SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje stafi drejtues i gazetës Dita! Në radhë të parë, ju uroj gëzuar vitin e ri 2014. Vitin 2013 e mbyllëm si mos më keq, nuk arritëm të blejmë as gjelin e detit si kryetar i tavolinës në natën e vitit të ri. Me ne shqiptarët e shkretë është kuja e madhe, sepse pensionisti nuk e mori gjysmë gjelin që mori vitin e kaluar. As mësuesi i shkretë nuk e mori pagën e 13-të. Fatin e mësuesve e kanë pasur edhe doktorët, inxhinierët dhe të gjithë buxhetorët e tjerë. Vaj medet ata që punojnë në punë të zezë këtu tek ne. Gjithsesi, paçim shëndoshë e mirë politikanët tanë, si pozitën dhe opozitën, sepse ata janë pasqyra e këtij shteti. Bukë thatë do të hamë, vetëm të shkojmë të pastër nga ana shpirtërore në botën tjetër, se këtu po e shikojmë se si po shkojnë punët. E fundit Dita… A do të bëhet ky shtet?! Me respekt dhe sinqerisht, Ali Gjoni.
