arsy iu ba gjygji me dyer te mbylluna.

    Ne keto gjygje avokati mbrojtes nuk ka pase asnji te drejte te vertete mbrojtese, kjo deri ne vitin 1967 mbas te cilit u hoqen edhe avoketnit.
    Ne kete shkrim ka shume shtrembnime faktes, ka edhe shume te verteta te pathanuna. Kjo bahet me qellim si gjithmone, per te sulmu pjesen ma atdhetare te shqiptarve qe ishte Kleri Katolik Shqiptar, i cili edhe gjate pushtimit shumeshekullor turk-osman asht persekutu dhe me gjithe kete ka vazhdu te punoje per identitetin shqiptar dhe kulturen shqiptare. Kete e vertetojne dokumentat e shumte qe gjenden ne arkivat shqiptare dhe te hueja.
    Nuk ka asnji te drejte dhe as nuk ka kompetence nji bashkepuntor i diktatures antishqiptare dhe antidemokratike, siç asht Shaqir Vukaj, te bajne vlersimin dhe klasifikimin e Priftenve Katolik, aqe ma teper kur rrjet dhe nga nji familje fanatike muslimane ku kryetar familje ka qene krimineli i Malcise se Madhe Bejto Faslia, i cili njifet si dora e zeze nder ato zona se bashku me Çun Jonuzin, me kriminelin Zija Dibrën e shoke te tjere.
    Ne vete shkrimin e Shaqir Vukes ka shume kontradikta qe tregojne injorancen e tij rreth Klerit Katolik shqiptar.
    Shaqir Vuka ka vetem nji qellim: Te vazhdojne me ghjedhe balte mbi Klerin Katolik Shqiptar njisoj si turqit osman, njisoj si sllavt e njisoj si sllavo-turko-komunistat shqiptar.
    Do tu dojshin te pakten dy shkrime per te pergenjeshtru se çka shkruen Shaqir Vuka, perfaqesuesei diplomatik i diktatorit Enver Hoxha.
    Po permendi vetem shkurtimisht pak fakte.
    Ne pjesen e pare (komunisti i familjes fanatike muslimane) Shaqir Vuka akuzon Vatikanin (qe fundi i fundit ky nuk varej nga Kleri Katolik Shqiptar) se ne vitin 1929 ka ba nji marrevshtje me Musolinin tue e paraqite si nji Marreveshtje me fashizmin. INJORANCE E PLOTE E SHAQIR VUKES. Kjo marrevshtje ka kene marreveshtje ndershtetnore, ne mes Shtetit te Vatikanit dhe Shtetit Italian per problemet e ndamjes se shtetit te Vatikanit me ndamjen e Shtetit Italian ne lidhje me pronat respektive dhe te marredhanjeve ligjora ne mes dy shteteve. Kjo marrevshtja e vitit 1929 asht ne fuqi edhe sot.
    Ne lidhje me qendrimin e Vatikanit. Vatikani ka qene nji shtet mbrenda shtetit italian. Ai nuk ka as ushtri e asnji ministri ekzekutive. Vete parimet kristjane jane kundra dhunes, prendej parimisht Vatikani ka kene KUNDRA DHUNES FASHISTE, KUNDRA DHUNE NAZISTE DHE KUNDRA DHUNE KOMUNISTE, pra kundra çdo dhune.
    Ipeshkvi gjerman Clemens August Graf von Galen i dioçezit te Münsterit-Gjermani i ka dale haptas kundra Hitlerit. Mjafton te lexosh ketu:
    https://de.wikipedia.org/wiki/Clemens_August_Graf_von_Galen
    Vete Papa Piu i XII, qe dikur ka kene perfaqesuesi i Vatikankit ne Gjermani, ka kene kundra diktature hitleriane. Natyrisht keto nuk kishin ushtri ti kundravihej e as nuk mund te delshin partuzan, por do te bajshin nji politike diplomatike te ekulibrueme, sepse Vatikani ishte mbrenda ketyne dy shteteve naziste-fashiste.
    Per keto qendrime te Vatikanit jane persekutu shume priften katolik qofte nga nazistat e qofte nga fashistat.
    Pse trimat partizan nuk e luftuen fashizmindhe naziznib mbrenda qyteteve por dolen neper male? E pra partizanet ishin trima?!

    Tashti do te analizoj pohimet e Shaqir Vukes ne lidhje me priftin Dom Luigj Picin: (Vazhdon

  • Ne lidhje me statistikat e gjygjeve ne Europe mbas luftes, qe Shaqir Vuka nxjerr gjygjet komuniste shqiptare nder me te voglat ne raport me popullisine, po sqaroj se:
    Ne Shqipni ne perqindje me perbamjen e popullsise muslimane (70%) ortodokse (20 %) dhe katolike (10 %) Kleri Katolik Shqiptar ka qene absolutisht ma i persekutuemi, krejet njilloj si gjate pushtimit turk-osman. Ne 210 klerike katolik shqiptar, jane pushkatu 31 priften katolik, kan vdke ndper burgja dhe jan denu rreth 164 priften. Vetem nja 5 priften nuk jane burgose. Ndersa nga kleri musliman asht pushkatu gabimisht vetem 1(nji) ne vitet e para dhe a jane a sjane burgose nja 10 hoxhallar. Pra ne proporcion me popullsine duhej te ishin pushkatu jo 34 (sa jane pushkatu priften katolik) por 7×34 hoxhallar, pra 238 hoxhallar dhe duheshin burgose 1148 hoxhallar. Ose te pakten nji e treta e tyne sepse hoxhallart kan pase te njajtat idena si nazistat. Kete e verteton fakti qe Kryemuyftiu palestisnez Haxhi Amin Al-Hysejn e ka pase zyren e vet ne ministrine embrendhshme ne Berlin mbas takimit te tij me Hitlerin per zhdukjen e hebrejve.
    Mund te lexohet ketu https://de.wikipedia.org/wiki/Mohammed_Amin_al-Husseini
    Ky Haxhi Amin Al-Hysejn ka organizu me musliman shqiptar ne nder te tjera Divizionin e 21 malor SS “Skenderbeg) (21. Waffen-Gebirgs-Division der SS „Skanderbeg“ (albanische Nr. 1) https://de.wikipedia.org/wiki/21._Waffen-Gebirgs-Division_der_SS_%E2%80%9ESkanderbeg%E2%80%9C_(albanische_Nr._1)
    Dhe ne Bosnje me musliman bosnjake Divizionin e 13 malor SS “Hanxhari musliman (13. Waffen-Gebirgs-Division der SS „Handschar“ https://de.wikipedia.org/wiki/13._Waffen-Gebirgs-Division_der_SS_%E2%80%9EHandschar%E2%80%9C_(kroatische_Nr._1)#:~:text=Die%2013.,%E2%80%9EHandschar%E2%80%9C%20(kroatische%20Nr.&text=war%20eine%20der%20Gebirgs%2DDivisionen,bei%20Mittenwald%20aufgestellt%20und%20ausgebildet.
    Ky Haxhi Amin Al-Hysejn mbas luftet asht kerku si kriminel lufte. Ai u strehu ne vendet muslimane dhe u ba per shume vite me rradhe Kryetar i Konference Islamike, ku ne vitin 1992 (o aty afer) aderoi Shqipnia dhe asht edhe sot antare e kasaj konference.
    Kleri musliman Shqiptar asht nji pjelle e pushtuesit turk-osman dhe sherbetore besnike e saje bile edhe sot.
    Shkodrani Shaqir Vuka nuk ban asnji reagim ndaj mbajtjese se STEMES SE PERANDORISE TURK-OSMANE qe mba myftiu (myftinia) i Shkodres imami Muhamet Sytari ne fasaden e xhamise se Parruces ne Shkoder me dimensuione 5.00 m X 2.50 m. Lexo shkrimin perkates ne gazeten DITA ( ku shkrun edhe vete Shaqir
    Vuka) http://www.gazetadita.al/pse-vula-e-sulltanit-ne-fasaden-e-xhamise-se-parruces-ne-shkoder/
    Xhamia e Parruces ne Shkoder ka pas qene nji xhami e vjeter, por ndertimi i Xhamise se Rè filloi pikrisht ne periudhen e fasizmit italian reth viti 1942-43 dhe perfundoi gjate pushtimit nazist gjerman ne vitin 1944 perpara ikjes se trupave gjermane.
    (Vazhdon)

  • Ne lidhje me priftin katolik Dom Luigj Pici.
    Pjesa absolute e priftenve katolik shqiptar ishte kundra pushtimit fashist italian dhe atij gjerman, sepse keto cenojshin moton shumeshekullore “Per Fè dhe per Atedhè” te klerit katolik (kleri musliman ka pase moton vetem “Per Fè ne favor te pushtuesitte kalifatit islamik turk-osman).
    Kjo ishte edhe per faktin se vete Parimet kristjane ishin dhe jane kundra dhunes, se besimi kristjan nuk perhapet nepremjet dhunes me pushtime me lufte vrasje perdhunime e te tjera forma dhune nga ana e sundimtarve o komandantve ushtarako-politik.
    Por metodat ishin te ndryshme. Psh Dom Luigj Pici merrte pjese aktive ne Luften kundra pushtuesit fashist italian e gjerman edhe pse ai kishte ba shkollat ne ato vende. Veç atyne gjanave qe fliten ne shkrimin e Shaqir Vukes, Dom Luigj Pici ka ndihmu materjalisht luften per çlirim tue lane me njene ane piktpamjet politike, tue mendu se mbas luftes nuk do te vendoset nji diktature, si ishte ajo DIKTATURA KOMUNISTE (qe e kishte ne parim DIKTATUREN ne kundershtim me DEMOKRACINE “BORGJEZE” simbas marksizmit). Pikrisht ketu qendronte UTOPIA e Dom Luigj Picit, i cili e pagoi me jeten e vet andrren e tij per bashkimin e forcave atdhetare pa dallime ideoligjike. Ai nuk kshste parasyshe se çka kishin ba ne Rusi bolsheviket.
    Ne shkrim Shaqir Vuka thote se Dom Luigj Pici ka deklarue ne favor te dy priftenve katolik (qe ma vone u pushkatuen) dhe per kete u hoq a drejtimi i Frontit Demokratik (qe si rrezultoi mjerisht se NUK ISHTE DEMOKRATIK). Ne fakt qellimi i komunistave ishte nxjerrja jashte e pushtuesve italo-gjerman per te vendosje diktaturen komuniste, te mbeshtetun nga sllavt, keto armiq shekullor te shqiptarve kryesisht te Shqipnise Veriore-Kosove, siç rezultoi mbas vetem 4 vitesh ne vitin 1948 qe komunistat shqiptar u prishen me komunistat jugosllav. Nejse, kjo asht histori tjeter.
    Pra Dom Luigj Pici u perjshtu nga Fronti Demokratik per mendimin e tij te shprehun me shkrim. Shaqir Vuka thote se mund te kete pase nji URDHEN ARRESTI per Dom Luigj Picin. Lind pytja: Pse te arrestohet Dom Luigj Pici, i cili NUK KISHTE SHKELE ASNJI LIGJ TE SHTETIT SHQIPAR?
    Dhe thote Shaqir Vuka se keshtu ai u vra sepse do te kishte dashte me i ike arrestimit: Te gjitha pohime supozime me qellimin e keq per te justifiku vrasjen e Dom Luigj Picit. Dhe se deri tash nuk asht zbardhe vrasja e tij (Dom Luigj Picit).
    Si mund te vritej nji person ne ne vitin 1946 PA GJGJY? (ata fare gfjygjesh formale, te pakten).
    Por turqit na kan lane nji fjale se “Xhamua ne thes nuk hin”. TE VERTETEN E KA DIJTE POPULLI I ZONES SE KOPLIKUT DHE SHKODRA MBAR dhe hetimi per reabilitimin e Dom Luigj Picit asht vetem nji PROPAGANDE ELEKTORALE POST-KOMUNISTE NGA BIJT E KOMUNISTAVE, te cilet e quen vendin ne nji KATASTROFE KRIMINALE DHE EKONOMIKE.
    Dom Luigj Pici ka pase nji motor triçikel me kosh ku ai futete arme dhe ua dergonte partizanve çlirues. Kur e kishin ndale patrulla gjermane, ai u flitte gjermanishte dhe ato e lejshin me kalu.
    Ne Kopli (o dikund ne ato zona afer se nuk e kujtoj ekzaktesisht vendin) i kan dale perpara oficerat e sigurimit Asllan Lici dhe Pal Mlyshi, e kan ekzekutu me mitroloz (pa gjygj e pa asgja) dhe ia kan marre motoçikleten. Asllan Lici ka qene nji kriminel qe e kena njofte te gjithe ne Shkoder. Ai nuk u denu per kete krim. Ai ma vone ka perfundu mekanik ne SMT te traktorave. I tille kriminel ka qene edhe BEJTO FASLIA i jati i Shaqir Vukes. Linde logjikisht pytja pse i biri nuk quhet Shaqir Faslia?- Sepse Bejto Faslija ka ba shume krime dhe pabesine ne zonat e Malcise se Madhe dhe e ka dijte mire se keto krime dhe sidomos TRATHTIA qe ai ka ba ne malci, mund ti shkaktonte ndonji pasoje te birit dhe keshtu ia ndrooi mbiemni. Keshtu psh un e kam nofte Shaqir Vuken qyshe ne gjimnaz edhe pse ma i ri se un. E kam njofte si djale te mire, te njerzishem dhe studjoz, por nuk e kam dijte se ishte i biri i kriminelit Bejto Faslia. Un kete e kam marre vesht vetem ketu ne gazeten DITA nga disa kometues te shkrimeve te tij. Dhe i biri i Bejro Faslise nuk kishte si te shkonte larg pemes se tij. Edhe Shaqir Vuka-Faslia u ba mbeshtetes dhe perfaqesues i kriminelit Enver Hoxha. KUSH MBESHTET KRIMINELAT, edhe ligjerisht ndoqet penalisht per mbashtetje kriminelash.
    Nuk ka asnji pregatitje Shaqir Vuka-Faslia te hjedhin balte mbi Klerin Katolik Shqiptar. Ai mban nji qendrim HESHTJE per KLERIN MUSLIMAN si bashkepuntor te pushtuesit turk-osman sepse Shaqir Vuka-Faslia rrjedh nga nji famile fanatike muslimane. Kete e tham ne baze te nji eksperience te qendrimit te kesaj familje ne lidhje me nji pjestare te saj. Kjo teme dal jasht sferes se komentin.

    • Ke shkruajtur sikur të kanë pickuar o Paul Tedeschini! Në shkrimin tënd ka shumë çështje: 1. Fut ndasi ndërmjet feve. Sikur janë persekuruar katolikët dhe janë përkrahur ortodoksët dhe myslimanët, gjë që nuk është e vërtetë. Dënimet bëheshin individuale sipas veprimtarisë së individit, por kursesi ndaj llojit të fesë.
      2. Është fakt që kleri katolik bashkëpunoi me fashizmin dhe jo ai ortodoks apo mysliman dhe këtu del që më shumë të dënuar ishin priftërijtë katolikë.
      3. Patër Andon Arapi ka dalë në fotografi me pushtuesit gjermanë, pra nuk është fantazi.
      4. Je i vështirë për t’u lexuar me gabime ortografike dhe me gegërishte që kushdo nuk të kupton. Je djalë ish avokati dhe kjo nuk të nderon.
      5. Shkruan për patriotizëm dhe mban emrin Paul Tedeschini, kur ke mundësi që t’a shqipërosh në Pal Tedesku. Kjo është shenjë e inferiorëve që kapen pas artifickave për të treguar që qëndrojnë më lart se sa lexuesit, por ka efektin e kundërt.
      Ka edhe të tjera, por këto janë të mjaftueshme për të treguar që qëndron shumë larg nga çfarë kërkon të paraqitesh.

    • Sa je lodh mor Pal

      Shiko dosjet e gjyqeve te cilat jane ne arkiv edhe sot e kesaj dite. I kane treguar vete te gjitha se cfare kane bere.
      Nuk i kane pranuar prej presionit e torturave, por kane shkuar ne vendngjarje dhe kane nxjerre duke u fotografuar armet nga kthinat e murosura.
      Shiko cfare ka deshmuar Zef Pellumbi ne gjyq, cfere ka patur ne bark i ka nxjerre te gjitha para trupit gjykues. Ska lene gje pa treguar, edhe ato per te cilat nuk e pyeste njeri.

  • FLM.Paul Tedeschini per informacionin e bollshem.
    Nuk kane te mbaruar krimet e komunistave mbi klerin ATDHETAR,,Dinjitar.Intelektual,te Ilyricum Sacrum.
    Nuk ka pllame te kesaj shqipnie te coptueme,qe te mos kete kontributin e Fretenve Katolike.Ate qe sllavet nuk e arriten per 1 mije vjet e bene qent e terbuem me terbimin sllav te enver hoxhes.

  • Te lumte PAUL TEDESCHINI me kete koment te sakte dhe te qarte. Akoma komunistat duan te ndryshojne historine.
    Ja, sot ku kemi ne pushtet te drejtuar prej 30-te vjetesh nga ish komusta, nuk ndertuam dot demokraci, por shkerllatokraci.

  • zoti Paul.mbrojtja heroike qe bani ne gjyq axhes Pjerin asht i veqante ne llojin e vet …po te citoj fjalet…nana Nine nuk kam qa ti baj ma djalit tand..kta dojne me ta marre ne qafe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *