Zbardhet udhëzimi i ISSH, koeficientët e rinj për llogaritjen e pensioneve nga 2021 dhe në vijim

J L

Shpallen koeficientët që do të përdoren për llogaritjen e pensioneve të reja që do t’i shtohen skemës nga 1 prilli i vitit 2021 dhe në vazhdim. Pas vendimit të miratuar pak ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, dje është zbardhur në Fletoren Zyrtare të Qeverisë edhe udhëzimi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ku përcaktohen koeficientët e indeksimit të bazës së vlerësuar për efekt të llogaritjes së pensioneve.

“Baza e vlerësuar e vitit 2019 do të indeksohet me indeksin 2,8 për qind, të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin nr. 59, të ligjit nr. 7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Indeksimi i pagave me koeficientët e e rinj të pasqyruar, për efekt të llogaritjes fillestare të pensioneve do të bëhet vetëm për pensionet me datë lindjeje të së drejtës nga data 1 prill i këtij viti dhe në vijim”, detajohet në udhëzimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar koefiçientët që aplikohen për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur deri në vitin 2021, për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensionit që do të caktohet me datë fillimi pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim. Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontributet nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Ndërsa për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje shteterore para datës 1.1.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish kooperativat bujqësore, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit si ish-punonjës i institucioneve apo ndërmarrjave shtetërore dhe ish-anëtar i kooperativave bujqësore përpara vitit 1994, si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësuar apo ekonomikisht aktiv pas datës 01.01.1994.

Pas aplikimit të këtyre koeficientëve, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensionit që do të caktohet me datë fillimi nga data një prill, nuk mund të jetë më e lartë se trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 30 000 lekësh, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe nga paga maksimale në shkallë vendi prej 130 312 lekësh, e përcaktuar sipas kritereve të paragrafit të fundit të nenit nr. 10, të ligjit nr. 7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.

Koeficientët e indeksimit të pagave, të përcaktuara me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 571, datë 3.10.2018, “Për koefiçentët e indeksimit të pagave, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”, vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 180, datë 4.4.2019, “Për koefiçentët e indeksimit të pagave, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve” dhe vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 262, datë 30.3.2020, “Për miratimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2018, për llogaritjen e pensioneve”, mbeten në fuqi dhe përdoren për indeksimin e pagave mbi të cilat janë paguar kontributet vetëm për pensionet me datë fillimi deri më 31.3.2021, përfshirë edhe këtë datë referuar datës së lindjes të së drejtës.

Për llogaritjen e pensionit përdoret formula:

  • PP(Pensioni i pleqërisë) =PS (Pension Social)*vjetërsi kontributive të realizuara/vjetërsi kontributive që kërkohet +1/100* vite sigurimi*BV (baza e vlerësuar)
  • Shënim * = shumëzuar

 

Share This Article
3 Comments
  • Ai qe paguan sigurime shoqerore, ja heq nga goja

    femijeve te vet per tua dhene krimineleve me duart e veta.

  • Shikoni si abuzohet me ushtaraket per pensionin suplementar:
    Llogaritet mbi bazen e pages neto (per zyrtaret suplementi shtetror llogaritet mbi pagen bruto te dites qe del ne pension)
    Edhe pse me formule , nga llogaritja e suplenentit ushtarak shuma rezulton shume me teper se gjysma e pensionit pleqerise, ka klecka qe e pamundeson kete shume.
    Pastaj pse kufizimi per ushtaraket, qe suplementi jo me shume se gjysna e pensionit pleqerise? Per zyrtaret kalohen shume keta kufij, deri 60% e pages, per ushtaraket as gjysma. Pse, apo se ushtaraket kane sakrifikuar dhe zyrtaret duhet te shpenzojne per dashnoret?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *