Një parti e madhe dhe serioze duhet të dijë ku dhe kë ka mbështetës!
Krim të madh kanë bërë,
këtu socialistët,
na bën të kuptojmë,
ç’janë patronazhistët!
Ata që kanë dy fije tru,
dhe që s’kanë ngrënë silazh,
e dinë që kjo fjalë vjen,
nga fjala patronazh!
Po presidenti shakatar,
që në fushatë ka qenë syçelët,
kockën e fortë të socialistëve,
e barazoi me kriminelët!
PS-ja është parti e madhe,
super e organizuar,
kuptohet se çdo ingranazh,
sahat i ka punuar!
Meta e di se çdo të thotë,
organizimi i partisë,
ndaj të çuditurin bën kot,
shefi real i LSI-së!
Se një parti që nuk e di,
kush nuk e do-kush e mbështet,
ashtu fare kot së koti,
nuk vjen dot në pushtet!
Nuk kemi asnjë ligj të shkelur,
direkt a indirekt,
po “miqtë” e Ramës ka tërbuar,
ky organizim perfekt!
Larg-o Zot-nga të tillë telendarë!
Dje në xhaminë e Ali Hoxhës,
me thikë u therën katër veta,
me shpejtësi u përhap lajmi,
se i plagosi Ilir Meta!
Shumë zëra thonë se Meta s’qe,
hiç në ambientet e xhamisë,
po agresori rezulton,
simpatizant i LSI-së!
Po dhe për Ramën ditë e djeshme,
nuk vajti fare vaj,
se vajti dhe plagosi tjetrin,
në zyrë-në Kavajë!
Vuri alarmin Gridëria,
Ramën për të baltosur,
pastaj shkoi Luli edhe tha:
“Rama PD-në ka plagosur!.”
Meta këteja bëri namin,
me tone luftarake,
dhe do të shkonte në Kavajë,
menjëherë pas darke!
Rama s’qe fare në Kavaja,
më kot ja bëjnë baltosjen,
po agresori qe militant,
ndaj Rama bëri plagosjen!
Mbrëmë tromaksën Shqipërinë,
Meta dhe Lulëzimi,
dhe shkaku madhor i “kasaphanës”,
qe thjesht një vend parkimi!
Jemi në fundin e fushatës,
dhe javë e fundit iku,
po sot presidenti ynë,
është më problematiku!
A. Duka

Ajo particka jote e madhe,
ore shume i zgjuari poet,
ka dhe numrat e celulareve,
edhe te kartave identitet!
(po ato c’i duhen a na thua pak,
ti bythe e zgjuar, krejt Torollak?)
Por ti qe per Enver prap loton,
mall per spiune e spiunime ke,
pa fukslleqe jeten nuk e kupton,
se edhe vete zotrote nje Fuks je!
ZËRI I NDËRGJEGJES – MOS E SHIT VOTËN
E di që halle dhe vështirësi ka boll,
30 vite politika popullin s’e la rehat,
aq shumë sakrifica, vuajtje edhe lotë,
shpesh duket jeta pa vlerë e fare pafat.
Kjo sepse ndonjëherë ke pasur frikë,
të ngresh zërin e të thuash të vërtetën,
apo ke votuar partinë a njeriun e gabuar,
që për katër ose 8 vite ta ka nxirë jetën.
Politikanë të tillë janë të pafytyrë,
e nuk kanë cipë se iu ka plasur,
dhe në vend të zemrës kanë një gur,
e mendojnë veç për të ta rrasur!
Thonë politika është një ”bordello”,
ku ”kurva të ndyra” janë politikanët,
pse duhet të na drejtojnë e udhëheqin,
veç kriminelët, hajdutët dhe hajvanët?
E në fakt ti e ke të ardhmen në dorë,
të zgjedhësh i lirë kujt t’ja japësh votën,
që nesër me të drejtë të kërkosh llogari,
mos ta lejosh ”kurvën” të të fusë rrotën!
E nëse je i lirë veç të zgjedhësh mes kurvash,
jepi vetes mundësinë të jesh ”tutor”,
ti mund të vendosësh me referendume,
kështu kurvat nuk kanë asgjë në dorë.
Po shite votën, shet të ardhmen tënde,
madje të ardhmen e të gjithëve ne,
kështu humb dinjitetin dhe lirinë,
dy vlera që të jesh krenar nëse i ke.
Dhe nëse ”bordelloja” fillon e çmendet,
të vjedh lirinë e manipulon votën,
atëherë nuk ka fuqi në botë të të pengojë,
”që përmbys ta kthesh të gjithë botën”!
Çohu pa frikë dhe shkunde votën,
për të ardhmen ka patjetër shpresë,
mos fli, mos ji indiferent në demokraci,
në diktaturë të mos zgjohesh në mëngjes.
O Beni pse je bere kaq militant kokbosh??