Sulmi me thikë brenda xhamisë, çështja i kalon Drejtorisë së Antiterrorit, i riu u ndikua nga ekstremizmi fetar

J L

Rudolf Nikolli, i riu nga Burreli, person me precedent të mëparshmë penale i cili plagosi ditën e djeshme pesë persona në xhaminë “Dine Hoxha” në “Rrugën e Kavajës” ndodhet pas hekurave.

Mësohet se çështja e tij do t’i kalojë Drejtorisë së Antiterrorit për shkak se ka dyshime të forta, që Nikolli të jetë ndikuar në aktin e tij nga ekstremizmi fetar.

Policia e ka referuar rastin në prokurori për ”nxitje dhe financim të terrorizmit”, ndërsa Nikollaj do të përballet dhe me akuzën e plagosjes dhe mbajtjes së armëve të ftohta.

Nikolli me një thikë buke në dorë është futur ditën e djeshme pranë xhamisë dhe ka plagosur punonjësin tek recepsioni i xhamisë.

Ky i fundit ta tentuar ta ndalojë dhe ta nxjerrë jashtë, por Nikolli është futur duke plagosur edhe besimtarët që po luteshin.

Si pasojë e sulmit të plagosur mbetën: pesë persona, Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç, mes të cilëve është edhe një punonjës i picerisë pranë xhamisë që ndërhyri për të ndihmuar besimtarët.

Ditën e djeshme, Nikolla është marrë në pyetje nga drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano pas arrestimit. Para policisë, ai mësohet të ketë thënë se në ëndërr ka parë njerëz që e shanin dhe e ngacmonin.

Autori rezulton të ketë kryer edhe një plagosje tjetër me thikë, një muaj më parë në një terminal autobusësh.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Tju vije turp per kete titull te poshter qe i keni vene
    shkrimit.Sa per drejtorine e Antiterrorit dhe ate loqen injorant gledis nano duhet ti vije turp per ate marrjen ne pyetje.
    Rudolf Nikolli eshte nje i semure o te poshter.Ai nuk eshtei ndergjegjshem fare per ate qe ka ndodhur.Agresiviteti i tij (ne rastin e semundjes se tij) zgjat 2-4 minuta dhe gjate asaj kohe ai nuk eshte farei ndergjegjshem per veprimet e tij.Zakonisht keto kriza provokohen nga jashte.Dikush atje ,me dashje apo pa dashje mund te kete provokuar krizen e Rdolfit.I cili eshte nje familje shume e mire dhe vete personalisht sipas te gjithe atyre qe e njohin paska qen njeri shume i mire.Por ja qe semundja te shpartallon dhe te tjeterson.Sa per ata injorantet xhahile qe e shkelmonin kokes ,i hengshin nekokat e tyre atashkelma.Ai njeri ka pasur nevoje per ndihme e jo te kapardiseshin duke i ra me shkelma kokes.Sidomos edhe ne nje vend te shenjte sipas tyre dhe ne nje Muaj te Shenjte sic eshte Ramazani.Mjerisht ata treguan qe nuk kane lidhje fare me Besimin dhe mesazhin e Paqes.
    Kurse ky gledis nano antiterorri gjasme, do te bente mire te kishte nje psikolog gjate gjate marrjes ne pyetje,Pasi Rodolf Nikolli sipas atyre qe mesuam per te ,ishte pacient i dokumentuar per probleme mendore.Atyre qe u lenduan ne xhami i uroj sherim te shpejte dhe mendojq e duhet te flasin sa me shpejt sesi ka ndodhur ngjarja.Dhe qe duhet ta falin Rodolfin sepse nuk ka qen ai qe ka bere agresivitet ,por demonet qe e kane mberthyer mendjene tij.Rudolfit i uroj te sherohet dhe te aftesohet per veten e tij,dhe te familjes se tij.Sepse familja sidomos prinderit e vuajne me shume.Nuk eshte e lehte te shohesh femijen tend te vuaje keshtu.Rudolfi eshte nje nga viktimat e shumta te demon kracise.Te izolimit fiziko mental qe na ben bota e *perparume*.Depresioni i tij u rendua kur shkerdhatat italiane e kthyen pas ,pa ansjelloj te drejte.Depresioni i tij eshte nga e ardhmja e pasigurte neShqiperi.Te gjithe ju,sidomos ju djathnoret e pashpirt,ju qe mbollet kaosin ,kurverine,kriminalitetin,urrejtjen,poshtersine ne Shqiperi,Ju qe shitet ,grabitet,vodhet pasurine kombetare ,ju kerma dhe shoket tuaj socialiste meritoni te hani ato shkelmat qe goditen Rodolf Nikollen atje ne shesh.
    Zoti i dhente force familjes se Rudolf Nikollit .
    Zoti i dhente meshire dhe sherim te shpejte atyre qe u lenduan nga Rudolf Nikolli.

  • Po pse mos te themei injoranca e ekstremizmit mediatik ?
    Mire injoranca fetare kekronte qe ta quante kete si ekstremizem por ju te medias si ka mundesi te shkruani te tilla gjera ?!!
    Si nuk e moret vesh qe “njeriu ekstremist fetar” ishte nje i semure mendor ?!!
    Ku eshte ana profesionale dhe njerezore llogjike per kete “terorist” ?

    Nje ngjeri me shendet mendor te semure mund te bej cdo gje qe eshte jo normale!

    Marja ne pyetje eshte e panevojshme

    Aq me teper kur “Terroristi” ka thene “Arsyet ”

    Ky shkrim eshte i nevojshem- Lexuesit e Drites nuk jane qe naive aq injorant te mos kuptojne se cfare ndodhi ne te vertete ne Tirane!!

    Zoti i meshirofte te gjithe.. dhe ti fal gjynafqaret se aq dine!

  • Ore, po ai shoku i vet tha se kishte lene ilacet, kurohej dhe duhej te ishte ne spital.

    i dine keta shoket e policise keto, apo mish per makinerite e tyre kriminale duan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *